Re: Filmi me romantik i te tera kohrave...?
Ekzorcisti psh ka nje dell te papare romantik. Per ata ose me sakte ato,qe kane kundershtime do t`u thosha qe varet nga kendveshtrimi.
P.sh Kazablanka adhurohet nga seksi i bukur, po per nje mashkull, ta shpif me besoni.
Meqenese doni se s`ben nje histori dashurie te dhimbshme gjeni te pakten nje film qe te kete edhe kete qe doni ju (ku "ajo" te vdesi ne fund dmth) edhe te jete film me kuptim.
P.sh dikush kishte permendur "Ne kerkim te Kurrkundit". Fenomenal. Xhoni Dep ne nje film te rangut te tij.
Ose pse jo i madhi "Nuovo Cinema Paradiso" (Kinema Parajsa).
Ose psh Puthje Franceze (French Kiss). Hajde per shkak te lojes se papare mund te futen ne liste edhe ndonje film tip "Te pagjume ne Siatell" ose "Ka leter per ty" (You`ve got mail).
Aaaa hajde de psh "Takim me vdekjen" (Meet Joe Black). Kemi A.Hopkins qe e qan rolin. Kemi nje alamet femre ne rolin kryesor. (Si e ka emrin kjo mo?) Edhe per ju femrat ka Bred Pitin.
Po jo Kazablanka t`a haje dreqi. Me besoni. Nje mashkull e sheh Kazablanken ose nqs e sheh per here te pare, ose nga halli. Sepse pikerisht aty ku femrave u vijne lotet ne gryke, mashkullit i hipen nje e qeshur. Dhe pastaj kur shikon "The End" i vjen per te qare...qe sapo shpedoroi 2 ore te jetes se tij.
Dhe nqs nje mashkull e sheh Kazablanken me qejf, ka probleme me shijet ....artistike.