Filmi qe nuk do deshironit kurre te rishikoni

toro_loco

Forumium praecox
Re: Filmi qe nuk do deshironit kurre te rishikoni

Pertej Kufijve - Film Horror qe e ka transmetuar Top Channel disa here. Behet i merzitshem nese e rishikon sepse nuk te tremb
 

Megg

Carpe Diem
Filmat horror nuk shikohen 2 here rrjesht se ska me kuptim..~
Konkretisht sme kujtohet ndonje emer filmi ...:)
Ndersa per filmat qe do i shikoja me dhjetera here..heh...do beja nje liste te gjaate...;)
 

katsune

cherry blossom
i vetmi film qe nuk do rishikoja kurre, e kur them kurre vertet kurre kurre, eshte Old boy. kush e ka pare, me kupton.
 

joetisti_

Locus omnem
Ka disa filma qe s'ua di titujt. Por te pakte jane edhe filmat qe do t'i rishikoja. Ose mbase do t'i shikoja serish pasi te kishte kaluar shume kohe dhe te kisha harruar ngjarjet e keshtu te behej serish interesant.

Njerin ne fakt doja ta shikoja per nje here te dyte dhe ngaqe s'ia pashe titullin kur e ndoqa, s'e gjeta dot me!
 

-Zana-

e...Thjeshte
Ja harroj titullin ...por nje film shqiptar qe tregon historine e nje emigranti shqiptar ne Greqi , qe e dhunojne dhe merr autobusin peng . Ky film me ka Lene per disa jave te Mira me pasoja /brenga.

Ndersa nga filmat e huaj - 12 years a Slave- , edhe ky film me ka Lene me brenga te thella.
 
Top