Al-Punk
Still here

Scott Pilgrim vs. the world
http://www.imdb.com/title/tt0446029/
Vleresimi personal 8/10. Argetues, emocional nese je nen 23 vjec

Scott Pilgrim vs. the world eshte nje film fantastik nese do isha dhe njehere 19 vjec. Ka gjithcka qe do doje ne ate moshe, muzike, dhimbje dashurie, duf dhe shfryrje te dufit .. e te gjitha keto te vendosura ne nje loje kompjuteri ku sic pritet personazhi kryesor fiton.
Filmi fillon duke reflektuar per te dashuren e fundit dhe te dashurat qe Scott Pilgrim (22 vjec) braktiste. Megjithese filmi nuk e vendos asnjehere Scott ne diskutim qe eshte apo jo fajtor, gjate filmit ka nje rrefim te shkurter se si te gjitha lidhjet qe ka perfunduar i ka mbyllur pas historise me nje tjeter kengetare-roku qe kishte braktisur pikerisht Scottin. Scot eshte gjithashtu ne nje bande roku.
Megjithese ne nje lidhje jo-normale, me nje vajze 17 vjecare, ne nje nga ato castet e vetmise (nje shkretetire me vetem nje peme te thare), Scott bie ne gjunje dhe psheretin: "Jam vetem". Pikerisht ne ato cast shfaqet per here te pare Ramona, e cila mbi rollerblade i kalon prane dhe thote: "Nuk je vetem! Je ne nje nga ato enderrat idiote".
Fraza me siper eshte fillimi i aventures se Scott Pilgrim (endesit) kunder botes. Ne nje stil "loje kompjuteri" ai ndeshet me ish-te dashurit e Ramones per te arritur te fitoje respektin-e-vetvetes qe eshte ne nje fare menyre dhe morali pasiv i filmit.
Megjithate filmat, librat, piktura dhe forma te tjera te artit nuk jane te bukur per shkak te moralit qe kane, por per shkak te ndjesive qe te japin. Scott dashurohet me Ramonen e cila gjate filmit ndryshon shpesh por pa shprehur se cfare ka ne mendje. Fillimisht Ramona eshte nje imazh, me pas nje figure seksuale dhe me tej ajo vajza me sy te deshperuar. Figura e saj kalon para syve te cdokujt tamam si fazat e dashurise.
Filmi eshte i realizuar shume mire, ka shume skena te shkurtera dhe interesante dhe do ua sugjeroje cdo kujt qe deshirojne te ndjehen adoleshente per pak caste serish. Mbi te gjitha, gjenerates se lojrave kompjuterikte!