Fjalë të mira shqipe

shuquri

Primus registratum
Fjalë të mira shqipe

Hm, të gjitha fjalët shqip janë të mira. Por ka edhe të këqia. Do të doja të shënojmë të mirat pa harruar të këqiat.

Psh: pajtim, më duket fjalë shumë e mirë.
Kuvendarët tanë debatojnë,kritikojnë,shajnë, bërtasin, pëlcasin...,dhe prap mund të pajtohen po të duan. Duke kujtuar fjalët e mira dhe për të mirë ndoshta do punojmë edhe për të mirë... Pajtimi: ka ndalur (pakësuar) vëllavrasjen, ka qetësuar grindjet,etj etj. Ndaj e konsideroj fjalë të mirë.
 

zog

Primus registratum
Re: Fjalë të mira shqipe

Ndersa une nuk e konsideroj fjalen PAJTIM si te mire, bile them qe ajo PA-ja ne fillim tregon qe s'duhet bere.

Mendoj se kur kjo fjale e krijua, nuk kishte kuptimin qe i japim sot, e s'eshte çudi qe ta rimarre ate neser..
 

shuquri

Primus registratum
Re: Fjalë të mira shqipe

"Udhë e marë"
Më kujtohet qysh si fëmi, kur dikush nga familja nisej për një rrugë, ose edhe kur ndonjë mysafir e përcillnim, nëna na thoshte "udhë e marë". Por edhe për ndonjë punë që do të bënim ose dikush tjetër do të bënte, ajo uronte, "Të priftë e mara", " të voftë marë" etj.(Keni parasysh, jam nga fshat i Drenciës).

Ndërkaq,kur ajo do të shkonte mysafire, thoshte, "po shkoj për vojt e t´ardhun", pra po shkonte dhe do të kthehej brenda ditës.

Fjalë të mira me urime të mira!

Mirëpo e mira ka edhe të kundërten e saj.

Dhe në aspektin humoristik, kur do të ngucte dikënd, thoshte, " Vofsh e mos u kthefsh", "T´voftë vera ni krah" e të ngjashme.
 

Aimilius

Forumium maestatis
Nje e huaj qe dinte mire shqip me kishte thene se i pelqenin sesi tingellonin keto fjale
Faleminderit
Ju lutem
Mirrmengjes
Dita
 
Top