Figura te shquara te Lashtesise.

Seyfert

Valoris scriptorum
10666086_791152807595179_7596894760647166570_n.jpg

Pitagora.

Filozof, idealist dhe matematikan.

Empedokli ka thene per te: Ne jeten e tij te gjate, ai permblodhi cdo gje qe permbanin dhjete ose njezet gjenerata njerezish.
Ishte nxenes i ateistit Anaksimander, filozofit jonian dhe i mistikut Perekides. Kishte udhetuar shume. Ishte mik i sundimtarit te ishullit Samos.
Aristoteli per Pitagoren thote: Banoret e Krotones, qytet ne Magna Grecia (Sicili), “ e konsideronin ate si djalin e Apolonit” (perendi mitologjike qe personifikonte diellin), ndersa nje proverb thoshte: Ne mes te krijesave me arsye, ka perendi, ka heronj, ka dhe qenie si Pitagora (Among reasoning beings, there are gods, heroes and beings like Pythagoras). “Ai bente mrekullira, kuvendonte me diejt e qiellit, zbriste ne ferr”, etj. (He worked miracles, consulted with the stars of the sky, descended into hades, etc).
Autoriteti i Pitagores ishte aq i madh, sa qe dishepujt e tij thoshin: Mjeshtri e tha. Kjo e thene ishte ligj!
Ne vizionin e tij te madh te botes, Pitagora bashkon shkencen me fene, matematiken me muziken, mjekesine me kozmologjine, trupin me shpirtin ne nje “sinteze te ndritur”, bota perben nje unitet ku cdo gje eshte e lidhur me zinxhir.
Interesante jane sferat e Pitagores. Ai mendonte se ne qendren e university ka nje zjarr te madh, dhe token e quante nje planet qe rrotullohet rreth ketij trupi qendror. Kete perfundim e arriti nga muzika e sferave. Nga lartesia e vendosjes se notes varet gjatesia e telit qe e prodhon ate, dhe intervalet konsonante te games prodhohen ne nje raport numeric te thjeshte: oktave 2:1, kuinte 3:2, kuarte 4:3, etj. Ketej nxirrej perfundimi se “format gjeometrike dhe ligjet matematike” jane mjeti me efikas per spastrimin e shpirtit nga pasionet tokesore dhe lidhja kryesore ne mes njeriut dhe perendive.
Vija qe lidhte muziken me numrat, u be aksi i sistemit pitagorian.
Aksi i sistemit pitagorian mori dy drejtime: nga njera ane drejt yjeve, nga ana tjeter drejt trupit dhe shpirtit te njeriut. Aksi mbeshtetej mbi nje baze me dy koncepte: “ harmonia” dhe “katharsis” (pastrimi).
Harmonia nuk kishte ne ate kohe ate kuptim qe ka sot. Ajo ishte “kurdisja e telave ne intervalet e games”. Kjo donte te thoshte per Pitagoren “se universi dhe ligji i tij eshte ekuilibri, rregulli dhe jo kenaqesia”. (The universe and its law was equilibrium, order and not satisfaction).
Pitagora i dha nje kuptim te ri orfeizmit.
Funksioni i gjeometrise pitagoriane, thote Plutarku, na shkeput nga bota e shqisave, dhe ajo e prishjes, dhe na fut ne boten e intelektit dhe te perjetshmes. “Soditja e se perjeteshmes eshte qellimi i filozofise, ashtu sikunder soditja e mistereve eshte qellimi i fese”.
(The observation of the eternal is the purpose of philosophy, just as the observation of mystery is the purpose of religion).
 
Top