FRANCA DHE SHQIPETARET NE FRANCE ?

FRANCA DHE SHQIPETARET NE FRANCE ?

Shqipetare qe jane ne france jan krenare kur tregojen origjinen e tyre !!

Ne asnje vend tjeter te Europes nuk ndodh kjo qe ndodhe ne france qe shqipetaret ne france te shihen si Europjan te cdo vendi tjeter !!

Dhe kjo vjen mbas nje sjellje shembullore te gjithe shqipetareve ketu ne france mbi te gjitha kontributi i studentëve ! Lidhja midis tyre dhe mbi te gjitha puna e tyre e madhe per perhapjen e kultures shqiptare ne france .
 

OROSHI

Primus registratum
Re: FRANCA DHE SHQIPETARET NE FRANCE ?

Drini,me duket se nuk e paske pa ate filmin frances ku shqiptaret cilesohen si terrorista/mafioze/e shum te rrezikshem?
Pastaj,nqs flet per popullsine,nuk e di,por per politiken anti-shqiptare te Frances nuk ke cfar me thua.
Franca ishte e para,me sakte ne vitin'90 ku sapo zdrypen ca intelektuale shqiptar nga avioni per te kerku azil,policia u leshua me terbim kunder tyre duke i rraf e keqtrajtu(Timo Flloko ishte njeri nga shqiptaret qe u keqtrajtu).
Nqs gjerat tani kane ndryshu,na jep ca shembuj!!!
 

qartesia

Primus registratum
Re: FRANCA DHE SHQIPETARET NE FRANCE ?

Fillimisht postuar nga Drini_paris:
[qb] Shqipetare qe jane ne france jan krenare kur tregojen origjinen e tyre !!
Dhe kjo vjen mbas nje sjellje shembullore te gjithe shqipetareve ketu ne france .. [/qb]
Sa vite ke ne France ti djali?
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: FRANCA DHE SHQIPETARET NE FRANCE ?

Eshte i vertete fakti qe shqiptaret ne france jane krenare kur tregojne origjinen e tyre.Por kjo ndodh me gjithe emigrantet qe ndodhen ketu.Shumica e francezve jane njerez shume te hapur, ata i duan kulturat e huaja, dhe ata e kane per kenaqesi kur degjojne qe njeri vjen nga shqiperia, tjetri nga india,tunizia,kina...E kemi vene re qe francezet preferojne shume restorantet pakistaneze, kineze, indiane...Nuk flase per racistet qe jane te pakte ne numer.
Vitet e fundit sjellja me shqiptaret ka ndryshuar; kjo ka te beje me marrjen ne pushtet nga e djathta qe s'eshte aq anti-shqiptare sa e majta.Me kujtohet zhan pierr shevenemo(e majta) kur krahasonte kosovaret me cecenet dhe talibanet e avganistanit.
Por ne france prape se prape shqiptaret priten me ironin me te madhe qe mund te ekzistoje.
 

MLK

Primus registratum
Re: FRANCA DHE SHQIPETARET NE FRANCE ?

Oroshi, ne vitet 90 qe thua ti shqiptaret jane pare si popull puntor e te ndershem keshtu qe ato qe sjell ketu si fakte mos jane gojedhana apo ndonje rast i izoluar. Me ambasadat franceze erdhi thuajse llumi nga Shqiperia e megjithate ndryshe nga nacionalitetet e tjera, rrefugjateve shqiptare ju dha perparesi, ju gjeten shkolla per te mesuar gjuhen, shpi per ti sistemuar, perkthyesa e asistente sociale per ti ndihmuar ne integrimin e jetes franceze e fatkeqesisht nje pjese e madhe rrefuzonte punen me preteksin se ishte rrefugjat politik e nuk kishte ardh me punu per Francen!
Nje pjese e madhe beri dhe gomarllikun duke bere greve per te shkuar ne Amerike ne nje kohe qe nuk ka ligj qe Franca te eksportoje rrefugjatet e vet ne SHBA! Franca ishte i pari vend ne bote qe u dha te drejten e azilit shqiptareve dhe i pajisi me dokumenta te qendrimit te perhershem (para disa vitesh kete beri dhe Gjermania) e nje pjese e madhe kane marre nenshtetesine franceze.
Ne 1990 kur vije ne France mund te kerkoje qe ne aeroport azil kur ishe shqiptar, pa kaluar fare kufirin gje qe ishte e pamundur per rrefugjatet e vendeve te tjera. Shqiperia ka qene deri vone vendi i cili perfitonte perqindjen me te madhe te bursave per studime ne France te financuara nga shteti francez. Pra para se te kritikoni diçka qe nuk shkon duhet te shihni problemin me gjere e me qen me objektiv me realitetin.
Ne Akademine franceze vetem Kadarese i eshte dhene nderi te behet antar , pra i pari i huaj qe eshte antar i nje prej institucioneve me konservatore qe ka shteti francez. Mos flisni me shqiptaret e ambasadave pasi nje pjese e mire edhe sot e kesaj dite nuk flasin akoma frengjishten e per kete sja ka fajin Franca, po bisedoni me studentet qe vijne ketu e do te kini nje opinon me te qarte per Francen.
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: FRANCA DHE SHQIPETARET NE FRANCE ?

Per pritjen MLK ne 90-en, shumicen e shqiptareve i kane konsideruar si kafshe, duke u qethur edhe floket.
Per Kadarene ,fakti qe ai eshte anetar i akademise ,them se ai e meriton kete dhe franca e pati per nder qe nje shkrimtar si ai kerkoi azil ne france.
Ndersa per integrimin e shqiptareve, shumica jane integruar ne menyre te shkelqyshme,jo si kineze,ruse,indiane...qe jane ketu qe prej 20 vjetesh dhe s'flasin frenghisht.
 

MLK

Primus registratum
Re: FRANCA DHE SHQIPETARET NE FRANCE ?

Yllis, njoh nja 40 veta nga ata te ambasadave e mi kane treguar me hollesi te gjitha, qe nga çka ndodhur ne Metz, ne Belai, Nimes e Paris keshtu qe skam degjuar qe ti trajtoj njeri si kafshe po kam degjuar qe jane sjelle si kafshe shqiptaret ne ate kohe. Anekdoda kam me dhjetra se tani keto tregohen si barcaleta nga vet shqiptaret e ambasadave e qeshin me budalliqen qe kane bere e prape i kane trajtuar me dinjitet.
Sa per Kadarene nuk komentova faktin qe e meritona apo jo po faktin qe eshte i vetmi akademik i huaj ne menyre qe te mos e ndjejme veten si te persekutuar pasi aty ku e kemi merituar nuk na e ka mohuar njeri ne France.
 

Drini_paris

Primus registratum
Re: FRANCA DHE SHQIPETARET NE FRANCE ?

Sa per Mua ne france nuk e gjej dot lidhjen e kesaj pytje ?? me ate qe po thuhet por kam aq shum sa per te kupuat dhe per te ndejer ate qe po them !!

Persa i perket vuajtjeve te emigranteve shqiptar ne 90 e mbrapa harruat dicka shum te rendesishe qe nuk ishte faji i emigranteve se kur emigroi populli shqiptar para ca ditesh nuk kishte par as ne televizor se çbehej ne bote dhe u hodhem ne praktike para se te mesojme teorine !!

Sot ka shume vende qe e kuptojne gjithe ate integrim qe beme ne bote dhe nuk ishte aq e leht te adaptoheshim nje bote tjeter nje jete tjeter .
Po te hyme ne histori dhe te shikojme se cfar na kan bere vendet e tjera ne nuk duhet te biem dakort me asnjevend te botes se te gjithe na kane pushtuar ( Turqia , Austria , Serbia , gjetmania , Italia etj etj ) po sot mund te marrim si shembull Gjermain france ishin ne lufte para 50 vjetesh dhe sot mendojne te ndertojne nje shtet te vetem ????
Mos vall ky mosbesim na ben neve te jemi kesht ??

Une nje gje nuk kuptoj si nje shtet me nje demokraci me te lashte ne bot me nje hapesir kulturore ule veten dhe gris flamurin e nje vendi tjeter ne paqe ( si Greqia ) ????

Dhe une kur flas per Francen jo se jetoj ketu po e shikoj qe ka vendet ishkolonit dhe nuk po i ndihmon me shum se sa ndihmon shqiperin !
po nuk duhet te shihet ne pamjen e pare se shum gjera kalojne pa bere zhurme !!

Edhe dicka qe jam shum i sigurte qe do te ket kundershtime po mendimi personal eshte ky !!
Shqiperia mund te dali nga kjo veshtersi me ndihmen e vendeve europjane dhe jo nga amerika !!!
siç thot ajo fjala e urte mbaje mire me komshiun se etij do i shkosh ne der per nje kokerr krip /pf/images/graemlins/smile.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: FRANCA DHE SHQIPETARET NE FRANCE ?

Nuk doja te dilja nga tema po dipllomacia shqiptare me Francen eshte mjaftuar vetem me bursat per studentat e ka lene shume pas dore mardheniet bilaterale ne fusha te ndryshme te zhvillimit e per kete fajin e kemi ne.
Nuk mund te dale ne televizionin Francez nje ambasador i "jashtezakonshem e fuqiplote" si Besnik Musafaraj e te deklaroj qe nuk me del rroga qe me jep shteti shqiptar per te jetuar!!! Me nje gomar te tille (mund te jete shkrimtar i talentuar) nuk mund te krtijosh mardhenie e te negociosh marveshje bilaterale pasi eshte e pamundur. Nuk e di se sa vite jane bere qe nuk kemi degjuar qe presidenti francez apo kryeministri te shkoje te vizitoje Shqiperine!!! Pra kemi neglizhuar protogonistin e politikes evropiane e pretendojme te futemi ne Evrope.
Para se gjithash jam shqiptar por kur vjen puna qe te arrihen rrezultate duhet me qen dipllomat e ne vend qe te llapim gjithe diten duke thene se Franca eshte kundra Shqiperise se eshte pro serbe duhet qe politikanet tane te mesojne si behet dipllomaci se u bem turpi i botes, vetem ne kemi ngel nga vendet e lindjes ne Evrope, Kosova dhe Serbia!! Frannca e Gjermania jane krijuesit e Evropes e shtete qe kane influencen me te madhe ndaj mos e ki kurre keq me me te fortin.

Sa per integrimin e shqitareve te 90 nuk thashe se ishte e lehte per ta por thashe qe fajin nuk ja kishte Franca se eshte me e lehte per ate qe vjen te adaptohet se sa te ndryshoje gjithe Franca per 500 te ardhur!
 
Top