Re: fuego!
STOLITE
( Les bijoux )
E dashura ime qe xhveshur nudo e duke m'i njohur shijet,
S'kish mbajtur mbi trup veç bizhute e saj tingelluese,
Stoli me te cilat te pasurit kapardisen ngadhnjimtare
Njelloj si ata qe shisnin dikur sklleverit e zinj te Magrebit.
...............................................................................
Ajo qe shtrire e dorezuar gati per te bere dashuri e
Buzeqeshte lirshem e hareshem qe siper nga divani,
Qeshte me dashurine time time te thelle si deti
qe ngjitej drejt saj si dallga mbi shkembenje...
Me syte çpues me shihte e hidhte shigjeta shikimesh,
Si te isha nje tiger i zbutur e aspak kercenues e pastaj,
E mjegulluar e enderimtare merrte poza lozonjare
U endur mes pafajesise naive e epsheve plot zjarre
Qe i benin levizjet e tekat e saj edhe me ndjellese
Dhe krahu dhe kemba dhe kofshet e baseni
Te lemuar si fildishi,te valezuar si mjelma,
Shfaqeshin para meje mermer i paster e plot jete...
Dhe barku i saj e gjinjte si frute te virgjer eremire,
Afroheshin e perkedhelnin si Engjejt e se Keqes
Per te shprishur qetesine e prehjen e shpirtit tim
Per te me çoroditur e rrezuar nga ai Shkemb I Kristalte
Ku qeshe ulur te prehesha i qete e vetmitar...
...............................................................................
SPLEEN
Kam aq shume mbresa si te kem jetuar njemije vjet
e komoja e madhe eshte plot sirtare kujtimesh,
Kuintanca te bera rrotuj e lidhur me kordele
plot vargje,letra dashurie,fatura e romanca
qe fshehin shume me pak sekrete se sa truri im
i lodhur qe ngjan me nje nje piramide a qilar te pafund
I cili fsheh perbrenda shume me teper te vdekur,
shume me teper kufoma se sa nje varr i perbashket...
NJE KALIMTAREJE
Rruga rreth e rrotull zjente e zhurmonte.
Veshur ne te zeza ne dhimbje madheshtore
Nje grua shkoi duke ngritur plot salltanet,
Kindet e dantellat e fustanit te saj te gjate.
Po pija ne mejhane i perhumbur,tape e ekstravagant,
Kur ajo kaloi para meje me kembe prej statuje fisnike
Si shqiponje. E thelle ne syte e saj,qiell gri ku lind urugani,
pashe embelsine qe magjeps e epshin qe vret...
Ish nje vetetime verbuese e pastaj u be ... nate!
O Bukuri kalimtare qe me bere me krahe,
Valle,s'do te shoh me,ne kete jete e ne eternitet?
Ajo iku e humbi mes turmes,s'do t'a shihja kurre me !
Nuk dija ku vinte e as ajo nuk dinte ku shkoja une.
Por,oh,qeshe i bindur! Po,qeshe i sigurte!
Se ajo qe gruaja qe do te kisha dashuruar!...
VDEKJA E TE DASHNOREVE...
Shtrati yne do jete i parfumuar
e divanet perreth te thelle si varre
stolisur plot lule te rralla,
mbledhur enkas per ne lart ne qiej.
Duke djegur prushin e tyre te fundit
Zemrat tona do behen pishtare
duke reflektuar nje drite te dyfishte
ne shpirterat tane si dy paqyra binjake
E ne nje nje mbremje ne roze e blu mistike
ne do te reflektojme te njejten drite
si nje vaj plot rrenkime e lamtumira
Pastaj nje Engjell,duke hapur portat
e qiejve do na ringjalle,
e flaket e shuara,pasqyrat e fikura
do te rimarin jete,
e ne do te jemi persreri se bashku
besnike e te lumtur...
PARFUM EGZOTIK
Kur, sy mbyllur,ne nje mbremje te vaket vjeshte
Thith kendshem aromen e gjoksit tend te ngrohte
Shoh para meje imazhe brigjesh te lumtura,
Qe perflaken ne zjarre perendimesh plot diell.
Shoh nje ishull te bardhe e te shkrete, ku rriten
Peme te veçanta plot fryte gjithe arome;
Burra me trupa te vegjel por te forte
E femra me sy te çilter e gjithe voluptet...
Pastaj,aroma e trupit tend,me çon fluturim drejt
Klimash mahnitese, ku shfaqet nje port plot vela e
Detare qe zbresin varg nga nje udhetimi i gjate.
E,nga gjithe kjo enderr,mes kengesh marinaresh
Ndjej perreth meje te me futet ne shpirt thelle,
Parfumi i luleve egzotike qe ne ajer lodron i lehte ....
Charles Baudelaire
Shqiperoi:
Vasil Qesari ( France - Bordeaux )
http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/Week-of-Mon-20021223/000522.html