Re: Flatrat
Kurse un urrej lidhjet qe vdesin. Si ka mundesi te duhesh aq shum me nje njeri dhe te arrij nje dite qe te shikohesh ne sy dhe fjalet te te ngecin ne gryke?..E kisha degjuar shpesh shprehjen se gjithshka e bukur ka nje fund por pse kaq te pazote njerzit ja mori dreqi. Si ka mundesi te jemi kaq te pazote per te mbrojtur gjerat e bukura ne jete?..
Ndonje here fati sillet vertet keq, si ato femrat xheloze te rremben perpara syve dicka qe ti mendoje se te bente te lumtur…and there you go, now you feel more and more empty and alone.
Ndonjehere dicka qe ndodh sot ne nje second, nje minute, nje te hene apo te marte ngre mes njerzish mure te larta te pa kalueshme. Vertet te trishtueshem muret, por me te dhimbshme gropat e thella te tipit humnere qe te lejojn ta shikosh njeriun me te dashur ne anen tjeter pa mundur te besh asgje. Edhe ajo shprehja “do doja qe gjerat te ishin si ne fillim” me ben per te vjelle…aq me shum me shfaq perpara syve dobsine dhe pafuqine time per mos lejuar qe te vdesim ne kete menyre sic po ndodh.
Ti je I bukur si drita dhe une e lumtur qe nje dite mbaja ate drite ne duart e mia dhe me bente dhe mua te bukur si ti. Gjerat ndryshojn por ti mos u trishto. Drita ndricon erresiren dhe ti mos ki frik se do te humbasesh rrugen.
Kur isha e vogel kisha nje arush te verdh plastik te cilin e doja shume. Flija me te dhe ngaqe e shtrengoja fort pas faqes gjithmone me thoshin se kur zgjohesha nga gjumi kisha formen e plastikes ne faqe, dhe te gjith qeshnin me faqet e mia topolake dhe hunden e vogel. Mbaj mend se arushit I humbi, nje dore, pastaj nje kembe, pastaj…