Firefox-i në Shqip

xhaxhi_eli

Primus registratum
Re: Firefox-i në Shqip

Besnik, une kam probleme ta hap me IE, kurse me FireFox hapet mire si faqe.

Besoj qe ajo faqe eshte per ata qe duan te marrin info mbi FireFox nga diferent browsers /pf/images/graemlins/smile.gif , pra grafika duhet te jete e pershtatshme per te gjithe Browserat e tjere.

Kjo nuk hudh poshte punen kolosale qe ke bere dhe po ben /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Firefox-i në Shqip

(He-he, si mund ta quash kolos një 1m e 69 cm, vetëm ti e di...Përmendu!!!)

Faqja nuk është vepër e imja. Unë kam bër vetëm përkthimin e përmbajtjes, hartimi është i qendërzuar në duart e mirëmbajtësve të site-it...

(Sapo zbulove një bug të ri për IE? /pf/images/graemlins/tongue.gif )
 

xhaxhi_eli

Primus registratum
Re: Firefox-i në Shqip

/pf/images/graemlins/tongue.gif gjuhet e tjera jane ne rregull /pf/images/graemlins/laugh.gif
Tu ba copy paste kushedi ca kane kopju me shume se c'duhet /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Admirali

Primus registratum
Re: Firefox-i në Shqip

Besnik, ne rradhe te pare urime per punen e kryer deri tani, fillimi kuptohet qe ka veshtiresite e veta si dhe defektet e mundshme, e kam llafin per perdorimin e gjuhes shqipe, qe ne disa raste jane bere shqiperime qe nuk kane kuptim. Gjithsesi nuk jam ketu per te folur per "defekte gjuhesore" ne mund ti quajme keshtu.

Kam nje problem me Firefox, qe besoj se mund te me japesh nje ndihme:

Para se ti te hapje kete teme, pata instaluar Firefox ne anglisht. Pasi shkarkova Firefox ne shqip dhe e instalova, tek appleti Add Remove Programs me dolen 2 instanca te Firefox, 1 per versionin anglisht dhe 1 per versionin shqip. I bera deinstalim te Firefox, dhe me mbeti ne applet instanca e Firefox ne shqip, konkretisht 1.0RC1 (sq-AL). Aktualisht nuk e kam me Firefox 1.0RC1 (sq-Al), dhe nga ai link qe ke postuar ketu, nuk shkarkoj versionin qe me duhet. A ke ne ndonje cep te kompjuterit tend nje kopje te 1.0RC1 (sq-Al), nmq ta instaloj dhe njehere dhe ta deintaloj qe te heq ate instancen tek appleti i Add Remove Programs?

Kjo sepse me bezdis fakti qe te kem ne kompjuter pjese programesh qe mbesin, kur realisht ato nuk me te instaluara.


Respekte

Admirali


P.S.
Mund ta besosh ose jo, por njehere me ndodhi qe Firefox beri crash. Fatkeqesisht nuk u kujtova te beja nje print screen.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Firefox-i në Shqip

Për Windows prej kësaj lidhjeje mund të kesh versionin më të fundit për build-et (për Shqipen).
Hidhi një sy faqes që përfaqëson kjo lidhje për gjuhë të tjera apo OS të tjerë.

A bëhet fjalë për Windows, së pari? Them se po, ngaqë nën Linux mund të instalosh sa instanca të të pëlqejë, dhe të hapësh njëkohësisht...

Nëse nuk arrin të çinstalosh x apo y program i bie të jetë një defekt i Windows-it. Më shumë akoma po të kemi parasysh që FF nuk është menduar për tu ngulur me pahir në disqet e përdoruesve.


I njëjti hamendësim vlen edhe për vithisjen (crash) të FF, edhe pse askush, aq më pak unë, pretendon që funksionimi i FF, është 100% i garantuar nga defekte që janë në parim pjesë e
çdo softi. Pra nuk është ndonjë hata që FF të bllokohet.

Shkruana prapë nëse nuk arrin zgjidhjen ose nëse unë nuk kuptova mirë pyetjen.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Firefox-i në Shqip

Ka problem me shfaqjen e Ë-ve dhe ç-ve gjatë instalimit në Windows. Kjo jo thjesht për shkak të zgjedhjes për gërmat brenda Windows-it. Ndrequr.
 

Admirali

Primus registratum
Re: Firefox-i në Shqip

Besnik, flm per gadishmerine tende, por e zgjidha problemin. Sa per reference per te tjeret, per te hequr nga appleti Add Remove Program, instanca te software qe keni c'instaluar por qe kane ngelur aty, veproni si me poshte:

Start-Run-Regedit
tek HKey_Local_MAchineSoftwareMicrosoftWindowsCurrent VersionUninstall
do te gjeni te renditura te gjithe programet qe ndodhen tek appleti Add Remove Programs. Nje pjese jane me emrin e tyre si psh DAP, kurse nje pjese tjeter jane me GUID si psh {01A4AEDE-F219-49A2-B855-16A016EAF9A4*

Mjaftoni te fshini emrin e programit (qe quhet Key ne Regedit) psh DAP ose {01A4AEDE-F219-49A2-B855-16A016EAF9A4*
dhe ai program nuk do te jete me tek appleti Add Remove Programs.

Kujdes:
Keshillohet te perdoret nga ata qe jane marre me Regedit, jo nga filestare, pasi nje gabim, ju kushton demtim te sistemit.
 

Erind

Forumium maestatis
Re: Firefox-i në Shqip

Kam nje problem ne firefox.
Mund te hap vetem http:\ dhe jo ftp:\
Mos kam anashkaluar ndonje gje?
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Firefox-i në Shqip

Ersi,

Së pari sigurohu që bëhet fjalë për ftp-në në përgjithësi dhe jo vetëm për një rast (vendndodhje) të veçantë që mund të ishte i pamundur për tu kapur në kohën që provove ti.

Nuk mund të them me siguri që IIS është i domosdoshëm, sepse nuk di që FF të shfrytëzojë mekanizma të jashtëm. Mbase një provë nga dikush me
Windows, me dhe pastaj pa IIS, mund të bënte punë.
 

Redis

Forumium praecox
Re: Firefox-i në Shqip

firefoxi eshte fantastik :thumbsup:

firefox%20sq.JPG
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Firefox-i në Shqip

Ndihma e Firefox-it, e përkthyer në Shqip, është thuaj e përfunduar. Gjërat që mbeten për përfundimin:

fotot duhen bërë nga një verions Shqip dhe që xhiron në një mjedis XP. XP-ja është i nevojshëm që fotot të jenë të ngjashme me ato të përdorura në përkthimet e tjerë apo edhe në origjinal.

Ka disa terma që në sisteme të ndryshëm operativë janë të ndryshëm dhe për ta është përdorur një rrugë që lejon përdorimin e termit të duhur të ppërkthimit në varësi të OS-it. Ndaj edhe shihen, kështu siç është, te ndihma gjëra si &pref. apo nndonjë tjetër e ngjashme. Kjo vetëm përkohësisht, ssepse kur ndihma të jetë brenda programit për tu hapur normalisht brenda tij, (ajo që hapet në versionin Anglisht hëpërhë), përdorimi i termit të duhur do të jetë automatik.
Nëse haset vështirësi në leximin e faqeve të ndihmës, kujtohuni që kodimi i gërmave për to është UTF-8 dhe programi me të cilin përpiqeni ti lexoni duhet kaluar në UTF-8.
Fotot shfaqen nëse jeni të lidhur në Internet.
Sikur dikush të më dërgonte fotot përkatëse nga përkthimi Shqip nën XP do ndihmonte jo pak.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Firefox-i në Shqip

Ndihma për Firefox-in tani është e mundur të kihet brenda programit, pra jo më si dokumente të jashtëm.
Shkarkoni Ndihmën për Firefox-in prej këtej dhe pas kësaj instalojeni si një zgjerim të zakonshëm. Nëse ju shfaqet një mesazh gabimi, por që ju kërkon ripohim për të vazhduar, jepjani dhe mandej rinisni Firefox-in. Pas hapjes duhet që klikimi te Menuja për Ndihmën të shfaqë Ndihmën të përkthyer:

Ndihma_e_Firefox-it.jpeg
 

leandroaliaj

Primus registratum
Re: Firefox-i në Shqip

O besnik, meqë ti qeke i mirë për kto përkthimet, unë do filloj së shpejti të përkthej Operën. Do ndihmosh?
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Firefox-i në Shqip

Po shkruaj ne kete teme, meqe ketu jemi ne shtepine e Firefox-it. Une kam kohe qe perdor kete program si shfletues interneti, dhe duhet te pranoj qe gjate gjithe kesaj kohe, e kam harruar se c'jane dritaret e shpifura pop-up qe shperthejne nga IE /pf/images/graemlins/laugh.gif

Mirepo, kam filluar te has nje "problem". Kam disa faqe interneti nga te cilat bej porosi online, ose marr informacion per porosite dhe faturat nga database-i i tyre online. Me ndodh qe disa nga link-et nuk punojne me Firefox nderkohe qe me IE punojne shume mire. Mos ndoshta kjo vjen ngaqe programuesit e ketyre portal-eve, programojne duke patur ne mendje IE dhe testojne programet e tyre vetem me IE?

flm. te gjitheve per çdo keshille.
:wave:
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Firefox-i në Shqip

Njëri shkak është ai që thua, pra hartimi i këtyre faqeve duke patur parasysh protokolle të MS dhe jo standarde gjithëpërfshirës.
Një shkak tjetër, që duhej të ish zhdukur tashmë, por duhet të presim build-in tjetër, krijuar pasi të miratohen disa arnime që i kam bërë përkthimit: një hapësirë e tepërt në një nga vargjet e përkthimit pengon procesin e mirëfilltësimit midis FF-it dhe disa prej site-eve që përdorin të tillë (falemnderit h3lios-it për njoftimin) /pf/images/graemlins/smile.gif . Në rastin konkret, nëse është apo jo ky shkaku i vështirësive mund ta provosh duke xhiruar FF-in në origjinal dhe shih nëse vazhdon të kesh problem.

(Po hamendësoj që përdor FF-in në Shqip...)
 
Top