Filmat me te mire te te gjitha koherave !

glamdring

Forumium praecox
Re: Filmat me te mire te te gjitha koherave !

hey!

ne faqen time (shiko profilin), kam bere nje faqe ku kam dhene 101 filmat me te mira te te gjithe koherave sipas mendimit tim. secilin film e kam lidhur me faqen perkatese ne imdb ku mund te gjesh gjithe informacionin. komentet jane te mirepritura...
 

eM

Paper Moon
Re: Filmat me te mire te te gjitha koherave !

#089 Who's Afraid of Virginia Wolf Mike Nichols 1966


vdes per kete film!

few people have actually seen it, or remember it! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

el_magico

Primus registratum
Re: Filmat me te mire te te gjitha koherave !

Al Pacino, Scent of a Woman (Arome Gruaje)j

Shprehja me e forte kur Al Pacino i thote Tomit (maces) para se te niset.

"Remember, when in doubt, **** "
Perkthimi:
"Dhe degjo, kur te mos dish cfare te besh, bej dashuri"
 

crazy

Primus registratum
Re: Filmat me te mire te te gjitha koherave !

via col vento me clark gable,film qe ende sot e kesaj dite me ben te qaj sa here e shoh.
 

Odoakri

Primus registratum
Re: Filmat me te mire te te gjitha koherave !

Fillimisht postuar nga Glamdring:
[qb] hey!

ne faqen time (shiko profilin), kam bere nje faqe ku kam dhene 101 filmat me te mira te te gjithe koherave sipas mendimit tim. secilin film e kam lidhur me faqen perkatese ne imdb ku mund te gjesh gjithe informacionin. komentet jane te mirepritura... [/qb]
Pashe profilin, zjarrvenes si Montag?
Filmin qe ka bere Truffaut e ke pare? ke arritur ta gjeshe?

PS: si kubrikian vendi i 23 eshte pak per Odisene.
 

glamdring

Forumium praecox
Re: Filmat me te mire te te gjitha koherave !

Fillimisht postuar nga Odoakri:
[qb] Pashe profilin, zjarrvenes si Montag?
Filmin qe ka bere Truffaut e ke pare? ke arritur ta gjeshe?

PS: si kubrikian vendi i 23 eshte pak per Odisene. [/qb]
Besoj se e ke llafin per François Truffaut apo jo? Fakteqesisht nuk kam pare asgje te tij, filmat franceze jane pakez te veshtire te gjenden kendej.

Hehehe, nuk besoj te kem aftesine e salamandres ne lidhje me zjarrin, megjithate si mund te qendrohet larg tij?!?

Tani, une e kam thene qe i kam shkruajtur filmat siç me kane ardhur ne koke. Kubrick eshte ne vend te I-re, V-te, XIII-te, XXIII-te, XXVIII-te dhe XLV-te, pavarsisht qe mua me pelqen 2001 - A Space Oddyssey me shume sesa The Shining. Mbase ndonje dite do i ve sipas preferences. Nuk besoj se ia kam ngrene hakun Kubrick-ut ne çdo rast. :)
 

mostro

Putraku
Re: Filmat me te mire te te gjitha koherave !

Pak me perpara po shikoja "gioventi bruciata"me Jimi dean..Me te vertet shume film i bukur dhe po aq domethenes,sidomos per disa tipa qe nuk du me zen emra ne goje,qe pervec konfuzionit shpirteror nuk njohin gje tjeter....

p.s e kam per te gjithe ju /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

the hitman

Primus registratum
Re: Filmat me te mire te te gjitha koherave !

Me vijne ndermend shume tituj,por do te vecoja "Taxidriver","Goodfellas","Pulp fiction","Reservoir dogs". Do permendja edhe kinemane e Godárd,Melvílle,etj.

P.S.Gjynof qe tashi m'Shqipni nuk i japim mo n'televizor per arsye te ligjit mbi copyright-in.
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Filmat me te mire te te gjitha koherave !

Marko ne kerkim te nenes.
The lord of the Rings.
Skllave Izaura.
Peshkataret e Perlave.
 

epremte

Primus registratum
Re: Filmat me te mire te te gjitha koherave !

Pacienti anglez; Chinese Box; Avokati i Djallit; Lolita
 

epremte

Primus registratum
Re: Filmat me te mire te te gjitha koherave !

harrova, Legjenda e pianistit mbi oqean eshte nje nga te preferuarit e mi. sidomos ajo pjesa ku ai "ndeshet" me nje pianist zezak.
 

darma

Primus registratum
Re: Filmat me te mire te te gjitha koherave !

Nuk e di ka shume por per mua me i miri deri me sot Al Pacino (Arome gruaje)
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Filmat me te mire te te gjitha koherave !

Filmi me i mire qe qaj ne cdo skene te tij eshte Titanicu me aktoren e bukur Leo Di Caprio. Ua mmami sa i bukur qe eshte, te keput telat e.....zemres dmth /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif ahhaahahahah

Filma te bukur ka shume Gladiatori, Njeriu me Shenje, Casino, Godfellas, The usuall suspects, i madhi Arome Gruaje (e qan ai majmuni Al Pacino dmth) dhe shume te tjere qe jane spektakel.
Por 2 jane mbi te gjithe. Jane legjendat e pavdekshme:
1.KUMBARI (te treja pjeset) GODFATHER TRIOLOGY
2.NJE MENDJE E BUKUR A BEATIFUL MIND
Te dy nuk kane te krahasuar me film tjeter.
 

glamdring

Forumium praecox
Re: Filmat me te mire te te gjitha koherave !

Por 2 jane mbi te gjithe. Jane legjendat e pavdekshme:
1.KUMBARI (te treja pjeset) GODFATHER TRIOLOGY
2.NJE MENDJE E BUKUR A BEATIFUL MIND
Mbase duhet ta lexosh ate shprehjen e Remarkut qe ke per firme edhe nje here dhe te mendosh per kuptimin (ose kuptimet) e saj. Nese "Kumbarit" nuk mund t'i mohohen vlerat, "Nje mendje e bukur" eshte i mbivleresuar per mendimin tim.

Eshte e çuditshme qe meshkujt shqiptare jane kaq negative ndaj Di Caprios. Nuk me duket se ka marre me shume fame sesa te tjere qe kane pasur role apo kane luajtur shume me keq se ai. Qofte tek "Man in the Iron Mask", "Romeo + Juliet", "The Quick and the Dead" apo "What's Eating Gilbert's Grape" nuk luan keq, per mendimin tim. Shpesh mendoj qe fama qe Di Caprio ka marre me shume i ka prishur pune sesa i ka dhene dore.

Ah, te mos harroj qe nuk mbaj mend te kem degjuar per ndonje film tjeter perveç "Titanic" qe njerezit e kane pare 10 here! Vertete qe keta njerez ishin ne moshe, dhe une mendoj se nje here del e tepron per "Titanic", por jo gjithe filmat mund te terheqin gjithe publikun.

Nejse, ne fund te fundit eshte çeshtje shijesh...
 

Blendi

Primus registratum
Re: Filmat me te mire te te gjitha koherave !

Jam dakort me ty kur thua qe "A Beautiful Mind" eshte mbivleresuar. Filmin e pash mbasi kisha degjuar gjithe ate "hype" nga njerezit dhe kritika. Ndoshta isha ngrehur te shihja ndonje kryeveper apo klasik (sic e quajti para-para folesi), por nuk e ndjeva si film. S'ishte i keq por mundem qe tani te mendoj disa dhjetra filma qe me kane emocionuar me shume se "A beautiful Mind".

Dhe kam permendur dhe me pare "What's Eating Gilbet Grape" eshte film i arritur ku Di caprio shpalos talent te pamohueshem.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Filmat me te mire te te gjitha koherave !

Kujt i pelqen kinematografia jo komerciale i sugjeroj te shikoje kater filmat e regjizorit freng Tregime te kater stineve"

Tregim Pranvere
Tregim Vere
Tregim Vjeshte
Tregim Dimri

Jane kater filma te pavarur njeri nga tjetri por sipas meje shume te bukur.

conte_d_automne.jpg
 

oneo

Forumium praecox
Re: Filmat me te mire te te gjitha koherave !

une tani u kujtova ta shihja se me kishin bere reklame te keqe

Master and Commander

master_and_commander_plakat.jpg
 

erdha-edhe-une

Primus registratum
Re: Filmat me te mire te te gjitha koherave !

tung te gjitheve e me se shumti jimmy84 i cili ka sens ne zgjedhjen e filmave -the best!
kush thot se beatiful minde eshte e mbivlersuar?!! athere me duket se ka nevoj per rishikim te filmit derisa te kuptoi "peshen" e tij!

po e rendis edhe nje PIANISTI
bye
 
Top