Ai që do të zihet, zihet edhe me macen. DARDHË
Duro sa mund, gëzohu pa fund. VERI
Dhe durimi ka kufi. JUG
Dhisë kur i hanë brirët, gjen shoqe ti përpjekë. DEVOLL
Edhe guri pëlcet kur nxehet. KRUJË
E mjel sa e mjel lopën pastaj i bie me këmbë dhe e derdh. KORÇË
Fjal e ëmbël thyhen të fortin. SHKODËR
Fjala e mirë në ditë të keqe. KRUJË
Dhembi kafshon shpesh gjuhën, megjithatë ata mbeten miq. JUG
Gurit të rrokullisur dhe të dehurit mos i del përpara. LUNXHËRI
Hiq inatin gjej rehatin. KRUJË
I buti thyen të fortin. SHKODËR
Kur piqen dy vezë, njëra do thyhet. VLORË
Kush nuk e urdhëron dot vehten, pajtohet kollaj me të keqen. VLORË
Kush e qit koburen, se fut pa zbrazur. VLORË
Lumi i thellë, nuk rrëmben. JUG
Me gojë i afron, me gojë i largon shokët. KOSOVË
Me njoftë veten asht urti, me qeverisë veten, është trimni. MILOT
Mëngjesi është më i mençëm se nata. TIRANË
Mos i fryj zjarrit se të djeg. JUG
Mos merr si pushka e jevgut. TIRANË
Mos nxirr vrerë prej goje të hidhërohesh, po nxirr sheqer të ëmbëlsohesh. PËRMET
Nga mërzitja e minjve, i vuri zjarrë mullirit. JUG
Nuk thyen dhëmbë fjala e mbarë. JUG
Për inat të sime vjerre, vete fle me mullixhinë. PËRMET
Për pleshtin djeg jorganin. JUG
Rrugë e gjatë pret shkurtër. MYZEQE
Sa ti trazosh urët aq më shumë ndizen. JUG
Sherri do nge, davaja do para. SKRAPAR
Shkallët ngjiten shkallë-shkallë. JUG
Ti prite të paktën, prite dhe të shumtën. SKRAPAR
Trim i mirë quhet ai që përcjell zemërimin. KRUJË
Uthulla e fortë plas gurin. TIRANË
Hajde baba të dëftej arrat e malit; Hajde gjyshe të të kallzoj ato të gjyshit. ELBASAN
As topi i Ali Pashës s'e tund. ELBASAN
Atij që nuk e do, i thuaji: "Të hyftë vetja në qejf". SHKODËR
Avash Beg se ka hendek. BERAT
Ay që ecën me krye përpjetë, bie në gropë. JUG
Baste e budalla, motër e vëlla. JUG
Breshëri e rreh, e dhija bishtin përpjetë. GJIROKASTËR
Daullja bie për ata që kanë veshë. PËRMET
Del çiraku më i mirë se ustai. JUG
Dy gjela në një vikt, s'këndojnë. JUG
Dhi e krimbur, bishtin përpjetë. BERAT
Edhe vali je, shiko ku ishe dje. LUKOVË
Ena bosh zhurmon më tepër. KRUJË
Është nga ai gur që thyen çekan. JUG
Fjala pa punë, si peshku pa lumë. GJIROKASTËR
Fjalë pak e punë shumë. LIBRAZHD
Fol me ty, fol me murin. KAVAJË
Gjëmon voza që nuk ka verë. JUG
Gjithkush leu, mentë e veta pëlqeu. ELBASAN
Hiqu det se do shkojë lumi. JUG
I gjen mushka drutë. JUG
I mbushet mendja, atij që ka mend. SKRAPAR
Jashtë valles dinë të gjithë të kërcejnë. SKRAPAR
Kalliri me bukë, s'e ngren kryet përpjetë. JUG
Këlyshi sado të lehë nuk të kafshon. KORÇË
Kollaj të thuash vreshtë, po duhet rrushi. DUKAT
Kur u ba horri pashë, vrau t'anë. KAVAJË
Kush ka matur veten, ka matur gjithë botën. JUG
Kush s'kupton, i japin të kuptojë. JUG
Lumi i thellë, s'ka ushëtimë. JUG
Marrija ma e madhe asht me kujtue vedin të mençëm. SHKODËR
Mendjemadhi niset me kalë, kthehet me këmbë. KORÇË
Më parë mëso veten, pastaj të tjerët. JUG
Mos i zbulo petët byrekut, se i dalin lakrat. BERAT
Mos mëso ustanë, po merri zananë. PËRMET
Mos u kapardis si gjeli në plehra. SHIJAK
Mos u mat me hijen e me njerëzit. JUG
Mos u mat me hijen e pasdrekes. VLORË
Në portën e të shurdhit mos trokit. KORÇË
Nga ferra e vogël del lepuri i madh. JUG
Nuk mësohet plaku si do krehur mjekra. JUG
Njeriu sido që të bëjë, nuk e kapërcen dot hijen e tij. KORÇË
Pas lufte të gjithë bëhen trima. TIRANË
Pula bën venë e kakaris sa zgjuan mëhallë, pela bën mushkën dhe nuk ndihet fare. VLORË
Pyetën mushkën, cilin ka baba; "kam dajo kalën" - tha. JUG
S'e lenë hunda me pa larg. KRUJË
S'ka lezet në kokën e zgjebur, shamia e mëndafshtë. KORÇË
S'ka të shurdhët, më të shurdhët nga njeriu që s'don dije. JUG
Sorra e mbante veten për pallua, po kur pa këmbët e saj qau. VLORË
S'tunden malet me përralla. JUG
Teneqe e prishur, ka zë të gërvishur. VLORË
Ti mbaje veten ulët, pa të ngrenë të tjerët. LABËRI
Ti qesh me të tjera, po bota qesh me ty. KURVELESH
Trimërinë pas luftës e urtësinë pas kuvendit s'e ha as qeni. SKRAPAR
Trimi që lëvdohet, nuk të vret. KOSOVË
U bë dhija me tremb ujkun. VLORË
U bo veja me mësue pulën. KAVAJË
U hap dheu, doli një plesht. JUG
U mbars mali, polli një mi. JUG
Unë vij nga më rrahën, ti më tregon shkopinjtë. VLORË
U rrit kungulli dhe mori dhenë. SKRAPAR
Zuri qeni një lepur, nuk quhet zagar. JUG
Ai që e ka provue din edhe me të mësue. KOSOVË
Bëne vath e ve në vesh. SHKODËR
Bëj si të thotë më i madhi. JUG
Bleta din si bëhet mjaltët. JUG
S'di gomari të haj tagji. PËRMET
Dami të bëhet mësim. DIBËR
Kush s'pyet mbetet budalla. JUG
Kush u dogj nga qulli, i fryn edhe kosit. JUG
Njeriu pa shkollë, asht si pemë e egër. VERI