Re: Filluan ulërimat parazgjedhore
Marre nga Klani
Frika nga demonizimi i Rames
Berisha ka nisur sulmet verbale ndaj kryebashkiakut. Qe do te zyrtarizohen edhe me kerkesen e deputeteve te opozites per ngritjen e nje komisioni kunder tij. Qe te gjitha se bashku permbajne nje rrezik: demonizimin e Rames dhe pasojat qe vijne nga kjo
E quajti "Biri i Enverit", "Bosi i mafies me te rrezikshme te Ballkanit", "Bosi i lavatrices se pastrimit te parave", "I rrezikshem sepse ha trotuaret e Tiranes", "Armik i transparences", "Denoncues i te atit per felliqesi", "Modern sepse vishet me bodi". E lista mund te vazhdoje dhe me tej. Por te gjitha keto qe tha gjate nje fjale perpara demokrateve te Tiranes, nuk i mjaftuan Sali Berishes. Pas ketij sulmi ai vendosi te ndermarre veprime konkrete. Kete jave, nje kerkese me firmat e te gjithe deputeteve opozitare do te depozitohet ne Kuvendin e Shqiperise. Kerkesa tashme dihet: ngritja e nje komisioni hetimor per te gjurmuar bemat e ish ministrit te Kultures dhe kreut aktual te Bashkise se Tiranes. Qe pas kesaj furie te re te Berishes, ka dy pyetje qe jane ngritur jo vetem ne media, por edhe ne opinionin publik. Perse ky sulm ndaj Edi Rames dhe perse tani? Ne fakt ka nje sere arsyesh se perse Berisha po e ndermerr kete kryqezate.
Se pari, zgjedhjet lokale po afrohen dhe lideri i PD nuk mund te pajtohet me situaten deri diku roze qe eshte krijuar pergjithesisht nga mediat per kryebashkiakun e kryeqytetit. Berisha e di se me kete klime, askush nga te tijte, madje as me fanatiket, nuk do ta kishin te lehte te thoshin: po une do te konkuroj per Tiranen. Dhe ne kete aspekt, duke ditur se pesha e zgjedhjeve ne kryeqytet eshte e barabarte me ate te rezultatit te arritur ne shkalle vendi, ai i ka hyre ketij misioni te veshtire, se paku per te motivuar te vetet dhe per t'i hapur rruge nje klime tjeter.
Se dyti, lideri i PD po e ben kete, pasi prej kohesh kish mbetur pa nje target per te qelluar. Edhe pasi ka deklaruar prishjen e marreveshjes me Nanon, ai ende nuk guxon te fshikulloje hapur ate, aq sa edhe kur tenton te kritikoje, nuk perdor termin qeveria, por qeverisja. Ne kete kuptim Rama me popullaritetin, famen dhe mediatizimin e tij, perben nje pre te mire per te treguar se doktori nuk eshte nje opozitar te cilit i ka humbur busulla.
Se treti, Berisha eshte i bindur se dicka do te arrije. Ai di nje fakt, se per dy vjet me radhe Edi Rama ka qeverisur Tiranen pa opozite. Se ai nuk ka pasur friken e te qenit nen presion dhe per kete, here pas here, eshte tentuar te tejkaloje kompetencat e te marre vendime vetiake. Edhe kur ka shperndare benefice per njerezit e shtypit, edhe kur ka dhene leje per ndertuesit. Keshtu qe ai shpreson, se edhe sikur sadopak kjo te ndikoje, hapja e te gjitha letrave do te krijonte nje ambient disi me te ndryshem nga ai qe rrethon sot kreun e Bashkise se Tiranes.
Por duke hedhur kete hap Berisha edhe riskon. Riskon duke perdorur fjalorin e tij te vjeter qe te sjell ne mend shprehjen e atij ujkut qe nderron vetem qimen. Riskon pasi tek nje pjese e elektoratit mund te krijoje pershtypjen e nje politikani qe nuk njeh suksesin e askujt, pervec te tijit. Nje pyetje mund te qe shkaterruese per Berishen ne keto momente: A eshte vertet Edi Rama e keqja me e madhe e ketij vendi dhe pikesynimi primar ku mbare opozita duhet te drejtoje baterite e luftes?
Lideri i PD riskon perballe saj. Ashtu sic riskon edhe duke e shnderruar kryebashkiakun ne target, duke e kthyer ate ne nje kundershtar personal. Sepse ketu, ai nuk e demton PS duke i faturuar Ramen (ashtu sikurse i thote ndonje keshilltar i tij), por forcon me teper Edin, ne raportet e tij si me lideret ashtu dhe me bazen fanatike te te majteve.
Me lideret sepse pas sulmeve te Berishes, ata nuk do te guxonin t'i hapnin me andralla Rames, duke druajtur se kjo mund te merrej si nje marreveshje e fshehte dhe jo parimore, mes krereve te PD dhe PS. Me bazen, sepse ajo eshte e permalluar per dike qe i evokon pas kaq kohesh, kauzen e harruar te antiberishizmit.
Por, Berisha po gabon edhe diku tjeter. Sipas atyre qe ai vete ka deklaruar, Komisioni Hetimor do te synoje te zbardhe jo vetem veprimtarine e Kryebashkiakut, por edhe ate te ish ministrit te Kultures. Perse? Pse ky zell per te qemtuar ne te dy institucionet, ne nje kohe qe nga i dyti Rama eshte larguar dy vite e gjysem me pare dhe kontrolli i tij mund te ishte bere me kohe? Vetem ky fakt do te mjaftonte per te ngritur nje pikepyetje. Berisha kerkon te hetoje institucionin apo personin? Akuzat, faktet, veprimet e tij, kane per motivim zbardhjen e aferave, apo demonizimin e nje kundershtari politik. Deri me tani balanca duket se anon nga e dyta. E pikerisht ketu qendron rreziku. Per tani dhe per te ardhmen. Sepse perballe Berishes, kete here gjendet nje Edi Rame, me arritjet dhe sukseset e tij. Me shnderrimin e Tiranes, me futjen e nje mendesie te re dhe me rezultate konkrete. Me anet e tij te errta gjithashtu. Ne qendrimet politike, ne autoritarizmin ne marrjen e vendimeve dhe me lojrat e dyshimta ne favorizimin e bizneseve. Per te gjitha keto, kryebashkiaku mund te kaloje ne skaner. Te lavderohet e te merret si shembull. Por edhe te kritikohet e pse jo te pergjigjet. Por aspak te demonizohet. Sepse si kurdohere procesi i demonizimit pjell te kunderten e tij. Ai ndihmon me shume se cfardo ne ngritjen e nje miti. E si rezultat i kesaj nuk eshte cudi qe pas gjithe kesaj, Berisha vete te kete kontribuar ne krijimin e asaj qe i trembej me shume. Ne lindjen e nje biri te denje te Enverit.