Filmi i Mevlan Shanes

anogri

Primus registratum
Filmi i Mevlan Shanes

Te dielen ne Festivalin e Filmit ne New York u shfaq filmi i Mevlan Shanes "Black Flowers".
Nje fiasko e vertete. Nuk e kuptoj por si mund te kene rene ne ate nivel Mevlani dhe Natasha (si skenariste)!!!
Une nuk besoj qe edhe shqiptaret e Shqiperise te pranojne kete film si nje arritje. Gjate gjithe filmit zoteronin fjalori i ulet, une te pakten e di qe fshati nuk ka pasur ndonje nivel nga ana intelektuale, por fshataret tane nuk kane qene te shthurur nga goja. Fjalori i ulet ishte qellimi kryesor i filmit. Nuk kuptova se c'fare donte te na thoshte regjisori me kete. Skena pa lidhje, pa llogjike... Megjithate shqiptaret e New Yorkut e ndoqen filmin deri ne fund. C'zhgenjim, besoj edhe Mevlani duhet ta kete ndjere, ne fillim ai u prit me duartrokitje me nje mall qe na karakterizon ne komunitetin shqiptar jashte atdheut, dhe ne fund, njerzit mezi prisnin te dilnin nga salla. Asnje duartrokitje.
 

Odoakri

Primus registratum
Re: Filmi i Mevlan Shanes

nuk eshte se filmi i mevlanit ishte per turp, eshte gjith sistemi qe funksionon keq.
Shteti jep fonde per nja 12 filma ne vit ( metrazh te gjat/shkurter/animacion/doc) ku keto fonde zakonisht i marrin regjizoret me "eksperience". kjo nuk do te kishte asgje te keqe, ne fund te fundit shkohet per siguri, sikur mos te ishte qe keta regjizore me "eksperience" pergjithesisht jane te njejtit qe kane xhiruar dhe gjate diktatures, pra pergjithesisht nuk din te xhirojne filma me buxhet te ulet. (mevlani vet ankohej per buxhetin e vogel te filmit te tij, ndoshta nuk e di qe rodriguez ka xhiruar el mariachi me 7000 USD, te fituar ne loje TV) keta regjizore ishin mesuar te punonin me gjithe mbeshtetjen e shtetit, qytetit dhe kooperatives, dhe nga ana tjeter kishin nje treg te sigurte. plus qe nuk duhet harruar fakti qe kane nje fare moshe, dhe mentaliteti i tyre eshte i prirur drejt idealizimit dhe teatralizimit, dhe nuk kane "haberin" e tregut, te huajt e kane shume te veshtire te kuptojne "ça halli kish regjizori", nga njera ane dhe vet ne shqiptaret nuk i kuptojme nese nuk jemi nga e njejta lagje me regjizorin.
Shteti do bente me mire qe per pak kohe te nderpriste sunvencionet dhe me ato fonde te ndertonte nje qender shtetrore per fazen e post-produksionit, keshtu dhe kosto finale e nje filmi ulet, pasi filmi nuk do te kete nevoje te dergohet ne ceki apo france per kete faze.

plus qe si çdo gje ne alb edhe fondet i merr gjithmone shoku dhe miku, edhe pse shoku e miku kane nje skenar qe s'ka ku ta kap qeni.

jane skenare te shkruar nga njerez qe rrine gjithe diten ne kafene, dhe mendojne se duke qene se kane nje emer çdo gje qe bejne, e bejne mire.

te gjithe regjizoret tane duhet te marrin leksione nga budina se si behet nje filem thelbesisht shqiptar, por me fonde te huaja dhe per me shume qe te huajt ta shohin ta kuptojne dhe te dalin nga salla te perlotur.
 

Odoakri

Primus registratum
Re: Filmi i Mevlan Shanes

se e zgjata kote dhe nuk te thashe qe pash mevlanin te klan-i te mburrej se ne jorkun e ri e kishin pritur shume mire dhe filmi i tij u perserit, gje e rralle ne ate festival ku merrte pjes.
 

anogri

Primus registratum
Re: Filmi i Mevlan Shanes

Jo per hakmarrje por dikush duhet ta pergenjeshtroje mburracakun, e pare e punes sepse filmat kishin te drejte te prezantoheshin vetem nje here, dhe e dyta kur spektatori zhgenjehet nuk kerkon qe nje film te rishfaqet. Me sa kam lexuar shtypin shqiptar ka nje tendence te zmadhimit te ngjarjeve sic duket nuk u shiten gazetat.
 

ados

Primus registratum
Re: Filmi i Mevlan Shanes

Ndoshat keni te drejte, une nuk e kam pare kete film ketu ne europe. Por mesa lexova diku, ky film mori nje fare cmimi..Eshte e vertete?. Edhe nje here, lexova qe kritiket e huaj e priten mire filmin nga shqiperia. Ju mund te na thoni shume mer kete.
 
Top