Firefox-i në Shqip

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Firefox-i në Shqip

Build-et e fundit për Firefox 1.0.1 janë gati, mund të shkarkohen prej Mozilla-s
Ndryshimet me 1.0 duhet të jenë pak, akoma nuk kam parë çfarë konkretisht nga arnimet që pata parashtruar janë zbatuar. Shpresoj që të jetë ndrequr një bug që nuk lejonte në build-et e parë të hyje në faqe që kërkojnë mirëfilltësim.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Firefox-i në Shqip

Paketa gjuhësore për Shqipen është gati dhe mund të shkarkohet prej kësaj lidhjeje:

http://l10n.mozilla.org/~buildslave/incubator/firefox-2.0.0.12pre.sq.langpack.xpi

Paketa vlen për versionin 2.0.0.12 të Firefox-it. Klikimi mbi të duhet të nisë praktikisht edhe instalimin e saj. Pasi të jetë instaluar, hapeni Firefox-in dhe te dritarja e ku hidhen lidhjet për t'i hapur shkruani vetëm sa vijon:

about:config

Tek faqja që hapet, gjeni vargun general.useragent.locale dhe jepni vlerën sq. (Djathtasklikimi mbi parametrin general.useragent.locale do të hapë një menu, aty zgjidhni Change dhe te kutiza që do të hapet jepni vlerën sq). Nisja pasuese e Firefox-it duhet t'ua shfaqë programin në Shqip)
Me po të njëjtën rrugë mund të riktheni FF te gjuha që kishit më parë në punë për ndërfaqen UI.

Pyetjet e rastit bëjini këtu.

Vazhdimi i projektit e ka të domosdoshme provimin e kësaj pakete gjuhësore. Jo thjesht në pikëpamjen e përkthimit, nuancave stilistike apo pajtimin mbi terma problematikë. Më tepër nga ana teknike, pra lypset dëshmia nga ana e përdoruesve që FF, nën përkthim, funksionon paq, njësoj si në origjinal. Dmth që dritaret hapen pa shformim, menutë janë funksionale, nuk ka pjesë të tëra të papërkthyera etj.

Nëse dikush e provon dhe del me përshtypjen se funksionon në rregull, do ishte i lutur të raportonte me dy fjalë suksesin e provës këtu, veçanërisht nën Mac, që të mund të përdor dëshmitë si provë që projekti ka kaluar testimet e rastit. Falemnderit paraprakisht kujtdo që ofron ndihmën.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Firefox-i në Shqip

Paketa gjuhësore (në formë paraprake) është gati për provë dhe mund ta shkarkoni prej këtej
Vlen për versionin 3.0b4, pra versioni beta i Firefox 3. Ka ende nevojë për ndreqje drejtshkrimi ndoshta, dhe përmirësim të tasteve të caktuar për shkurtore tastiere. Sidoqoftë, e mira këtë herë është që më në fund kapëm ritmin e qarkullimit të versionit zyrtar, nuk jemi muaj mbrapa si kemi qenë tërë këtë kohë që nga versioni 1.5, i fundit që pati një version zyrtar në Shqip.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Firefox-i në Shqip

Më në fund pas shumë versionesh të humbur, shqipja është afër Firefox-it zyrtar sërish. Jo më me paketë gjuhësore por me instalues të plotë, edhe për Windows:

http://ftp.mozilla.org/pub/mozilla.org/f...2.installer.exe

http://ftp.mozilla.org/pub/mozilla.org/f...b4.sq.win32.zip

http://ftp.mozilla.org/pub/mozilla.org/f...32.complete.mar

Për Linux:

http://ftp.mozilla.org/pub/mozilla.org/f...ux-i686.tar.bz2

http://ftp.mozilla.org/pub/mozilla.org/f...86.complete.mar


Bëhet fjalë për Beta 4. Pra ka ende kohë për ndreqjet e rastit. Si gjithmonë, përshtypjet dhe vërejtjet janë të mirëpritura.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Firefox-i në Shqip

Montimi i fundit eleminon edhe një gabim që shfaqej kur nuk gjendej një faqe. Në vend të ankesës për netError.dtd dhe XML tani shfaqet, ashtu si duhet, një dritare mesazhi gabimi. Provojeni duke dhënjë një vendndodhje gabim qëllimisht, p.sh.:

http://www.algforumi.com/

dhe nëse ju shfaq një faqe ku flitet për netError.dtd i bie që keni akoma montimin e vjetër të instaluar. Përndryshe, nëse shfaqet një mesazh gabimi rreth faqes që nuk gjendet dhe shkaqeve, jeni në rregull.
 
Top