Firma e njohur Opel paraqet modelin më të ri dhe më ekonomik Corsa

Albforumi

Primus registratum
Firma e njohur Opel paraqet modelin më të ri dhe më ekonomik Corsa

opel-corsa-ecoflex-1-300x200.jpg
Firma e njohur e automjeteve Opel ka bërë të ditur se do të filloj nxjerr në shitje modelin me te ri nga kjo firmë i cili do të quhet Corsa Ecoflex dhe i cili në shpenzim të kombinuar ka nevojë për vetëm 3.7 litra karburant në njëqind kilometra të kaluara, derisa emetimi i dyoksidit të karbonit është vetëm 98 gramë për kilometër.

Corsa e re Ecoflex futet në lëvizje nga motori 1.3 litërsh CDTi turbo me naftë i cili krahasuar me versionin paraprak, pos shpenzimit më të vogël (-10%), ofron edhe fuqi më të madhe (+28%) si dhe moment më të madh rrotullimi.

Në fakt, fuqia më e madhe e këtij modeli është vetëm 70 kW apo 95 kuaj fuqi, gjersa momenti maksimal i rrotullimeve është 190 Nm.
opel-corsa-ecoflex-2-300x199.jpg

Përmirësimet, kur bëhet fjalë për fuqinë, janë arritur fillimisht me përshtatjen e turbo-mbushësve të gjeometrisë variabile. Sa i përket zvogëlimit të shpenzimit Ecoflex është për 20 milimetra më i ulët sesa modeli standard.

Natyrisht, performansat e tij janë modeste, prandaj Corsa Ecoflex arrin shpejtësinë prej 100 km/h për 12.3 sekonda dhe arrin shpejtësinë maksimale prej 177 km/h.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=1041. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=1041

Top