Formula 1 2015-2016

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
“Hamilton në Formula 1 edhe për të paktën 7 vite”

1455020845hamil-brita.jpg

Lewis Hamilton do të qëndrojë edhe për shumë kohë në Botërorin e Formula 1. Ai që e konfirmon këtë është vetë babai i pilotit kampion të botës, Antoni Hamilton duke paralajmëruar të gjithë rivalët e britanikut.

“Lewis do të përmirësohet akoma më shumë. Do të qëndrojë në formula 1 edhe për 7-10 vjet të tjerë dhe është shumë kompetitiv dhe ky është një lajm i keq për të gjithë pilotet e tjerë. Është ende i ri dhe ka gjithë kohën e nevojshme në favor”, thotë Antoni Hamilton.

Lewis Hamilton në muajin janar mbushi 31 vjeç dhe sipas planeve të babait të tij, ai do të qëndrojë në ambientet e Formula 1 të paktën deri në moshën 38-vjeçare.

Lewis Hamilton u bë pjesë e këtij kampionati në vitin 2007 kur ishte vetëm 22 vjeç për të humbur titullin botëror kundrejt Kimi Raikkonen.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
F1, Marchionne: U deshën spastrime te Ferrari
1455284630marchionne.jpg
Viti 2016 konsiderohet si i duhuri për Ferrarin për t'iu afruar Mercedesit në luftën për titullin kampion të Formulës 1. Kur kanë mbetur edhe pak javë nga starti i sezonit të ri, presidenti Marchionne ka bërë një përmbledhje të punës së bërë te “Kokëkuqja” italiane që nga momenti që ai mori këtë post e deri tani.

“Me ardhjen në postin e presidentit të Ferrarit m'u desh të bëja disa spastrime. Nuk ishim as kompetitivë e as të prezantueshëm. Ferrari aktual është krejtësisht ndryshe nga ai i vitit 2014. Momenti më i vështirë ishte muaji i parë kur u desh të kuptoja se cili ishte vendi ynë real në panoramën e Botërorit të Formulës 1. Lëvizja e parë që u bë ishte rifokusimi i skuadrës në gjërat që kishin vërtet rëndësi dhe në këtë pikë ka ndihmuar shumë ardhja e Maurizio Arrivabenes. Ky i fundit ka aftësinë që të motivojë bashkëpunëtorët e tij dhe të bëjë që ata të punojnë shumë si një grup i vetëm”, tha Markione në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.

Sipas Marchionnes, problemi i Ferrarit në kohën e Montezemolos qëndroi në mënyrën sesi u kuptua rregulli i FIA-s për përdorimin e motorëve hibridë, duke bërë një krahasim me Mercedesin: “Kur dolën rregullat e reja për motorin hibrid, Mercedesi i kuptoi menjëherë. Kurse ne i interpretuam jo mirë. Nga ajo çfarë kam kuptuar unë, nuk ishte motori ai që duhej me çdo kusht për të fituar, por njësia e fuqisë së tij dhe e jona nuk ishte në lartësinë e duhur, ndërkohë që edhe telajo e makinës kishte difektet e saj”.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Ferrari, sa ndryshime për 2016
1455628385ferrari.jpg
Më 19 shkurt, Ferrari do të bëjë prezantimin e makinës së re në prag të Botërorit të Formula 1 të këtij vit. Ndryshimet në njëvendshen italiane do të jenë të mëdha për 2016 duke filluar që nga pamja e jashtme.

Ndryshe nga sa është parë në të kaluarën, makina që do të vihet në dispozicion të Vettel dhe Raikkonen këtë radhë nuk do të jetë krejtësisht e kuqe, por në pjesë të saj ajo që të jetë e bardhë.

E reja kryesore për skuadrën italiane ka të bëjë me karrocerinë dhe hundën e makinës. Kjo e fundit do të jetë më e shkurtër, si e stilit Mercedes, por më e lartë në krahasim me makinën gjermane.

Do të ketë një zgjerim të lehtë në pjesën qendrore, por e mjaftueshme për të respektuar edhe përmasat e vendosura në rregulloren e Formula 1. Një zgjedhje e tilla ka vendosur edhe pikën e nisjes për studimin edhe të aerodinamikës së Ferrarit.

Prezantimi i makinës së re do të transmetohet drejtpërdrejt online në faqen zyrtare të internetit të Ferrarit. Me pas, Ferrari do të niset drejt Barcelonës ku do të zhvillohen edhe testet e para dimërore më 22-25 shkurt.

Botërori i ri i Formula 1 do të nisë me Çmimin e Madh të Australisë më 20 mars.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
F1, Red Bull prezanton makinën e re
1455790844red-bull-prezantim.jpg

Ndërsa afron sezoni i ri i Botërorit të Formulës 1, skuadrat nisin prezantimin e makinave të tyre. E ka bërë një gjë të tillë Red Bulli, që zbuloi modelin e ri të makinës RB12, me ndryshime të rëndësishme në pamjen e jashtme të saj.

Në vitin 2015 Red Bulli zhgënjeu duke u renditur në vendin e katërt në klasifikimin për konstruktorë, gjë që nuk dëshirohet të përsëritet këtë vit te skuadra austriake. Megjithatë, Daniel Ricciardo deklaroi se Red Bulli ka ende shumë punë për të bërë për të arritur në nivelin e Mercedesit.

“Nuk them se jam i shqetësuar, por nuk e teproj me optimizmin. Jam realist dhe them se nuk do të jemi më të shpejtët në garën e parë, por mendoj se mund të përmirësohemi. Mendoj se ndoshta pas 4-5 garave të para do të jemi në gjendje të arrijmë diçka dhe ndoshta shanset tona do të rriten me kalimin e kohës”, tha Ricciardo.

Piloti australian, i cili në vitin 2014 fitoi 3 gara, sezonin e kaluar nuk regjistroi asnjë fitore. Ricciardo deklaroi se këtë vit ai kërkon që të rikthehet te sukseset: “Objektivi im është që të kthehem te fitoret. E di që kjo mund të mos ndodhë shpesh, por nëse do të më jepen shanset do të kërkoj t'i shfrytëzoj ato”.

Red Bulli, që do të garojë me motorët Renault nën markën Tag Heuer, do të zbresë në pistë ditën e hënë në Barcelonë, ku do të zhvillohen edhe testet e para dimërore, ndërkohë që Botërori do të nisë në 20 mars me Çmimin e Madh të Australisë.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Rosberg e pranona: Ferrari, kërcënim për Mercedes
1455970561nico.jpg

Ferrari do të jetë një kërcënim i madh për Mercedes në Botërorin e Formula 1 të vitit 2016. Ai që e thotë këtë është piloti gjerman Nico Rosberg në një intervistë për “Sky Sports”.

“I marrim kundërshtarët tanë shumë seriozisht, sidomos Ferrarin. Skuadra italiane do të jetë një kërcënim i madh për ne kështu që do të na duhet të japim gjithnjë maksimumin. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në garën e parë të Botërorit”, tha Rosberg.

Te Mercedes në dy sezonet e fundit është parë një rivalitet i madh mes Rosberg dhe Hamilton, por për pilotin gjerman, ky aspekt nuk ka qenë pengesë për këtë skuadër për të arritur objektivat saj.
Rosberg theksoi gjithashtu se ai do të vazhdojë të qëndrojë te Mercedes edhe për shumë kohë.

“Jam i sigurt se do të jem pjesë e Mercedes edhe për shumë vite të tjera pasi ndihem shumë komod këtu. Me Mercedes kemi arritur shumë suksese dhe besoj se kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Çdo vit përballemi me sfida dhe mezi po pres pres që t’i përjetoj ato sidomos kur te garoj kundër Hamilton që është paraqitur në nivelet më të larta të mundshme. Rivaliteti me Hamilton është dicka që i duhet këtij sporti kështu që do të vazhdojë të jetë pozitive për ne. Të shohim sesi do të shkojnë gjërat këtë vit, pasi po punojmë së bashku”, përfundoi Rosberg.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
F1, Horner: Kujdes me rregullat e 2017-s
1455971436horner.jpg

Skuadrat e Formula 1 pritet të përballen me rregulla të reja që do të vendosen për vitin 2017. Më 1 mars do të përcaktohet përfundimisht se çfarë do të ndodhë në këtë aspekt, ndërkohë që më 23 shkurt do të zhvillohet edhe një takim i fundit në lidhje me këtë çështje.

Sipas shefit të Red Bull, Christian Horner, drejtuesit e Formula 1 nuk mund t’ia lejojnë vetes të vendosin rregulla të gabuara dhe se duhet t’u jepet më shumë prioritet aftësive të pilotëve.

“Mendoj se Sebastian Vettel kishte të drejtë në komentet e tij kur tha se protagonistët në garat e Formula 1 duhet të jenë pilotët dhe jo makinat. Ne e kemi shansin që ta bëjmë këtë me rregullat për 2017. Ndryshimet në shasinë e makinave duhet të jenë të tilla që të vihen në dukje aftësitë e pilotëve, ndërsa vetë mjetet duhet të jenë më të vështire dhe më të fuqishme për t’u drejtuar prej tyre për të parë edhe diferencat që krijohen. Një gjë e tillë do të rrisë akoma më shumë spektaklin në Formula 1 dhe tifozët e këtij sporti do të argëtohen më shumë. Është një rast i artë që nuk duhet ta lëmë të na shpëtojë nga duart”, deklaroi Horner.

Ndërkaq, skuadrat e Formula 1 kanë nisur të prezantojnë makinat e tyre të reja, ndërkohë që të hënën do të zbresin në pistën e Montmelo ne Barcelonë për të kryer testet e para dimërore. Kampionati nis më 20 mars me garën e Australisë.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
F1 “ndez motorët”, risitë e Botërorit 2016
1457951988nisje-SPA.jpg
Këtë fundjavë nis zyrtarisht Botërori i ri i Formulës 1 me Çmimin e Madh të Australisë. Mercedesi është skuadra për t'u mundur edhe këtë sezon, ndërkohë që rivali më i fortë për të duket se është Ferrari i cili është përmirësuar, gjë që e tregoi gjatë testeve të Barcelonës.

Por Botërori i Formulës 1 të këtij viti mund të quhet fare mirë kampionati i risive, kjo për shkak të disa ndryshimeve që janë bërë, ku kryesori është ai i formatit të provave zyrtare. Këtë vit, kualifikueset në Formulën 1 do të zhvillohen me sistem eliminimi. Në të 3 minisesionet, pilotët më të ngadaltë do të skualifikohen çdo 90 sekonda.

Tjetër risi e këtij sezoni në Formula 1 është përdorimi i gomës super të butë, që do të ketë shirit me ngjyrë vjollcë. Këtë vit, në total çdo pilot do të ketë në dispozicion 13 sete gomash, por kombinimet do të jenë të ndryshme.

Ndryshimi tjetër në këtë sezon të Formulës 1 është kufizimi në komunikimet me radio. Dhe e gjithë kjo bëhet për të bërë akoma më shumë protagonist pilotin dhe garën më të paparashikueshme.

Kalendari i këtij viti do të jetë më i gjati, pasi do të zhvillohen 21 gara, ku të bie në sy rikthimi i Çmimit të Madh të Gjermanisë në Hokenhajm dhe debutimi i garës së Azerbajxhanit në Baku. Duke pasur paraysh këtë fakt, çdo pilot do të ketë të drejtë të përdorë 5 motorë dhe jo 4, siç ishte sezonin e kaluar.

2016 është edhe viti i debutimeve në Formulën 1. Kjo për faktin se këtë sezon do të ketë një skuadër të re, Team Haas, ndërkohë që skuadra Manor do të hedhë në pistë Rio Harianton, pilotin e parë indonezian që është pjesë e botërorit të F1.

Të 21 garat e Botërorit të Formulës 1 të këtij viti do të transmetohen drejtpërdrejt në Top Channel.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
F1, rregullorja për gomat, “Pirelli” bën shpjegimet


Botërori i Formula 1 po afron dhe ndryshimet do të jenë të shumta. Një prej rregullave që i janë nënshtruar këtij procesi është ajo e furnizimit me goma të skuadrave.

Kompania “Pirelli”, nëpërmjet një videoje, ka shpjeguar ndryshimet në këtë rregullore.

Kështu, në çdo garë, skuadrat do të kenë në dispozicion 3 tipe gomash për pistë të thatë. Në të njëjtën kohë, çdo pilot do të kompletohet me 3 sete gomash për kohë me shi, 4 sete gomash të ndërmjetme dhe 13 sete gomash për pista të thata.

Një e re tjetër e kësaj rregullore është venbdosja e një kodinë secilin prej seteve të gomave nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit që përcaktohet 2 javë përpara një gare.

“Pirelli” përcakton dy tipe gomash për garë që do të përdoren si dhe një set gomash shtesë të tipit më të butë për sesionin e tretë të provave zyrtare.

Rregullorja e re për gomat thekson gjithashtu se çdo skuadër është e lirë të zgjedhë 1 nga 10 setet e mbetura, ndërsa çdo pilot brenda garazhit ka vendin e tij.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Rosberg “pushton” Kinën; spektakël parakalimesh në Shangai
1460881952rosberg-finish.jpg


Nico Rosberg fitoi edhe në Shangai, në ndalesën e tretë të Botërorit të Formulës 1, në një garë ku ndodhi gjithçka. Gjermani i Mercedesit sigloi fitoren e tretë radhazi në këtë kampionat botëror dhe forcon kështu pozitat si lider i kampionatit. Në podium u ngjitën edhe Vettel e Kvyat, ndërkohë që Hamilton, i cili u nis i fundit, e mbylli garën në vendin shtatë.

Nisi me surpriza Çmimi i Madh i Kinës në Formulën 1, ku Ricciardo i rrëmbeu vendin e parë Rosbergut, ndërsa vetëm pak metra nga starti shumë prej makinave u përfshinë në kontakt me njëra-tjetrën. Më shumë e pësuan makinat Ferrari, me Raikkonen që u godit nga shoku i skuadrës Vettel, në tentativë të këtij të fundit për t’u mbrojtur nga një sulm i Kvyat.

Edhe Hamilton, i cili tentoi të rikuperonte pozicione në start, pati një kontakt që i kushtoi humbjen e hundës së makinës. Papastëritë që makinat lanë në pistë shtynë komisarët e pistës të marrin vendimin e futjes së makinës së sigurisë pas 5 xhirosh. Kjo manovër e ndihmoi edhe më shumë Rosbergun, i cili humbi kontaktet me Ricciardon e Vettelin, por krijoi një kaos në bokse, ku shumë prej pilotëve filluan të ndryshojnë strategjitë e tyre me zgjedhjet e gomave.

Dhe ishin pikërisht gomat që ndikuan edhe në zhvillimin e garës, pasi zgjedhjet fillestare të skuadrave nuk dhanë rezultat. Shumica e pilotëve kryen nga 4 “pit stop”-e, pasi gomat nuk mund rezistonin shumë për shkak të temperaturave të larta të asfaltit.

Rosberg bëri një garë të vetmuar, duke mos u shqetësuar nga asnjë prej rivalëve, ndërkohë që nga pas tij Vettel, Kvyat, Ricciardo, e në veçanti Hamilton regjistruan një numër të jashtëzakonshëm parakalimesh, duke këmbyer shumë herë edhe vendet me njëri-tjetrin. Spektakël më vete ishte edhe rikuperimi i Rakkonenit, teksa përfitoi edhe nga durimi i prishur i Hamiltonit në duel me brazilinin Massa, 10 xhiro nga fundi.

Në përfundim, Rosberg u ngjit në shkallën më të lartë të podiumit, duke çuar në 75 pikët e grumbulluara në këtë sezon, ndërsa numëron 6 gara radhazi si fitues në F1, duke përfshirë edhe 3 të fundit të sezonit të shkuar.

Vettel, pas vendit të tretë në Australi dhe tërheqjes në Bahrein, merr 18 pikë të rëndësishme që e ngrejnë në vendin e katërt në klasifikimin për pilotë.

Red Bulli arriti të çonte në podium një pilot edhe ai është Kvyat, që shënon podiumin e dytë në karrierën e tij. Ricciardo ndërkohë u mjaftua me vendin e katërt. Pas tij Raikkonen, ndërsa për Hamilton pikët e vendit të shtatë janë një ngushëllim për të mbajtur vendin e dytë në klasifikimin për pilotë.

Gara e radhës është pas 2 javësh, në Çmimin e Madh të Rusisë dhe si gjithnjë transmetimi do të jetë në Top Channel.
 
Top