Fotografia

Fotografia

I vetëm në dhomë i mërzitur fort
Lexoj Rilindjen “Rubrika Sport”
Por edhe ajo s’a asgjë të re
Në faqen sportive komentet nga dje

Nga monotonia në këtë natë të vonë
Vetëm se gjumi më shpëton
Para fletjës bëra zemrën gur
Shikova fytyrën e qeshur në mur

Ref. 2x
Fotografia e saj e dëlirë
Qëndron në dhomë mu në mes
Të fundit asaj i them “Naten e mirë”
Të pares “Mirëmengjes”

Mirëmengjes e dashur ku je ti?
Cili është ai njeri me fat
Duke u endur dita shpejt më kalon
Por nata pa ty është e gjatë

A të bjen ndërmend ndonjë herë
Se unë mendoj, jetoj për ty
Apo ndoshta nga ti do kem
Vetëm një fotografi

Ref. 2x
Fotografia e saj e dëlirë
Qëndron në dhomë mu në mes
Të fundit asaj i them “Naten e mirë”
Të pares “Mirëmengjes”

Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4963. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4963

Top