Fluksi I Emigrantëve, NATO Gati Të Patrullojë Egjeun

1455188575carter.jpg

NATO është gati të patrullojë detin Egje për të frenuar trafikun e qënieve njerëzore nga Turqia drejt Greqisë.

Deklarata është bërë nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, i cili i është përgjigjur kështu kërkesës së vendeve anëtare të Aleancës, Turqia, Gjermania dhe Greqia.

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s po takohen në Bruksel për të diskutuar mbi çështjen e refugjatëve, që ka shkaktuar përçarje të mëdha brenda BE-së.

“Planet do të hartohen nga autoritetet ushtarake të Aleancës. Ato do të shqyrtohen dhe mundësisht do të implementohen”, ka thënë zoti Carter.

Në një konferencë për shtyp, shefi i Pentagonit ka theksuar se, “goditja e grupeve kriminale që shfrytëzojnë këta njerëz të varfër do të ishte impakti humanitar më i madh”.

Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët, rreth 75 mijë emigrantë dhe refugjatë kanë mbërritur tashmë në Greqi përmes detit që nga fillimi i vitit të ri.
 

Dreamer

Under the Dome
Vete i fusin ne lufte e vete i lene te vdesin neper det...
Per te krijuar nje "Polici Europiane" e cila egziston ne fakt dhe per kontroll te kufinjeve europiane nga nje organ i vetem sakrifikojne qindra mijera njerez...
Me canibal se njeriun nuk paska!!
 

gurax

Pan ignoramus
NATO është gati të patrullojë detin Egje për të frenuar trafikun e qënieve njerëzore nga Turqia drejt Greqisë.

Deklarata është bërë nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter...

Zoti Carter, ju lutem mos harroni premtimin. </sarcasm>
 

Airbourne

Papirus rex
Der Transport übers Mittelmeer läuft als "Rettungsaktion" getarnt, denn es gibt eine spezielle Gesetzesregelung der EU, die Menschenschmuggler vor Strafverfolgung schützt. Im Text steht, "private Schiffskapitäne und Nicht-Regierungs-Organisationen (NGOs), welche sich an der Seerettung im Mittelmeer beteiligen, werde nicht bestraft, wenn sie Hilfe leisten."

Transportimi nepermjet Mesdheut kamuflohet si <aksion shpetimi> ose <ndihme humanitare>,sepse ka ligje apostafatete qe trafikantet e qenieve njerezore i mbron nga ndjekja penale qe shkruhet ne TEKST te eu-se se LESHIT: kapitenet e anijeve private dhe te organizatave jo shteterore,qe marrin pjese apo perfshihen ne shpetimin ne detin e mesDHEUT,nuk ndeshkohen n.q-se ato japin ndihmen e pare.


PS: MAFIA nuk ka brire,dhe naten e mire.
MittelmeerTransport.jpg
 
Top