Re: Filmat me te fundit qe keni pare
Salla e kinemase nuk ishte ndryshe nga sallat e kinemase te tjera qe isha ulur me qindra raste te defreja syrin tim ne filma cdo lloj. Aty qene te gjithe, ajo vajza me telefon celular qe bie pa pushim, plakushi qe shikon gjithkend shtrember, gruaja e shendoshe qe ka mbaruar koliposhat pa filluar filmi, adoleshentet qe kujtojne se me te vertete koka-koka dhe Sprite bejne gare ne ekranin e madh te kinemase, dhe..sigurshit ato tipa si puna ime qe verejne cdo gje dhe vene i hedhin mendimet ne web.
Ne ekran shfaqet ca vargje te vjetra te harruar nga bota, qe profeti Isaia i tha nje mije vjet para Tij : Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar.
Nga caqet e kembeve te mija vijne drithma sikur sinhedrina qe mba meje dhe jo pas Jezusit dikur. Eshte epamundur te mos qash, te mos ndiesh dhimbje, te mos ngrihesh te kembe dhe te therrash:MJAFT, teksa sinhedrina peshtyn, qellon, rreh, ofendon, akuzon, Jezusin nje njeri te pa faj, teksa ushtaret romake bien mbi trupin e tij te pa memekat me thupra, shkopinj, drunj, shkelma dhe kamxhike lekure me thikeza te lidhura ne to. MAJFT, do thoshte dhe nje atesit, apo dikush jo simpatik ndja Krishtermit, teksa nje njeri i pafajshem zgjodhi te kryeje aktin sublim te altruizmit per mua, per ty, per ata qe do vijne pas nesh.
Filmi qe nje realizim i mrekullueshem, muzika teper prekese, dritat, pejsazhet, kujtesat, simbolizmat Biblike qene te nje niveli alla Lord of the Rings.
Dhe ja, gjithcka eshte terhequr ne ate botene e ekranit te madh, dhe salla e kinemase gjendet ne Golgoten e Izraelit, duke futur plinsin ne doren e tij, dhe ai shikon sallen me dashuri me te vemtin sy qe mund te shikoje pakez dhe thote : At fali, ata nuk dine sec bejne.
-Ngrihu Jezus, Ngrihu shpeto veten, therrit ushtrite e Atit tende, Kerubin dhe Serafin ku jeni, cohu Abba, Cohu Zoti i ushtrive shpeto yt bir, le te bien borite e qijeve , te ngirhen kujat e luftes, te vishen mburojat e arta, ti jipet nje kale Mikaelit, dhe nje shpate Amenit, te zbrazet shtepia e Perendise, ne ndihme te Emanuelit...
Por syri i tij shkelqen :une e le vete jeten time dhe e marr perseri, une sjell nje beselidhje te re...
Ai vdiq per mua, per ty, qe une dhe ti te kemi paqe me Perendine, mos prit me po eja.