50milon vjete drite larg Tokes, ne konstelacionin Cetus, NGC 936 ose ndryshe e njohur si Darth Vader's Galaxy
Emrin e ka marre "Darth Vader's Galaxy" sepse zona e qendres se ndritshme se bashku me boshtin qendror te saj, japin nje ndricim qe te kujton formen e nje "Advanced TIE Fighter", modeli origjinal qe perdorte Darth Vader tek "Star Wars". Per ta dalluar disi me lehte, picerroni pak syte gjate kohes qe shihni foton dhe do e dalloni menjehere.
Nderkohe ketu nje foto e perbere nga mbivendosja e disa filtrave ne te njejtin imazh. Njihet me emrin "Centaurus A", ose ne katalog si
NGC 5128
Eshte nje galaktike me qender jashtezakonisht aktive. Forca dhe fuqia me te cilen ndodh flakja e mase/energjise nga qendra e galaktikes, eshte shume e dallueshme si dy shatervane ne nje bosht pothuajse pingul me planin galaktikor. Dhe arrijne deri ne nje distance sa pothuajse dyfishi i diametrit te vete galaktikes.
Nuk eshte galaktike shume miqesore ndaj biosubstancave te komplikuara si puna jone. Eshte nje nga materializimet e shumta qe mund te marre shprehja Kaos ne permasa Kozmike. Eshte aq e tmerrshme si fenomen cfare ndodh atje saqe mund te kete bere 'pauze' edhe procesin kondensimit te energjise ne lende neper supernova, per ca kohe. Dicka e ngjashme me fenomenin qe perhere pas nje shperthimi atomik, gjithmone, gjithmone, rete zhduken menjehere, nuk ka me as shi as furtune as lageshti dhe qielli hapet kristal kristal fare, eshte qielli me i kalter qe mund te ekzistoje.