Re: fuego!
Hhahahahhah sa romantik djali /pf/images/graemlins/smile.gif
Tiè:
Luleshqerrë, më ler
siç bënë dhe të tjerë
në hallin që më ka zënë
se unë s'jam për ty
unë e ndiej se do vdes i ri
se si dreqi jam gatuar.
S'kam asgjë për të të dhënë...
më ler,
unë jam
i trishtë,
i keq,
i shëmtuar...
Dashuriferrë, rininë tënde
merr me vete dhe më ler,
se halli im do të plakë
se hanxhari i jetës ëndërrave
kokat një nga një do tu presë,
dhe njeriu, fatziu
pa ëndërra vdes,
se unë kështu jam dreqësuar
do digjesh të timen vapë,
më ler pra...
unë jam
i lig,
si dreq
i shëmtuar...
Luleshqerrë, më ler
më vill këtu
siç vjell njeriu i sëmurë vrer,
siç heq e vuan i ai që dashuron,
lere se ç'thonë të tjerë,
bukuria jote pranë meje lëngon
shëmtia ime për ty është ferrë.
Ndaj shko, me plagosin fjalët që thua
ti e di...unë do vdes i ri
ndaj nxito
se dhe unë
fatkeqi
si dreqi
të dua...