FIFIA ia ndalon Chelsea-t, transferimet e lojtarëve
	
	
	
		
		
		
			
		
		
	
	
		
	
 Klubi londinez Chelsea tronditet nga vendimi I FIFA-s. Shtëpia e fuqishme e futbollit ka dënuar rëndë të kaltërit nga Stamford Bridge. Roman Abramovich nuk do të ketë të drejtë të transferoj asnjë lojtar deri në janar të vitit 2011. Ky vendim I FIFA-s është marrë për shkak se lojtari francez Gael Kakuta ka braktisuar rradhët e klubit Lens dhe ka nënshkruar kontratë të paligjshme me londinezët. “Si rezultat I kësaj lojtari në fjalë duhet të paguajë gjobë prej 780 mijë euro dhe nuk do të ketë të drejtë të paraqitet për 4 muajt e ardhshëm.”Artikulli 17, paragrafi 3 I rregullores së FIFA-s mbi statusin e transferimit të lojtarëve është I qartë shkruan ueb-faqja zyrtare e shtëpisë më të madhe të futbollit.”Po ashtu Chelsea duhet tI paguajë klubit francez Lens 130 mijë euro kompensim.Kakuta është vetëm 18 vjeq dhe pritet të debutojë për Chelsean edicionin e ardhshëm. Ai është shpallur lojtari më I mirë I Akademisë së Chelseat këtë vit.</p>
 
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22097. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22097
			
			
	Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22097. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22097