Flatrat
Nese do ta shtosh nje fjali ne kete teme, beje pa u munduar te thuash asgje. Sepse gjej se fundi se mendimet brenda kokes nuk i kemi te rrjeshtuara ne ndonje rregull te paravendosur, por thjesht te shperndara si rrobat qe flak nje i dehur para se te shtrihet te flere, heret mengjeseve. Gjerat e brendakokes jane te shkallafitura, ndersa truri qe e abuzojme kaq shume, disi arrin ti mbledhe, dhe ne arrijme te funksionojme, njefaresoj. Kjo eshte peshorja e deshtimeve te mia. Korigjim. Qe ne fjalen e pare qe thashe deshtova. Nuk eshte peshore por numerator nga ata me ngjyra te kopshteve te parashkolles, kur ditet ishin teper te thjeshta per te mos qeshur me shpirt. Lumturia e te shtunave kur nje fakir qe na dukej hero vinte te luante filma vizatimore, dhe ne qe uleshim prane njeri tjetrit me buzet vesh me vesh per te pare se c'do i ndodhte dhelpres apo ariut me kombinoshe. "Aventurat e urithit" ishte nje 'hit".
Keshtu, me numurator kalamajsh, numerohen heret te cilat shperdoroj brenda kokes, jane heret te cilave jam munduar te te bej te me ndjekesh. Por ti nuk di drejtim, je njeri i coroditur, megjithate, edhe pse nuk jam fajtor per turbullimet e tua, jane gota qe i kam vene vetes per te pire. Ke shije te ëmbëlhidhet, te mrekullueshme.
Me te degjuar e kisha se fundi i fundit edhe ti qe hiqesh sikur di gjithcka, me te degjuar i ke. Por tashme e di nga vetja ime, e shkela mbreme, hijen tende. Shkela mbi vijen e holle midis dashurise dhe urrjetjes, dhe munda (ende mundem) te te dua dhe urrej njekohesisht. Por kjo nuk sherben per asgje sepse ti nuk mund ta kuptosh nje te folur kaq pak fodulle. Ti ndoshta vesh nje pale doreza te bardha llastiku dhe nis autopsine e kerrmave qe nxjerr une nga goja...
E humbem fare dje. Ne te kthyer nuk gjenim dot as ku patem lene makinen. U desh te zbrisnim nje kat me poshte dhe une vendosa ta bej kete nga nje rrugine e ngushte ku nuk lejohej kalimi i kembesoreve. Thjesht sepse shpresoja se dikush do me thonte ndonje fjale dhe une do mundja t'ia ktheja. Me se fundi arritem ta gjenim te parkuar aty ku nuk duhej. Me vone u ndjeva lumturisht vetem mes njerzish te panjohur por te dashur qe i konsideroj si familja e vetme qe me ka mbetur, i ushqeva me nje buzeqeshje, kaq me ka mbetur per te dhene, te tjerat i kam humbur diku nen pirgun me rroba te palara qe shtohet.
Sot ne mengjes nisa te analizoj me veten nen driten e zbrazet te nje dielli qe dukej vetem si nje kontur i bardhe, fshehur pas ca reve gati te pangjyra.
"Nigger, i thought you'd have been in New Jersey today" me tha sapo hyra brenda pa me dhene as "mirmengjesin" qe e meritojne edhe vrasesit qe presin egzekutimin.
"New Jersey?" mendova me vete. Ne New Jersey nuk njoh askend pervec nje shoqeje te vjeter klase nga gjimnazi, te dashuren e nje shoku te humbur gjate ecjakeve te jetes se shkurter. Pastaj e kuptova perse kishte supozuar per Jerseyn dhe e urreva me pasjon, veten.
Ai kishte te drejte ndersa une faj. Njerez te ndryshem me njohin ndryshe, te gjithe dine pjese te miat qe tjetri nuk i imagjinon dot sepse te tille betim sekreti mbaj me vete. Jam armiku i vetes. Blendi quhet ai qe duhet te vras. Per te mundur te pushoj se genjyeri.
Por si mundem? Dje psh mu propozua te bej nje film porno. Vetem ideja me ben te vjell, e megjithate nuk thash jo. Jane harbuterirat qe ndodhin nen diell keto. Na duhet ti pranojme, me se shumti ti rrefuzojme, por nuk jane te miat per ti gjykuar. Edhe nje emer ne listen e te zhgenyerve nga une.
"New Jersey? What the fuck?", edhe kjo shtirje ishte.
Jam si je gote e mbushur me pije dehese dhe tunduese. Gote qe u mbush, u vu te buzet pastaj u harrua mbi tavoline e pa pire, dhe u hidherua ngadale.
Javes qe shkoi me tha ne telefon nje tjeter njeri nga jeta ime qe nuk do te kuptonte fare gjithe c'ka i kam shkruar me siper edhe pse pretendoj se me njeh me mire nga nena ime. Me tha, "Blend, pse shan kaq shume kur flet?", ne nje ton qe me shume se pyetje permbante akuze.
Dhe une e ndjeva dhe nuk me pelqeu. "Ti nuk ke te drejte te me akuzosh" mendova per nje sekonde, "ti e harrove goten time mbi bar".
"Sepse keshtu ndihem" i thashe, "mallkues dhe shares", edhe pse te gjitheve u uroj me te miren.
Sot ne mengjes, pasi i futa nje te share tallese nga inati edhe nje tifozi te Real Madrid, pasi morra edhe pergjegjen "Hajde se tani do shkoje Milan ne Madrid"
"Shkerdhyer edhe Milani, s'jam milanist. Kot ta thashe o trap, nga inati!"
Kuptova se kam nevoje per nje njeri te me degjoje edhe ndihmoje ndoshta, por pa me care bythen me terma te psikologjise se perndryshe do ia ve duart ne fyt.
Kam nevoje te qesh, por ne kete dhome nuk ka mbetur pike humori. Kuptoj se qellimet idealiste te te perbrendeshmeve te mia do treten nen dheun deri sa te mbeten vetem kockat, dhe kafka ime. Me ate buzeqeshjen prej kafke, me dhembet perjashta.
Bo bo, tingelloka shume erret. Nuk eshte dhe kaq keq, te pakten e kam nje sfide. Me duket se kete po e bej per te demtuar veten, por ja qe eshte pikerisht ajo qe dua te bej. Ose me mire te them, ajo qe dua, ajo qe dua prane. Nuk e di as vete pse, sepse peshorja, numeratori dhe keshillat gjithmone me tregojne drejtimin tjeter. Qe te arratisem prej teje, te te harroj kollaj ashtu si mundem ta bej pa veshtiresi fare. Kete e konsiderova nje here. Mjafton te gjej ndonje zuske shpejt e shpejt. Por do ta urreja veten, sepse veten, nuk mundem ta mashtroj. Prandaj, jam akoma ketu, nuk kam per te ikur edhe pse kete nuk e premtoj dot me per asgje.