Filluan ulërimat parazgjedhore

Blendi

Primus registratum
Filluan ulërimat parazgjedhore

Kryetari i PD Sali berisha ka akuzuar PS se po pergatit manipulimin e zgjedhjeve te ardhshme lokale. Ndarja e re e territorit nga ana e pozites eshte quajtur si manover per te marre me shume vota ne zgjedhjet e Pushtetit vendor.
Kohet e fundit edhe mardhenien e dashurise midis Saliut dhe fatosit duket se e ka marre lumi. ndoshta fatosi ia dredh Saliut, ose thjesht nuk eshte i kenaqur ne shtrat. Sidoqofte, ajo fasada qe zgjati disa muaj tani ka rene, ndoshta kjo kishte thjesht te bente me afrimin e Fushates. Dihet, ne fushate ulerihet, shahet, grushtohet, peshtyhet. Marrveshjet rrezohen, unazat flaken, femijet mbeten jetime kurse populli me gisht ne goje ("me gisht ne goje" eshte varianti relativisht me i pranueshem se sa alternativa tjeter per gishtin).

Pra nuk ka me tryeza te perbashketa, pune pozitive, mirkuptim dhe tolerance. Jemi serisht ne Shqiperi, ku dihet se prej vitesh, ME NE ULERIJNE TE GJITHE...
Prandaj miqte e mi te AF, nisni bllokoni emails me lajme ku jeni abonuar, shuani nga lista e te zgjedhurave faqet e te perditshmeve shqiptare. Do jete nje fushate e eger dhe e shemtuar. Do fliten te gjitha absurditetet nga tribunat, do shahen deri edhe baxhanaket e kandidateve, Derr brothers Group do kete material te bollshem per humor te merzitshem...
 
B

briiigi

Guest
Re: Filluan ulërimat parazgjedhore

Marre nga Klani

Frika nga demonizimi i Rames
Berisha ka nisur sulmet verbale ndaj kryebashkiakut. Qe do te zyrtarizohen edhe me kerkesen e deputeteve te opozites per ngritjen e nje komisioni kunder tij. Qe te gjitha se bashku permbajne nje rrezik: demonizimin e Rames dhe pasojat qe vijne nga kjo
E quajti "Biri i Enverit", "Bosi i mafies me te rrezikshme te Ballkanit", "Bosi i lavatrices se pastrimit te parave", "I rrezikshem sepse ha trotuaret e Tiranes", "Armik i transparences", "Denoncues i te atit per felliqesi", "Modern sepse vishet me bodi". E lista mund te vazhdoje dhe me tej. Por te gjitha keto qe tha gjate nje fjale perpara demokrateve te Tiranes, nuk i mjaftuan Sali Berishes. Pas ketij sulmi ai vendosi te ndermarre veprime konkrete. Kete jave, nje kerkese me firmat e te gjithe deputeteve opozitare do te depozitohet ne Kuvendin e Shqiperise. Kerkesa tashme dihet: ngritja e nje komisioni hetimor per te gjurmuar bemat e ish ministrit te Kultures dhe kreut aktual te Bashkise se Tiranes. Qe pas kesaj furie te re te Berishes, ka dy pyetje qe jane ngritur jo vetem ne media, por edhe ne opinionin publik. Perse ky sulm ndaj Edi Rames dhe perse tani? Ne fakt ka nje sere arsyesh se perse Berisha po e ndermerr kete kryqezate.
Se pari, zgjedhjet lokale po afrohen dhe lideri i PD nuk mund te pajtohet me situaten deri diku roze qe eshte krijuar pergjithesisht nga mediat per kryebashkiakun e kryeqytetit. Berisha e di se me kete klime, askush nga te tijte, madje as me fanatiket, nuk do ta kishin te lehte te thoshin: po une do te konkuroj per Tiranen. Dhe ne kete aspekt, duke ditur se pesha e zgjedhjeve ne kryeqytet eshte e barabarte me ate te rezultatit te arritur ne shkalle vendi, ai i ka hyre ketij misioni te veshtire, se paku per te motivuar te vetet dhe per t'i hapur rruge nje klime tjeter.
Se dyti, lideri i PD po e ben kete, pasi prej kohesh kish mbetur pa nje target per te qelluar. Edhe pasi ka deklaruar prishjen e marreveshjes me Nanon, ai ende nuk guxon te fshikulloje hapur ate, aq sa edhe kur tenton te kritikoje, nuk perdor termin qeveria, por qeverisja. Ne kete kuptim Rama me popullaritetin, famen dhe mediatizimin e tij, perben nje pre te mire per te treguar se doktori nuk eshte nje opozitar te cilit i ka humbur busulla.
Se treti, Berisha eshte i bindur se dicka do te arrije. Ai di nje fakt, se per dy vjet me radhe Edi Rama ka qeverisur Tiranen pa opozite. Se ai nuk ka pasur friken e te qenit nen presion dhe per kete, here pas here, eshte tentuar te tejkaloje kompetencat e te marre vendime vetiake. Edhe kur ka shperndare benefice per njerezit e shtypit, edhe kur ka dhene leje per ndertuesit. Keshtu qe ai shpreson, se edhe sikur sadopak kjo te ndikoje, hapja e te gjitha letrave do te krijonte nje ambient disi me te ndryshem nga ai qe rrethon sot kreun e Bashkise se Tiranes.
Por duke hedhur kete hap Berisha edhe riskon. Riskon duke perdorur fjalorin e tij te vjeter qe te sjell ne mend shprehjen e atij ujkut qe nderron vetem qimen. Riskon pasi tek nje pjese e elektoratit mund te krijoje pershtypjen e nje politikani qe nuk njeh suksesin e askujt, pervec te tijit. Nje pyetje mund te qe shkaterruese per Berishen ne keto momente: A eshte vertet Edi Rama e keqja me e madhe e ketij vendi dhe pikesynimi primar ku mbare opozita duhet te drejtoje baterite e luftes?
Lideri i PD riskon perballe saj. Ashtu sic riskon edhe duke e shnderruar kryebashkiakun ne target, duke e kthyer ate ne nje kundershtar personal. Sepse ketu, ai nuk e demton PS duke i faturuar Ramen (ashtu sikurse i thote ndonje keshilltar i tij), por forcon me teper Edin, ne raportet e tij si me lideret ashtu dhe me bazen fanatike te te majteve.
Me lideret sepse pas sulmeve te Berishes, ata nuk do te guxonin t'i hapnin me andralla Rames, duke druajtur se kjo mund te merrej si nje marreveshje e fshehte dhe jo parimore, mes krereve te PD dhe PS. Me bazen, sepse ajo eshte e permalluar per dike qe i evokon pas kaq kohesh, kauzen e harruar te antiberishizmit.
Por, Berisha po gabon edhe diku tjeter. Sipas atyre qe ai vete ka deklaruar, Komisioni Hetimor do te synoje te zbardhe jo vetem veprimtarine e Kryebashkiakut, por edhe ate te ish ministrit te Kultures. Perse? Pse ky zell per te qemtuar ne te dy institucionet, ne nje kohe qe nga i dyti Rama eshte larguar dy vite e gjysem me pare dhe kontrolli i tij mund te ishte bere me kohe? Vetem ky fakt do te mjaftonte per te ngritur nje pikepyetje. Berisha kerkon te hetoje institucionin apo personin? Akuzat, faktet, veprimet e tij, kane per motivim zbardhjen e aferave, apo demonizimin e nje kundershtari politik. Deri me tani balanca duket se anon nga e dyta. E pikerisht ketu qendron rreziku. Per tani dhe per te ardhmen. Sepse perballe Berishes, kete here gjendet nje Edi Rame, me arritjet dhe sukseset e tij. Me shnderrimin e Tiranes, me futjen e nje mendesie te re dhe me rezultate konkrete. Me anet e tij te errta gjithashtu. Ne qendrimet politike, ne autoritarizmin ne marrjen e vendimeve dhe me lojrat e dyshimta ne favorizimin e bizneseve. Per te gjitha keto, kryebashkiaku mund te kaloje ne skaner. Te lavderohet e te merret si shembull. Por edhe te kritikohet e pse jo te pergjigjet. Por aspak te demonizohet. Sepse si kurdohere procesi i demonizimit pjell te kunderten e tij. Ai ndihmon me shume se cfardo ne ngritjen e nje miti. E si rezultat i kesaj nuk eshte cudi qe pas gjithe kesaj, Berisha vete te kete kontribuar ne krijimin e asaj qe i trembej me shume. Ne lindjen e nje biri te denje te Enverit.
 

Guest
Re: Filluan ulërimat parazgjedhore

realisht jeni katerciperisht komuniste. <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 

Klinton

Primus registratum
Re: Filluan ulërimat parazgjedhore

Hej silence please

Sapo mberrita ne aeroportin e Rinasit dhe me kete rast dua te pershendes liderin demokrat te partise me te madhe opozitare zotin Sali Berisha Zoti Sali Berisha se shpejti do te marre pushtetin sepse partia demokratike shqiptare ka te njejtat objektiva dhe qellime serioze si Partia Demokratike amerikane.

Zoti Sali Berisha eshte nje partner strategjik ne objektiva tona globale ndaj i bej thirrje popullit shqiptar te votoje te ardhmen e saj.

Partia republikane amerikane nuk po e perkrah sa duhet Shqiperine ndaj dhe i bej thirrje Berishes te bashkohet me idete, objektivat, qellimet tona ne menyre qe progresi dhe alternativa shqiptare te jene te sigurta.

Thank you and God bless Amerika(sorry Albanian)
 

kercinjkuqte

Primus registratum
Re: Filluan ulërimat parazgjedhore

hej frenchie n/s/n
ne fakt duhej te thoje "realisht jeni katerciperisht komunisht"
r. u. s. hi. s. i. am ?
 

edwin1002

Primus registratum
Re: Filluan ulërimat parazgjedhore

Zoti Klinton me fal te them po me duket se je kthyer nga Marsi the jo nga Amerika.E harrove zoterote se cfare i beri shqiperise ai Berisha i qelbur apo nuk te ruher shume ty se ke Green Card ne Amerike.Kot se kane thene te vjeterit qe trungu po trung ngelet si ne Shqiperi si ne Amerike, nuk te ben vendi po te ben truri.
Me gjithe ate nuk ja vlen te diskutosh per njeriun me te qelbur te hisorise Shqiptare qe i vuri flake atij vendi per te mos zbritur nga kolltuku.NQS ai do te fitoje votat popullin shqiptar me mire ta marri lumi se nuk ka per te hyre kurre ne Evrope.
 

Klinton

Primus registratum
Re: Filluan ulërimat parazgjedhore

Mister Tiger
Nga e dije qe jam kthyer nga Marsi?
Ne fakt atje ne Mars kam shtepine dyte dhe po pergatitemi te shperngulemi se nuk po shikojme gjerat te ndodhin ashtu sikur i kishim parashikuar
I dashur mister Tiger
Une nuk kam green card dhe patjeter duhet te me kesh ngaterruar me ndonje albanez.
Une ne fakt ishta presidenti i Amerikes dhe Kosoven une e clirova.Kam mare medalje nga bashkatdhetaret tuaj dhe kjo eshte nje shenje miqesie ndermjet meje dhe popullit shqiptar.
Me falni ndermjet popullit amerikan dhe popullit shqiptar se edhe shqipen fillova ta mesoj nga viti 1998.
Please listen to me carefuly
Berisha eshte nje lider i mencur dhe shume i ndergjegjshem.Miq te tille te virgjer dhe aspak djallezore i duhen miqve amerikane dhe Shqiperia do te ece me hapa te shpejte drejt se ardhmes.
Ju lutem qe te mos e humbni durimin, sa te mbarojme ca pune te lena pergjysem.
All the best fron klinton
Upp Albanian
 

barboni

Primus registratum
Re: Filluan ulërimat parazgjedhore

or milet desha me thon nja 2 llafe se sna rri ne po sfolem i cik per funderrinat e shqipris.un smor vesh i gjo mer vllezer nuk kuptoni kaq i gjo qe plera si fatosi me saliun e kan katandis shqiprin venin mo te varfer ne evrop nuk e kuptoni qe kta 2 jan plera qe i ka von ramizi ene lefin kot mos u mundoni ti mushni menjen njoni tjetrit se ky o mo i mir se ai se jan te 2 bashkfajtor per shqiprin edhe shum bile.mu me ze koka kur shof noi her ne tv ca ftyra qe na qeverisin ne edhe kan nga 10 vjet qe se mor vesh ne dor te kujt o shqiperia o gjynof i modh kush na qeveris ne.o vllezer per sa koh qe ne nuk do cohemi ti zhdukim kto plera ja kshu do na iki jeta ne du diskutu forumeve ene rrugve te botes si kurdet.po me sa shof nuk ka bir none qe e ngre mo ate popull boji ca te dush tashi ai popull o bo si puna asaj deles.per menimin tim po nuk u ndrun ata mostra qe na qeverisin sot me njerez te rinj(per shmb si edi rama)keq e me keq do bohet shqipria edhe majeni men do bohemi si kosovaret qe kan nga 40 vjet kurbet.po per ne o turp me ate ven te mrekullushem qe kemi ene sa milion kan njel ne shqipri ma ha menja 2 milion si shpjegohet qe ai ven spo bo hajer ene jemi midis venesh qe jan vene te zhvillume mos harroni.kshu qe mendoj qe eshte vetem fafi i atyne mostrave qe na qeverisin.shnet
 

Guest
Re: Filluan ulërimat parazgjedhore

Fillimisht postuar nga kercinjkuqte:
[qb] hej frenchie n/s/n
ne fakt duhej te thoje "realisht jeni katerciperisht komunisht"
r. u. s. hi. s. i. am ? [/qb]
rolleyes.gif
 

Suedezi

Primus registratum
Re: Filluan ulërimat parazgjedhore

Ej ty tlumt ajo pushk or mik per nji ato fjal qa ke zbraz ma nalt .Njashtu asht dhe se lun as topi se nji ashtu i do mushka drute,se ky popull eshte kaq debil dhe kaq i trash sa akoma ene sot mbas 12 viteve (DEMOKRACI) nuk po arin me kuptue se nga i ka ardhe e keqja .U vrame dhe upreme ne 97 me njani tjetnin dhe nuk mujtem me zbraz nji plumb kunder qe na sollen kete te keqe.
 

barboni

Primus registratum
Re: Filluan ulërimat parazgjedhore

o suedez posi jo mer burr ti shife u vran me mijra ne 97 me thuj nji qe u denu per ate pun?kurse nji politikan u vra e pat ca u bo u ngriten me vrap se i zuni frika po si puna ati qe iku duhet me heq ene ca tjer po si zor se bo nona mo ashu burrash se jena prish pak si njerez...........
 

gjekec

Primus registratum
Re: Filluan ulërimat parazgjedhore

Cfar po ben personalisht ti per kombin. rrezik s'ke ber as ushtrine. ik tashi boll fole, your opinion don't f count
 

Prim

Primus registratum
Re: Filluan ulërimat parazgjedhore

E di c'keni ju? Mesoni nje here shqip, mbaroni filloren, po mundet beni dhe 8-vjecaren, pastaj mesoni anglisht, italisht, greqisht a ndonje
-isht tjeter, dhe ne fund fare jepni mendime.

Cdo popull ka mbi koke qeverine qe meriton.
 

une_une

Primus registratum
Re: Filluan ulërimat parazgjedhore

Ai numri me Agron Llaken ne festival i ka hipur nervat dhe po kujtohet se Nano e paska dhe po e tall Berishen. Nuk e di si i vene pas atij njerez. Do te thote qe te tille eshte nje pjese e popullit ne Shqiperi pa kulture politike. Nano eshte finok dhe mund ta hedhe hilen por Sala duket sdo tabele te shkruhet "une jam gomar".

Shume vete i thone Sales burri i Sllobodankes. E keni te sigurte ju qe ajo eshte serbe? Ne se po ka dokumenta?
 

ujku81

Primus registratum
Re: Filluan ulërimat parazgjedhore

Sali Berisha nuk e di si do ti justifikoje humbjen e zgjedhjeve ne Tirane per faktin se perballe tij ka nje kundershtar shume te forte.
Sali Berisha nuk di dhe nuk merr vesh nga marketingu politik, nderkohe qe Rama dhe Nano jane mjeshtra te tij.
E bukura do jete ne momentin kur do zgjedhin kandidatin per kryetar bashkie ne PD. Ve bast se askush nuk ka per te dale vullnetar se nuk ja mban.
Do te me vinte shume keq po te sakrifikonin Bamir Topin per kete, kam shume respekt per te ( e kam dhe deputetin e zones )megjithese eshte i vetmi qe ka ngelur si figure e pakonsumuar ne PD dhe qe te pakten e con ne balotazh Ramen
Puna eshte se PD gabon ne strategji, ashtu sic gaboi me Besnik MUstafajin qe edhe ai ishte figure e pranueshme ( kot nuk i fitoi zgjedhjet ne zonen e tij ).
PD bazohet ne partine dhe jo ne figuren e personit qe ne zgjedhjet lokale eshte shume e rendesishme. Mustafaj apo Topi mund te jene figura te njohura po nuk shquhen si administratore dhe bashkia kerkon administrator me shume se nje figure politike.
Sot eshte shume e veshtire te konkurosh me Ramen dhe ai nuk hiqet me shprehje " te sheshi te shehis e hodhem qelbesiren " po duke paraqitur nje alternative reale per kryeqytetin, te cilen po te degjoje aktivin e PD te Tiranes nuk e gjeje po gjeje vetem sharje she ulerima.
Ja pse per fat te keq te saj dhe te opozites PDS do te humbase serish ne Tirane e besoj dhe ne gjithe Shqiperine se rezultati i Tiranes ne gjithe keto vjet eshte perputhur plotesisht me rezultatin total.
 

barboni

Primus registratum
Re: Filluan ulërimat parazgjedhore

Fillimisht postuar nga Next:
[qb] Cfar po ben personalisht ti per kombin. rrezik s'ke ber as ushtrine. ik tashi boll fole, your opinion don't f count [/qb]
o next po e shof ene ti cop po bohesh per shqiprin, se ushtrin e mora vesh qe e ke maru.....
 

Admirali

Primus registratum
Re: Filluan ulërimat parazgjedhore

Ah kjo politika na ndau dhe nga dashnoret mer aman, se nga familja na ka ndare me kohe.

Desha vetem me ju kujtuar nje gje: Shume veta rrine e bertasin qe Sali Berisha e ka fajin se ai na e shkaterroi Shqiperine, ai na e solli varferine etj etj. Nuk po them se Sali Berisha eshte me i kulluari midis politikaneve dhe eshte me engjell se vete Gabrieli, por ama nuk duhet te harroni se nga 97 e deri tani, Shqiperine e qeverisin socialistet, dhe jo Sali Berisha. Sali Berisha nuk ka pas dhe nuk ka asnje dore ne qeverisjen e vendit qe nga 97. Po behen 6 vjet qe jane te majtet ne pushtet, dhe ka akoma njerez injorante qe pellasin me keq si gomeret, duke ja vene fajin Sali Berishes, i cili per mendimin tim ka vetem fajin e te lenit te qeverise ne duart e ca lapanjozeve ne 97-en, ka fajin qe nuk arriti te mbante qeverine, dhe te frenonte ca qener grekomane qe na shkaterruan Shqiperine ne 97-en.
 

endri79

Primus registratum
Re: Filluan ulërimat parazgjedhore

Admiralit :

po rendis disa nga gabimet (per te mos thene realizim qellimesh ) e Berishes gjate 97-03 :

1) iu kerkua te vente gjendjen e jashtezakonshme
ne muajt janar-shkurt 97 por nuk deshi.
Dyshimi eshte se i eshte "urdheruar" te veproje
ne kete menyre.

2) dorezoi qeverine dhe pushtetin PS ne mars 97
me dashje sepse iu dha mundesia te zgjidhte
kryeminstrin ose ministrin e brendshem.Ai si
gjenial qe eshte zgjodhi ministrine e brendshme
sepse keshtu i duket se ruan me mire bythen e
vet.Fino u be kryeminister dhe e dime si shkuan
punet.

3) Bojkoton cdo mundesi per demokratizim dhe
forcim te Pd-se sepse ndjen frike per bythen e vet. Ne kete menyre PS ben gallate perpara nje partie te pa organizuar dhe te mbushur me enderrimtare qe presin qe te fitoje Sala (ose Nano ti leshoje rradhen ) dhe ata te behen ministra ( sa per te mbushur xhepat ) .

3) Ne gjithe keto vite asnjehere nuk ka luftuar PS
e cila po qeveris me keq se PKSH , dhe
marreveshja me Nanon e para ca muajsh e verteton me se miri kete gje.


S'di c'te them me shume. Ndoshta duhet te shohim
Salen me teseren e PS-se qe te bindemi qe ai
s'ka lidhje me PD-ne e vertete (dhe kush din
ngjarjet e dhjetor 90 eshte i bindur per kete).


Me keto gjera s'dua te them se Nano eshte burre me
i mire, po thjesht po ju pergjigjem juve.

Me respekt, endri.
 
Top