FILLIMI I FUNDIT!!!!

FILLIMI I FUNDIT!!!!

Shqipëri-Greqi, nis ndryshimi i teksteve

Shekulli

ATHINË – “Deri tani nuk e kemi shkruar mirë historinë. Dhe jo vetëm që nuk e kemi bërë një gjë të tillë, por tekstet shkollore të historisë “helmojnë marrëdhëniet ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë”. E në këtë kuadër ekspertë grekë që dinë shqip do të vijnë për të hequr nga librat e historisë ato pjesë që helmojnë këto marrëdhënie”. Ngritjen e një komisioni të përbashkët greko-shqiptar me qëllim analizimin e teksteve të historisë të të dy vendeve, e bëri të ditur gjatë një interviste në kanalin NET, ministrja greke e Arsimit, Marieta Janaku. Mbi bazën e atyre çka kishin rënë dakord edhe në Tiranë gjatë takimit me homologun shqiptar, Ministria e Arsimit e Greqisë do të ngrejë një komision pedagogësh dhe ekspertësh të shkencave historike që njohin edhe gjuhën shqipe.
Sipas Janakut, kur të jetë gati edhe komisioni shqiptar, grupi grek do të shkojë në Shqipëri për të diskutuar me qëllim që “të heqin nga librat e historisë, kryesisht të palës shqiptare, pasaktësitë dhe ngjarje të cilat helmojnë marrëdhëniet dypalëshe”. “Ka akoma ide për Shqipërinë e Madhe”, -tha ministrja greke e Arsimit duke vazhduar se “të gjithë vendet e shkruajnë historinë ashtu si edhe u përshtatet. Por të dalësh jashtë nga e sotmja me ide të mëdha, helmon marrëdhëniet dypalëshe” .

17/12/2004
KATEGORIA: Sociale
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: FILLIMI I FUNDIT!!!!

Ore ka ca shqiptarë që duke u munduar të tregohen të drejtë (objektivë) dhe duke qenë injorantë në lidhje me subjektin në fjalë (që nuk ka asgjë të keqe) bëhen subjekt talljeje apo sharjeje. para se të japin mendimet e tyre, këta shqiptarë duhet të shtrojnë pyetjen se si është historia e vërtetë, si na është paraqitur ne dhe se si duan ta transformojnë grekët.
Unë për aq sa kam lexuar dhe mësuar mbi historinë greko-shqiptare, di t'ju them që një pjesë e madhe e së vërtetës është mohuar nga regjimi komunist dhe se e vërteta duket si ultra-nacionalizëm nëse do të thuhej e tëra. Fatkeqësisht, këtë ka lejuar qeveria shqiptare në vazhdimësinë e viteve të ndodhi!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: FILLIMI I FUNDIT!!!!

Nejse,eshte "simptome Ballkanik" kjo historia <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> ,Greket kane me Turqit(dhe anasjelltas),Maqedonasit kane me Greket (dhe anasjelltas),Bullgaret kane me Turqit(dhe anasjelltas),pse do te ishim ne ndryshe nga keta.Ne pretendojme "kupolen e historise" ndoshta kemi edhe te drejte,historianet mund ta dine me mire.Nje gje dime te sigurte:Greket kane vjedhur historine tone(ose e kane fallsifikuar),por ne fakt jo vetem tonen!!
Greket,duke qene fanatike te historise se krijuar/formuar/fallsifikuar nga vete ata(nganjehere me mbylljen e syve te Evropes)kane fituar shume gjera.
 

liria1971

Primus registratum
Re: FILLIMI I FUNDIT!!!!

Ja emrat e "historianeve",
smash.gif
qe do te bejne ndryshimet perkatese ne historine e SHQIPERISE


Neritan Ceka, Shaban Sinani, Arben Puto, Valentina Duka, Fatmiroshe Xhemali dhe Ana Lalaj janë anëtarët e komisionit të ekspertëve që do të shqyrtojnë tekstet shkollore të historisë, në pjesët ku flitet për marrëdhëniet greko-shqiptare.
eek.gif
<img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" />
smash.gif
smash.gif
 

liria1971

Primus registratum
Re: FILLIMI I FUNDIT!!!!

OROSH....nje korrigjim...JO..nganje here por perhere me nje sy qorr e me nje vesh shurdh nga e vropa dhe me ndihmen e aleateve te medhej (ortodokse) RUSE.historia e Greqise(qe nga 1821e me pas) eshte krejt e tjetersuar..gjithmone ne sherbim te megaloidese!!
 

liria1971

Primus registratum
Re: FILLIMI I FUNDIT!!!!

“Duan ta ndryshojnë historinë në ditë rropatjesh”

Anonim

Se si do të shkruhet historia jonë me koherencë kuptohet qartë pasi në këto komisione do të marrkan pjesë edhe disa grekë. Z.Ceka thotë se ai paska për të dhënë mendimin se historia jonë në tekstet shkollore u dashka shkruar në frymë paneuropiane apo integraliste. Prisni tani kur figurat “më të ndritura” në tekstet e reja të histortisë të na dalin ata bashkëpunëtorë (spiunë e agjentë) të vendeve fqinje. Ditë e bukur kjo për të përdhosur historinë tonë kombëtare pasi shqiptarët as kanë për t’i lexuar këto tekste pasi janë të harruar në rropatjen e tyre ditore për bukën e gojës. Shqiptarët e gjorë jo vetëm nuk mbërrijnë të kuptojnë se çfarë do të ndodhë me ta në të ardhmen, por të mjerët nuk do të dine as çfare ka ndodhur me ta në të shkuarën. Pra nuk do të dimë as nga vijmë dhe as ku vemi.
 
Top