Re: FORISTRADAT.LLUKSI DHE FUQIA E TYRE
(marre nga revista Monitor)
Me “Commander”, Jeep hyn në segmentin e modeleve SUV me shtatë vende. Kjo 4x4 e fuqishme është realizuar mbi platformën e modelit të ri “Grand Cherokee”, të zgjatur me 37 milimetra, por që mbetet e pranueshme për rrugët europiane (4.78 m gjatësi, 1.90 gjerësi dhe me peshë 2361 kg). Për Jeep, “Commander” përbën një kthim në të shkuarën: linja kuadratike të thjeshta, faqet anësore me xhama vertikalë, doreza të mëdha te dera e pasme, vida të kromuara dhe mjaft të dukshme në kabinë dhe te parafangot, të tëra për të vënë në dukje karakterin jashtërrugor të mjetit. “Commander” është një alternativë më speciale kundrejt “Grand Cherokee”-t: duke lënë mënjanë dy vende më shumë, duket se është më i përshtatshëm për ata që praktikojnë udhët off-road të një farë vështirësie. Te Jeep thonë jo, por mbetet dyshimi që stili me prejardhje nga e kaluara të jetë ndikuar nga suksesi i modelit “Hummer”, ose e thënë ndryshe nga tërheqja që ushtrojnë mjetet me origjinë ushtarake. Në të vërtetë, kjo është dhe origjina e vetë markës Jeep.
Të dhënat e para tregojnë për një kalueshmëri të lartë. Motori Hemi 5.7 litra me 326 kf dhe 510 Nm arrin të zgjidhë mirë problemin e tërheqjes.