Firuan Meshkujt

Firuan Meshkujt

<span style="font-weight: bold">Shqiperia, sa pak meshkuj</span>
url]


Shqiperia ne ditet e sotme paraqitet me nje popullsi ne renie. Do te duhej nje projekt i udhehequr nga INSTAT qe, pas me shume se nje dekade, te sillte shifra te sakta rreth numrit te popullsise se vendit tone, duke paraqitur madje dhe disa nga faktoret kryesore qe kane ndikuar ne uljen e numrit te personave qe jetojne brenda kufinjve territoriale.

Megjithese popullsia shqiptare konsiderohet e re, emigracioni dhe niveli ne renie i lindjeve, perbejne shkaqet kryesore te uljes se numrit te banoreve ne Shqiperi gjate 12 viteve te fundit. Keto jane rezultatet e nxjerra pas regjistrimit te popullsise ne muajin prill te vitit 2001, kryer nga Instituti i Statistikave, nje projekt qe perfshiu te gjitha rrethet e Shqiperise. Ndersa nje tjeter dokument i rendesishem, sic eshte vjetari statistikor, i publikuar per here te pare perpara disa javesh, thekson se levizja e lire dhe e pakontrolluar e popullsise, ka ndikuar ne ndryshimin e raportit te popullsise qytetare me ate fshatare.

Drejtoresha e pergjithshme e INSTAT-it, Milva Ekonomi, eshte shprehur ne media se ndersa regjistrimi i meparshem i popullsise tregoi se numri i banoreve ne vend ishte 3.182.417, rregjistrimi i fundit nxorri se ky numer ka rene ne 3.069.275. Sipas Ekonomit, emigracioni ka ndikuar edhe ne uljen e numrit te meshkujve, pasi sipas regjistrimit te fundit, ka rreth 400.000 meshkuj me pak se ne vitin 1989, kohe kur numri i meshkujve dhe i femrave ishte thuajse i barabarte. Statistikat tregojne se numri i femrave ka mbetur ne te njejtin nivel. Por ka patur rritje te numrit te familjeve. Familjet e perbera nga me shume se gjashte pjestare, ose sic quhen ndryshe familjet tradicionale, ndodhen me teper ne zonat rurale, vecanerisht ne zonat veriore te vendit.

Ne periudhen dhjetevjecare mes dy regjistrimeve te fundit te popullsise (1979- 1989), ritmi mesatar vjetor i rritjes se popullsise ishte 1.9 perqind, ndersa gjate dhjetevjecarit te fundit, eshte vene re nje ulje ne rreth 1%.

Raport/ Si ka ndryshuar popullsia ne Shqiperi dhe rajon

Po shkojme drejt plakjes

Ulja e numrit te lindjeve, lufterat, emigracioni... kane permbysur raportet ne 10 vjet. Lindja nuk eshte aq e re si me pare. Tani ajo po ndeshet me problemet e Perendimit

Procesi i transformimit ka sjelle ndryshime demografike ne vendet ish komuniste, perfshire ato te Europes Juglindore. Ne shtetet e krijuara pas shperberjes se Jugosllavise, ndryshimi eshte ndikuar shume edhe nga pasojat e luftrave. Ndryshimet jane reflektuar ne renien e numrit te lindjeve dhe nivelin e ulet te jeteses. Popullsite gjithashtu jane ulur si pasoje e emigrimit.

Sipas nje vezhgimi te Neue Zurcher Zeitung, ne fund te viteve '80, numri i lindjeve ne vendet komuniste te Europes Juglindore rezultonte dukshem me i larte se ai ne Europen Perendimore. Mesatarisht, nje grua lindte dy femije, madje ne vende si Shqiperia ky numer shkonte deri ne tre.

Ndersa sot, me shume se dhjete vjet pas transformimit politik dhe ekonomik te rajonit, nivelet e lindjes kane rene, madje ne disa raste shume me poshte se ato ne Europen Perendimore. Kjo eshte me se shumti e dukshme ne Rumani dhe Bullgari, ku brenda nje dekade, numri i lindjeve per 1.000 banore u ul respektivisht nga 15.8 ne 10.3 perqind dhe nga 13 ne 8 perqind. Ne Bullgari, sot numri mesatar i femijeve per grua qendron ne 1.14, krahasuar me 1.47 ne Zvicer dhe 1.33 ne Gjermani. Ulja ne Rumani eshte gjithashtu drastike, duke marre parasysh se numri mesatar i femijeve per cdo grua ne fund te viteve '80 ishte 2.28.

Fenomeni paraqitet jo shume problematik ne shtetet qe dolen pas shperberjes se Jugosllavise. Per me teper, ne gjysmen e dyte te viteve '90, Kroacia u perball me nje rritje te nivelit te lindjeve, duke dyfishuar nivelet e viteve '80. Fakti se lindjet ne Bosnje Herzegovine u ulen nga 17.1 ne 10.5 perqind per 1.000 banore, eshte padyshim pasoje e largimit nga vendi i shume te rinjve, te cilet nuk jane kthyer me atje edhe pas luftes.

Shqiperia perjashtohet nga rregullat. Sikurse ka bere ne 50 vitet e shkuara, vendi shpalli numrin me te larte te lindjeve ne Europe ne fund te viteve '90 (perkrah Turqise), me 21.2 lindje per 1.000 banore; nje dekade me pare niveli ishte 25.4 perqind per nje mije, me nje mesatare prej 2.6 femije per grua. Madje edhe shqiptaret jashte Shqiperise synojne te kene nivele te larta te lindjeve. Per me shume, eshte merite e shqiptareve ne Kosove dhe Maqedoni, qe niveli ne keto vende nuk eshte ulur ne menyre drastike.

Ne fillim te viteve '90, Europa Perendimore u perfshi nga frika se miliona emigrante te uritur nga Lindja dhe Juglinda e Europes, do te vershonin ne Perendim. Edhe pse ky alarm mbeti ne kuadrin e iluzioneve, ka pasur nje rritje thelbesore te emigracionit.

Fakti qe Bullgaria sot ka nje popullsi nen 8 milion nga rreth 9 milione banore ne mesin e viteve '80, nuk lidhet vetem me uljen e nivelit te lindjeve. Vala e pare masive e migracionit nisi ne vitin e fundit te regjimit komunist dhe ne fakt ishte nisur nga ai vete; ky ishte eksodi i komuniteteve turke te vendit, qe vazhdoi gjate viteve '90, kryesisht per arsye ekonomike. Shume shpejt edhe bullgaret nisen te iknin.

Dicka e ngjashme ndodhi edhe ne Rumani, por ne nje nivel me te ulet: popullsia e saj, qe ishte te pakten 23 milione ne 1990, ka rene ne 22.4 milione, pjeserisht si pasoje e largimit te gjermaneve etnike nga Transilvania.

Shume vende qe u shkeputen nga Jugosllavia, me perjashtim te Sllovenise, kane hasur nje eksod edhe me te madh. Refugjatet e luftes ishin te paret, por shume shpejt u ndoqen nga emigrantet ekonomike, te detyruar te largohen nga vendet e tyre si pasoje e krizave ekonomike te ndikuara nga luftrat. Ne fund te vitit 2001, ishin rreth 1.1 milione njerez nga ish Jugosllavia qe jetonin vetem ne Gjermani.

Ndikimi i emigracionit ne ndryshimet demografike eshte mjaft i dukshem ne Shqiperi. Mendohet se gjysem milioni njerez u larguan nga vendi ndermjet viteve 1990- 1998, nje numer i konsiderueshem ky per nje shtet me nje popullsi vetem pak me shume se tre milione banore. Tre te katertat e emigranteve shqiptare jane burra dhe pothuajse gjysma e popullsise mashkullore te grupmoshave 25 deri ne 35 vjec jeton jashte kufijve te vendit, te pakten deri tani.

Destinacionet kryesore per keta emigrante qe kerkojne pune, mbeten Greqia dhe Italia, dy vende keto qe kane qene destinacione te favorshme per emigrantet shqiptare, qe ne fund te periudhes se mesjetes. Ne Greqi, nje vend qe deri tani se fundi shenonte vete nje nivel te larte emigracioni, balanca tashme ka kaluar ne favor te imigrimit. Duke iu referuar te dhenave, nga rreth nje milion emigrante qe punojne dhe jetojne tashme ne Greqi, shumica e tyre jane nga Europa Juglindore, ku shqiptaret perbejne pjesen me te madhe. Ata pershtaten si punetore me pagese te ulet dhe qe kryesisht punojne ne bujqesi dhe ndertim.

Pervec ketij emigracioni masiv, vendet e Ballkanit perballen edhe me nje &quot;rrjedhje te trurit&quot;, largimit te personave specialiste te teknikes, mes te cileve shume te rinj, te edukuar mire, qe largohen nga vendi i tyre dhe shkojne ne Europen Perendimore dhe SHBA.

Vendet e Europes Juglindore jane duke u perballur gjithashtu edhe me levizje demografike brenda territoreve te tyre. Luftrat ne ish Jugosllavi sollen zhvendosjen e miliona njerezve, duke shkaktuar mbipopullimin e zonave jashte konfliktit, ndersa ne vende te tjera po vihet re mbipopullimi i qendrave urbane. Kjo eshte vecanerisht e vertete ne Shqiperi.

Gjate epokes se komunizmit, rregullat qe pengonin levizjen dhe shpernguljen e njerezve brenda vendit, parandaluan rritjen e numrit te popullsise se qyteteve. Shqiperia komuniste kishte nje perhapje popullsie, duke ruajtur numrin me te larte te banoreve ne fshatra. Ndersa kur keto rregulla u bene te pavlefshme, popullsia filloi zhvendosjen nga fshatrat dhe zonat veriore, duke u perqendruar kryesisht ne brendesi te Tiranes dhe qytetit port te Durresit.

Ne Rumani gjithashtu, ka pasur nje fluks te madh drejt qyteteve ne fillimet e viteve '90. Por qe nga 1997, tendenca ka qene ne drejtim te kundert. Veshtiresite ekonomike detyruan shume njerez te shkonin andej nga kishin ardhur. Tokat bujqesore, te shpronesuara nga rregjimi komunist, iu rikthyen pronareve te meparshem. Shume nga ata qe shkuan ne zonat urbane si punetore ne vitet '70, te ndikuar prej politikave strikte industrializuese te Causheskut, tani jane te papune dhe po kthehen neper fshatra, duke u perpjekur te mbijetojne si bujq.

Eshte e veshtire te parashikosh nese keto ndryshime demografike do te zgjasin per shume kohe. Por rritja se fundi e moshes mesatare te nenave te reja, mund te jete nje tregues se deshira per te pasur femije eshte &quot;spostuar&quot; ne kete pjese te Europes. Nje tjeter tregues eshte edhe renia e lehte e numrit te martesave te reja. Ndersa mbetet e dyshimte nese emigracioni, me se shumti i te rinjve dhe te mire arsimuarve, mund te ndalet.

Nderkohe qe renia natyrale e popullsise ne Europen Perendimore eshte kompensuar pjeserisht nga imigracioni, kjo nuk eshte e njejte ne Europen Juglindore. Ne shumicen e vendeve te rajonit, mosha mesatare e popullsise eshte tashme mes 35 dhe 40 vjec; Greqia dhe Bullgaria, me nje mesatare moshe 39.1, pothuajse i jane afruar Gjermanise dhe Zvicres, perkatesisht me 40.1 dhe 40.2. Vetem Rumania, me nje mesatare moshe 34.6 dhe Shqiperia me 26.5, kane strukturen me te re te popullsise.

Pergatiti ARDI PULAJ
 

Guest
Re: Firuan Meshkujt

ah meeen &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
who needs them &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
smash.gif
 

topikuq

Primus registratum
Re: Firuan Meshkujt

Damn lesbians, dont say that
Lets put it this way,
Without us females are nothing,
Without you we are nothing
 

topikuq

Primus registratum
Re: Firuan Meshkujt

Damn lesbians, dont say that
Lets put it this way,
Without us females are nothing,
Without you we are nothing
 
Top