FJALORI SHQIP TURQISHT

Johana

Forumium praecox
Nje dite perpara se prinderit e mi te largoheshin nga Kanadaja, ku qendruan per nje periudhe gati 3 mujore, i printova babit nje liste te fjalorit turqisht-shqip, e ngjashme me ate te antarit Tush dhe Sportelisti. Kjo e bente shume per te qeshur. Barsaleta e fundit qe i tregova babit ishte ne aeroportin Pierre Eliot Trudeau ne Montreal ku prisnin edhe oren e nisjes se avionit te tyre ne drejtim te Shqiperise.

FASULJA

Meqenese punen e kishte afer shtepise dhe meqenese ishte bere dembele e madhe, ajo mendoi te linte automobilin e saj te parkuar ne parkingun e punes dhe te ecte ne kembe deri ne shtepi. Rruges ndjeu aromen e fasuleve, ashtu sic ia gatuante edhe gjyshja. Hapat e drejtuan ne restorantin prej nga vinte era. Nje tas te vogel e perlau shpejt e shpejt, pagoi dhe u nis drejt shtepise. I shoqi i hapi deren dhe i tha se ai kishte gatuar per ditelindjen e saj dicka qe dilte jashte te zakonshmes dhe se ai do t'ja mbyllte syte dhe do ta dirigjonte drejt dhomes se ngrenies. Ne momentin qe ajo, me syte mbyllur u ul ne tavoline, ra zilja e telefonit. I shoqi i tha te priste disa momente. Ne momentin qe ai u largua ajo nuk e permbajti me veten dhe ia futi nje pordhe. Duke e ditur qe peceta e bukes ishte e vendosur ne anen e djathte te pjates, ajo e mori ne dore dhe me te filloje te largoje eren e rende qe u perhap. Disa momente te tjera kaluan dhe ajo e leshoi edhe nje te dyte. Kesaj rradhe i duhej te anohej per te drejtuar tyten ne anen tjeter te salles. Perseriti me shpejtesi ventilimin e ajrit dhe qarkullimin e tij nepermjet pecetes ndersa hapat e te shoqit u degjuan te afroheshin. Nje moment, dy momente kaluan... ai i hoqi shamine nga syte dhe ajo gati nuk ra nga karrigia kur pa qe gjithe koleget e punes se saj se bashku me drejtorin ishin ulur rreth tryezes se shtruar bukur dhe therriten : SURPRIZE.

JC
 
Top