Filloj shitja e Golf e Scirocco

Albforumi

Primus registratum
Filloj shitja e Golf e Scirocco

scirocco-R-11-300x225.jpg
VW ka filluar me shitjen e versioneve më të fuqishme të Golfit e Sciroccos – modelet R, e gjermanët më në fund i kanë bërë publike edhe çmimet.

Scirocco R në Gjermani do të kushtojë 36.400 euro deri në regjistrim, derisa çmimi i Golfit R do të kushtojë 33.475 euro.

Të dy modelet R shfrytëzojnë motorin TSI dylitërsh me turbo-mbushës dhe katër cilindra me djegie të drejtpërdrejt, mirëpo derisa Golfi R zhvillon 265 kuaj fuqi dhe 350 Nm moment rrotullimi, Scirocco është dashur të kënaqet me 5 kuaj fuqi më pak, prandaj motori i tij zhvillon 260 kuaj fuqi.

Golfi R ka fituar edhe motorin integral 4Motion, gjersa Scirocco transmeton fuqinë në boshtin e përparmë. Të dyja modelet ofrojnë nivelin e njëjtë të pajisjeve.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=947. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=947

Top