Re: Filmat me te fundit qe keni pare
Good bye Lenin.
Bashkimi i dy gjermanive ne 1989 i pare nga kendveshtrimi i nje nene te rritur me idealet socialiste qe rrezohen me renien e murit. Kjo nene bie ne koma perpara ndryshimit te madh qe peson Gjermania dhe zgjohet pas renies se murit. I biri krijon nje parajse artificiale per te jemen (dhomen e saj te pandryshuar, kavanozat e turshive te kohes se vjeter te gjetura aty ketu, veshjet e dikurshme, lajmet e regjistruara ne video qe ajo sheh cdo nate duke besuar se jane aktuale) pasi per te do te ishte fatal nja infarkt i dyte i shkaktuar nga emocione te forta.
Me kujtoi "la vita è bella" ku ne vend te femijes qe perjeton luften si loje, eshte nje grua me ideale dhe besim per ate qe ka jetuar si jeten e saj dhe i biri qe arrin te cdramatizoje kapercimin e sistemeve per te mbrojtur nenen.