Re: Fuego " Rikthimi i zjarrit te dashurise"
Buzet e tua- dy gjysmehena qe djegin pameshirshem,
me thithin zjarrmthin e mendimit te dites.
Buzet e tua- simfoni e pashkruar,
qe ne veshet e mi ushton furishem.
Buzet e tua-konstelacion yjesh ne hapesire,
qe shfaqen per t'me ndricuar mendimet, rrugen.
Buzet e tua-miliona duar qe mbjellin faren e dashurise,
dhe harresen, lodhjen duke eksituar.
Buzet e tua-hije qe me ndjekin pas,
kuptojne tek une friken e se panjohures, dobesine time.
Buzet e tua-altar ku flijoj mosbesimin e femise-grua,
dhe Zotit harroj t'i jap falenderime.
Buzet a tua-nje oqean i pafund kenaqesish,
te lutem m'i jep, m'i jep me to te luaj,
t'i humbas e ne kerkim t'i gjej serish,
te qesh me to, t'i puth e deri ne dhimbje t'i vuaj.
Buzet e tua,
perberja kimike- dashuri
gjendja fizike-avull
koha-perjetesi
hapesira-e pakufishme
ku cdo dite zbuloj nje te pashkelur truall.
Buze qe me dhate te parat leksione te perkedheljes,
rrembemani shikimin qe ne pasqyren e syve tuaj te shihem,
t'ju imitoj palodhur, t'ju rrembej misterin,
e t'ju therras me emrin real tuaj-DIABOLIKE.