Re: fuego!
Nuk do mundesh te me shtrengosh me ne krahet e tu,
te me shpupurisesh kacurrelat, te me gudulisesh mendimet,
te qeshesh kumbueshem me barcaletat e mia, mesazhet,
me naivitetin tim te paster prej femije.
Diteve te tua do t'i mungoje buzeqeshja ime e ndrojtur,
diskutimet e gjata per drejtesine, kombet, Kosoven, politiken,
neveria ime per avokatet dhe materialistet,
mosbesimi yt ne qeverite dhe njerezit...
Sonte mbase dhe do t'me harrosh,
por, do vije nje dite qe do pyesesh per mua,
do t'me kerkosh serish nen pafundesine e qiellit,
mbase henen dhe yjet do marresh peng per te te ndricuar rrugen.
Mbase do dergosh zogjte te me kerkojne,
e do trishtohesh kur te me shohesh ne krahet e nje tjetri,
qe mbase s'i perkas
ashtu sic s'me perket ti mua.
Do vije nje dite, jo e larget, shpirti im,
jam krejt e sigurte se do vije nje dite,
qe do te te cmende heshtja ime e ndihme Zotave do t'i kerkosh,
kur syte e mi te te djegin gjumin,
fshehur pas nje vargu, a fshehur pas nje endrre.