Re: Filmat me te fundit qe keni pare
İNTOLERABLE CRUELTY.
Regjizor :Joel Coen
Skenar: Robert Ramsey,Matthew Stone,Ethan Coen,Joel Coen.
Aktoret: G.Clooney,C.Zeta-Jones,Geoffrey Rush,Billy Bob Thornton,Cedric the Entertainer,Eduard Herrmann
Vellezerit Coen,nder perfaqesuesit kryesore te kinemase se pavarur,pas xhirimit te ‘The man who wasn’t there’ film ky qe permban mbresa te nje kendveshtrimi ekzistencialist,duket sikur jan lodhur,ndaj dhe skan hezituar per tu kridhur ne peshkimin tashme tradicional te tyre ne komedi.
Dhe ja ku e vertetojne me filmine tyre te fundit : İNTOLERABLE CRUELTY. Tema e te cilit eshte perqendruar ne historine e dy njerezve qe jetojne ne mes te dashurise e urrejtjes.Miles Massey (G.Clooney) avokat i shquar divorcesh,duke menduar se po nis nje pune mjaft te zakonshme, nuk ve re qe kjo çeshje do te ndryshoje krejt jeten e tij.Marylin Rexroth(C.Zeta –Jones)(gjuetare burrash te pasur)gruaja e klientit te Miles-it i cili do te divorcohet ,qe takimin e pare ,me bukurine e mrekulline e saj na e be navokatin te na vallezoje neper lendina.
Si ne cdo film te Coeneve,deri dhe te ata me te erretit,dhe ketu tingellon’ ironia e mprehte,qe e nxjerrin dhe titullin e ketij filmi ne tone dhe me te buta.Gjithashtu dhe aktoret me performancen dhe paraqitjen e jashme ( karakteristike e Coeneve) bejne qe filmi te marre me kuptim dhe tema te dale me ne dukje.
Miles tregohet si person me karakter te pathyeshem,por duke rene pre e dobesive te tij,ai ngelet i paralizuar dhe i pafuqishem para ndodhise se jetes se tij.Kjo eshte mbresa qe Coenet kan dashur te parashtrojne,qe mgjthse,nuk u ngjan veprave te tjera te tyre,eshte realizim i bukur.
Loja e aktoreve te njohur dhe te preferuar te Coenve(Zeta-Jones e re ne filmat coen),i ka dhene filmit ngjyrat e nje komedie romantike jo te zakonshme,e cila megjthse duke u pare ne aspektin e Coeneve duket si me e lehta,apo me limonata,here pas here rrjedhin momente aq komike sa shikuesit mund te hyjne ne kriza te gjata te qeshurash .
Megjithate,ja vlen te shohesh sikur vetem per tu çlodhur nje film Coenian,kane arome tjeter...
