Re: fuego!
E dashura ime
Të të them se sot jam sentimental
Ndoshta është turp
Koha është bërë bajate
Ajo kështu duket tek ëndrrimtarët,
le të shuajmë
e le të vuajmë edhe pse nuk është e drejtë
E dashura ime lëkura na kërcet,
pas zjarreve të ndezura në fëmijëri,
hutimi mbi atë diçka bajate sjell ujërat e turbullta,
Pas turneut të mërzitshëm dhe apetiteve adoleshente
Ndihemi të plakur në rininë e hershme!
E dashura ime unë njëherë të pata thënë se ekziston
lumturia në sytë e të verbërit,
pranë të sëmurit me vdekje luten engjujt,
Rrugët zbrazen nga kriminelët,
atëherë kur funeralet qarkullojnë të heshtura
në kanalet e nënvetëdijës së rojeve të natës!!!
E dashura ime të uroj ditë të këndshme!..