Re: Figura reale e Skenderbeut
Duke përjashtuar rreshtat me etiketa dhe gjykime te bazuara ne stereotipe te vjetra, disa përkufizime, si ajo mbi Ascoli-n (me poshtë do i them dy fjale), tregime sikur te ishim ne emisionin “Gjyshja tregon përralla”, pjesa qe mbetet është një pluhurosje me histori rreth temës apo historie ne përgjithësi.
Doja te dëfrehesha pak me argumente, por si mund te argumentosh mite dhe pretendime te shndërruara ne qesharake nga kokëfortësia dhe mosnjohja?
Nuk gjen me lart, tek unë, shpjegimin e mitit, sepse me ketë qellim nuk mund te devijoj temën. Përkundrazi, i përmbahem plotësisht temës nëpërmjet shpjegimit te thjeshte morfologjik dhe fonologjik te termit qe karakterizon mitin ne fjale. Kjo për te treguar edhe një here sa e spekulueshme është etimologjia, sa te pa baza janë transformimet subjektive dhe motive te semantikes. Rrëfimin e miteve ta kam lëne ty, me gjithë dëshirë.
Siç pohova me lart, faktet i kane lenë vendin injorancës dhe racionalizmi është verbuar nga zemërimi, kështu qe edhe diskutimi degjeneron ne paragjykime me tepër se mendime. E si mund ta konsideroj si gjykim racional shembullin e sinonimisë se “këpucarit, opingarit, zjarrvënësit”, pra profesionit, me përmbajtjen kuptimore te emrit Deukalion? Me përpara, bere një çarçaf mbi gjuhësinë e cila ka rregullat e saja, tani këto nuk vlejnë me sepse me i rendesishem na qenka kuptimi, për me tepër imagjinare, i fjalës Deu-kalion. Sigurisht qe kjo është tentative për te kanalizuar temën tek imagjinata, apo filozofia, aty ku lidhjet me historinë janë shume te zbehta, çka dëshmon se nuk arrin te shikosh një ndërtese tjetër, reale, mbi Skënderbeun, përveçse imagjinatës.
Deukalioni qëndroi mbi ujë, jo mbi dhe, 9 dite. Kalimi lidhet me përmbytjen, domosdoshmërish me ujin, ndërsa “mbjellja” e gurëve, qe simbolizojnë “kockat e Mëmës Toke”, është një veprim qe lidhet me dheun. Nga kalimi tek mbjellja ka dy një ndryshim evident. Mbjellja mund te jete zanat si ai i Atman Opingarit, edhe pse nuk konsiderohet aspak si e tille, por kalimi qëndron akoma me larg zanatit, ose me mire te themi nuk është domethënie e zanatit (meqenëse mitet lidhen me një domethënie tpikisht karakteristike), por një përcaktim shume i përgjithshëm, pra aspak karakteristike. Perse nuk quhet Dheumbjellesi? Perse e devijon ne Dheu(n)kalon? Sikur te niseshim nga veprimtaria mbjellëse e Deukalionit, dhe emërtimi ne baze te zanatit (“specializimit”, veprimtarisë), do te ishte me logjike qe ti, ne shkrimin prezantues te këtij miti, te tentoje ndonjë lidhje fantazioze mes kalion dhe mbjelljes. Meqenëse i hyre vete kësaj rruge pa dalje, mbroje te paktën, e mos fluturo nga një kuptim ne tjetrin sepse nuk je koherent. Madje, duke e bere mbjellës, jo vetëm ndryshove rrjedhën e mendimit brenda dy ditëve, por i hoqe edhe te vetmen baze, nëse mund te quhej tille, shqipërimit te Deukalionit. Paraqet veten shume naiv nëse pretendon se akti i hedhjes se farave mbi dhe, i paraqitur nga Onufri, është diçka shqiptare e ndërmarre për here te pare nga Deukalioni. Kulturat e tjera, qe shpiken bujqësinë përpara pellazgeve, grekeve dhe ilireve, mbjelljen e stilizojnë artistikisht jo me traktor apo me mbjellje te formave te tjera, te ndryshme nga imagjinata e Onufrit dhe realiteti universal i mbjelljes.
Utnapistim dhe Ziusurda kishin mbetur ne një ishull pas Përmbytjes, kur u takuan nga Gilgameshi, gjate udhëtimit imagjinare. Ne Indi Vishna, i mishëruar ne peshk, shpëton nga Përmbytja te vetmin njeri te mbetur, Manu-n. Rrëfimi talmudik, biblik dhe kuranore i Përmbytjes, flet për disa njerëz qe lundrojnë (me sakte qëndrojnë mbi ujë) dhe ndalen mbi dhe. Tregimi është i qarte: Noah-Noe-Nuhu nuk niset për te kaluar nga një bren ne tjetrin, por për te qëndruar mbi ujë, derisa këto ujera te uleshin dhe te dilte mbi dhe. Duke mos lundruar, por thjeshte duke qëndruar mbi ujë, eliminohet edhe mundësia për te fantazuar mbi foljen “kaloj” e cila është folje veprimi, ndryshe nga “qëndrimi mbi ujë” ose “pluskimi”. Edhe ne kulturat e tjera, shpëtimi ndaj përmbytjes është, vjen nga qëndrimi ne ujë. Nëse flitet për kalim, ai mund te jete vetëm kohore, pra koha me kalimin e saj kalon edhe uji. Shpjegimet metaforike “te ripërtëritjes se jetës” etj, nuk mund te na vine ne ndihme për shpjegimin e termit ne gjuhen shqipe. Janë me tepër mbushje te postimit me rreshta te kote.
Nga Deukalion-i i pashpjegueshëm me kalimin, vjen ne ndihme De-metra. Emri i saj sigurisht lidhet me token si dhè, me shume se trup qiellore (Gaia). Sharlatanizmi qëndron tek nisja nga pjesa e pare e emrit për te paraqitur De-metren si sajese ilire, dhe vërtetohet plotësisht tek pjesa e dyte e emrit, metra, e barazuar pasaktësish me fjalën shqipe (pasi fjale ilire nuk ke) mitra. Këto dy fjale nuk janë te njëjta, nuk janë sinonime, pra nuk përcaktojnë dy realitete te ngjashme. Metra apo me sakte meter (meter është origjinali – De-meter) është fjala greko-antkie korresponduese me latinen matrem, qe ne shqipen standarde është fjala Nënë. Kjo e fundit dhe mitra ne shqip, nuk sinonimojne me nj-tj, e nuk e kuptoj si mund te jene sinonime mitra shqip me metren – nene, greko-antike, apo qofte ilire, e ndodhur si rrënje e dyte e fjalës se përberë De-metra. Përsëri ti nuk ke fakte, por vetëm fantazi dhe spekulime. Kjo sepse je nisur nga dy germa te dy fjalëve për t’i shqipëruar pjesën e dyte sipas qefit duke dështuar plotësisht ne dëshirën patetike ne gjetjen e xhamave për tu kacavar. Trashëgimtarja e ilirishtes (te pa dokumentuar) nuk shpjegon asgjë, ne ketë rast, përkundrazi edhe ti ke vështirësi ne zgjedhjen e fjalës shpjeguese (nënë apo mitër). Fjalët nënë dhe mitër kane një ure lidhëse siç kane shume fjale te tjera, por fakti qe ti preferon bashkësinë e fonemave m-i-t-ë-r dhe jo n-ë-n-ë, e cila ndodhet tek De-metra, dëshmon se nuk nisesh nga kritere etimologjike, por thjeshte vizive, pasi mitër dhe metra (apo meter) te duken me te përafërta, e ne fakt me afër është fjala shqipe nënë, por kjo nuk te ndihmon ne lidhjen qe kërkon te ndërtosh. Ja perse i drejtohesh pasaktësisë. Kur nuk njeh, hesht.
Te kritikohet Chomsky ne aspektin gjuhësore, ku ai mori Nobelin si shkencëtar, nga persona qe bëjnë lidhje si te mësipërmet, pa asnjë rregull gjuhësore; te kritikohet Ai i cili evoluoi paradigmën gjuhësorë strukturaliste akoma ne zhvillim – e konsideruar baze e gjuhësisë se sotme – dhe te citohet njëkohësisht, është shfaqje e qarte e mosnjohjes totale te teorisë chomskiane, ashtu si edhe e analizave te tija politike, ku nuk përjashtohet dhe Nacionalizmi – i paadmiruar nga Chomsky. Me Ascoli-n, themeluesin e dialektologjise moderne italiane, plotësohet mozaiku i kësaj zymtësie ne mendime. Ascoli, vërtet përcaktoi numrin e dialekteve italiane ne Itali dhe jashtë saj, por është i famshëm edhe pse diçka tjetër, përveç fakti se Dialekti për Ascoli-n është i barabarte me gjuhen, gjë e cila minon shqipen standarde dhe Nacionalizmin utopik qe lidh kombin me gjuhen. Imagjino sikur te kishim një Ascoli ne Shqipëri dhe një teori, ku gegërishtja është gjuhe ashtu siç është toskërishtja, por kjo e fundit ka pasur rastin te afirmohet për arsye klasore. Do te ishte fundi i Kombit nacionalist te bazuar tek gjuha, pasi do kishim dy kombe (pse jo edhe me shume) pjese te familjes se gjuhëve iliro-shqiptare (siç është latinishtja dhe gjuhet portugeze, spanjolle etj, dhe kombet korrispektive). Lutu majmunit te mos na evoluoje ndonjë Ascoli ne Shqipëri, se iku binomi (fallso) komb-gjuhe. Ascoli është ai studiues qe me I Saggi Ladini ne vitin 1873 evidentoi një gjuhe te re, brenda Italisë dhe ne Zvicër, e cila sot njihet si Ladine dhe është gjuhe zyrtare (Friuli) ashtu siç është edhe italishtja standarde. Sikur Kombi te ishte sinonim i gjuhës, friulanet nuk do te ishin italian. Nga Ascoli, Chomsky, dhe me se miri e trajtuar nga Todorov, arrijmë ne përfundimin se gjuha nuk është elementi themelore i Kombit. Teori kjo, qe me lart, mbroje me zjarr.
Për te konfirmuar edhe me tej ketë, te solla shembullin e gjuhës franceze. Sinqerisht nuk kuptova lidhjen me imperializmin: nuk do ta konsideroj jo si gabim tendin, por thjeshte si mbushje te shkrimit. Francezet nuk kane “mijëra vite me pare”. Edhe maniaku me ekstremist francez, Le Pen, nuk shkon dot me tej se tek “Betimi i Klodoevit”, pra 1500 vite me pare – ne mënyre te rastësishme dolëm tek “besa”, një forme e praktikuar edhe nga barbaret ne fjale. Ne ketë periudhe akoma nuk flitej frëngjisht ama. Dëshmi e kësaj janë “Chanson de Roland”, qe edhe pse te kënduara para 1250-1300 vitesh, te dokumentuara para 1000 vitesh, sot nuk kuptohet dot nga një francez, siç nuk kuptohen dot poezitë trobadorike te shekujve XI-XIII, te kultivuara ne Francën provencale. Ne Itali konsiderohet italisht dialekti i Firences se ‘300, me vone i përpunuar nga Bembo dhe te tjerë - për shekuj një gjuhe e vdekur, deri ne bashkimin e Italisë (ku maksimumi 2,5 milion italian e flisnin ketë gjuhe) – dhe jo dialekti sard, zona Lausberg, dialekti sicul, dialekti i venetos etj. Janë me afër latinishte se italishtes; janë dialekte përballe një dialekti te shndërruar ne gjuhe, si ai fiorentin, nga rrethana te veçanta dhe te standardizuar nga politika unifikuese dhe nacionaliste e Mbretërisë sabaude; nuk janë me “pak” gjuhe se italishtja. Riperseris, pyetjen, kemi te bëjmë këtu me kombe siciliane, veneciane, sarde, etj? Si përfundim, gjuha nuk përcakton etninë.
Mbi Skënderbeun ka dokumente, si p.sh Barleti, qe e quan epirotas, për ta dalluar nga sllavet, te cilët, gjithmonë Barleti, i quan ilire. Me Epir, Barleti emëronte territorin shqiptare. Edhe Pjeter Bogdani, 2 shekuj me vone tek “Çeta e Profetëve” e përcakton veten, qe ne titull, si epyroticum. Për Barletin, bullgaret janë tribaldet dhe Vojsava është nga Tribaldet, pra sllave; gjithashtu, gjithmonë për Barletin, bullgaret shfaqin “besnikërinë e tyre për Skënderbeun, jo me pak te dashur [për ato]”. Edhe këtu, gjejmë besën, jo vetëm fenomen shqiptare, madje eshë bullgar – përzierje turko-sllave. Skënderbeu paraqitet si arbër vetëm ne disa dokumente kancelarike, ku quhet edhe “Zot i Arbërisë”, çka ne te vërtetë nuk ishte, jo vetëm sepse zotëronte një territor familjare, por ishte edhe vasal i Alfonsit te V, pra i zotëruar. Mund te thuash se edhe epirotas, siç e emërton Barleti, është e njëjta gjë me shqiptare, por me pare duhet te na bindesh se Virgjili, i konsideruar latin edhe nga italianet, është italian. Latinet dhe italianet nuk janë e njëjta gjë siç nuk janë iliret dhe shqiptare, pa mohuar kurrsesi etnogjenezën nga ilire ne shqiptare.

Perse Mitologjia?
Historia nuk bazohet ne mite. Te, serbet, greket, nazizmi, fashizmi, shovinizmi etj, e keni me kollaj te vertetoni mitet sepse nuk jane te dokumantuar.
Perse Gjuhesia?
Pyetje inkoherente, pasi vec gjuhesi nuk gjej tek postimet e tua. Akoma me kujtohet "dora baltea"...
Perse jo Mujin e Halilin?
Sepse nuk personfikojne qendresen dhe jane shume mitologjike, ashtu sic eshte Deukalioni. Rilindesit, kerkuan nje personazh real, edhe pse e veshen me ngjyra aspak mesjetare, ku personazhi jetoi. Ishte enverizmi, pastaj, qe e mitizoi ploteisht, ashtu sic e beson ti sot.
Perseri me Deukalion?
Nuk kaloi asgje: veprimi i shquiperuar nuk korrespondon me veprimin e mitit. Sikur te ishe aq gjuhetare, do te dije se emri ka per rrenje nje folje dhe morfologjikisht Deukalion, eshte emer i perbere nga dy rrenje (emer + folje), por etimologjiksist keto dy rrenje jane morfema foljore. Duke mos i njour keto, do e besh Deukalionin, nje kalimtar dheu mbi uje!