FIFA

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Presidencialet e FIFA-s, konfirmohen kandidatët
1446028117_86365543_fifa_getty.jpg
FIFA ka konfirmuar këtë të mërkurë kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat do të mbahen më 26 shkurt të vitit 2016, pas dorëheqjes së deklaruar të kreut aktual të organizmit më të lartë të futbollit botëror, Joseph Blatter.

Kandidatët në fjalë janë Princi Ali bin al-Hussein, Musa Bility, Jerome Champagne, Gianni Infantino, Michel Platini, sheiku Salman bin Ebrahim al-Khalifa, si dhe Tokyo Sexwale. Ndërkohë, ish-futbollisti i Trinidadid dhe Tobagos nuk është përfshirë në këtë listë.

Zgjedhjet do të zhvillohen për të përcaktuar pasuesin e të pezulluarit Sepp Blatter, i cili është duke u hetuar penalisht. 79-vjeçari zviceran njoftoi dorëheqjen e tij në qershor, vetëm pak ditë pasi ishte rizgjedhur në atë post, pasi FIFA u përfshi në një skandal korrupsioni.

Por, cilët janë kandidatët për president të FIFA-s?

- Princi Ali bin al-Hussein, 39 vjeç, është president i Federatës së Futbollit të Jordanisë
- Musa Bility, 48 vjeç, është president i Federatës së Futbollit të Liberisë
- Jerome Champagne, 57 vjeç, është një ish-ekzekutiv i FIFA-s
- Gianni Infantino, 45 vjeç, është aktualisht sekretar i përgjithshëm i UEFA-s
- Michel Platini, 60 vjeç, është aktualisht president i UEFA-s (edhe ky i pezulluar)
- Sheiku Salman bin Ebrahim al-Khalifa, 49 vjeç, është president i Konfederatës aziatike të Futbollit
- Tokyo Sexwale, 62 vjeç, është ish-ministër i një qeverie të Afrikës së Jugut

Presidenti i UEFA-s, Platini është gjithashtu i pezulluar, por Komiteti Zgjedhor i FIFA-s ka bërë të ditur se mund ta lejojë francezin të garojë, nëse pezullimi i tij do të përfundojë përpara datës së zgjedhjeve.

Prokurorë zviceranë dhe amerikanë kanë nisur hetimet në lidhje me raportimet për një pagesë prej 1,35 milionë paund të bëra në vitin 2011 për punën e Platinisë si këshilltar i Blatterit. Të dy këta mohojnë të kenë kryer ndonjë parregullsi, si dhe kanë apeluar vendimet për pezullimin e tyre me 90 ditë nga të gjitha aktivitetet.

Të gjithë kandidatët do të duhet të marrin mbështetjen me shkrim të 5 federatave anëtare të FIFA-s, për të mundësuar kandidimin e tyre, sipas rregullores zgjedhore të FIFA-s.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Blatter: Ja si më tradhtoi Platini
1446062368uef-pla.jpg
Sepp Blatter ka pranuar se ishte rënë dakord që përpara votimit se Botërori i 2018-s t’i jepej Rusisë, ndërsa ai i vitit 2022 Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Blatter nuk ka sqaruar se ishte bërë kjo marrëveshje, por ka fajësuar Platininë i cili sipas tij, ndryshoi rezultatet e paramenduara të votimit, duke bërë që Botërori i 2022-s të shkojë në Katar dhe jo në SHBA.

“Në vitin 2010 ne kishim një diskutim për Kupën e Botës dhe morën një vendim të dyfishtë. Për Botërorin e 2018-s ramë dakord që t’i jepej Rusisë, sepse ky event nuk ishte mbajtur asnjëherë në Europën Lindore, dhe ai i 2022-s të rikthehej në Amerikë. Kështu do të kishim Botërorin në dy vendet me fuqinë më të madhe politike.

“Dhe gjithçka ishte në rregull deri në momentin kur (Presidenti francez Nicolas) Sarkozy erdhi të më takojë me Princin, dhe tani sundimtarin, e Katarit. Më pas, pas një dreke me Platininë ai më thotë që do të ishte më mirë që Botërori t’i jepej Katarit. Këtu ndryshuan gjërat.

“Pastaj kishte një votim të fshehtë. 4 vota nga Europa nuk i shkuan SHBA-së dhe rezultati ishte 14 me 8. Nëse ju shtoni 4 vota, do të kishte qenë 12 me 10. Nëse Botërori do t’i jepej SHBA-së, ne tani do të ishim duke folur vetëm për një Botëror të mrekullueshëm në Rusi dhe aspak për problemet në FIFA”, u shpreh Blatter.

Në intervistën me agjencinë ruse të lajmeve “Tass”, Blatter ka sulmuar më drejtpërdrejt Platininë, duke thënë se kishte ambicie të bëhej numri një i FIFA-s.

“Fillimisht ishte Platini kundër meje. Gjithçka u ideua nga ai. Platini e filloi dhe më pas u bë politike. Dhe kur bëhet politike nuk është më Platini kundër Blatter, por ata që nuk arritën të fitojnë garën për organizimin e Botërorit. Pra Anglia kundër Rusisë, SHBA kundër Katarit”, u shpreh Blatter.

Zvicerani deklaroi se ftohjet e para me Platininë filluan pasi UEFA nuk e ftoi atë në ceremoninë e hapjes së Europianit 2008 që u mbajt në Zvicër dhe Austri.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
FIFA, Platini: Nuk duan që të kandidoj për president
1446126885michel-platini_3485945b.jpg
Michel Platini është në luftë të hapur me Sepp Blatter dhe FIFA-n. Presidenti i UEFA-s, i cili në këtë moment është i pezulluar, i është kundërpërgjigjur akuzave të Blatter, me këtë të fundit që kishte deklaruar se i gjithë skandali i FIFA-s u orkestrua nga francezi. Në një intervistë për të përditshmen zvicerane “Le Roi”, Platini deklaroi se te FIFA nuk duan që ai të kandidojë për kreun e këtij institucioni.

“Nuk duan që unë të marr pjesë në garën presidenciale të FIFA-s. Të gjithë janë të interesuar të më pengojnë. E vërteta është që askush nuk do që në krye të FIFA-s të jetë një ish-futbollist. Nëse më lejojnë që të bëj atë që kam ndërmend, do të kem shumë mundësi të bëhem president i këtij institucioni. Kam mbuluar të gjitha rolet në futboll: kam qenë lojtar, trajner i kombëtares franceze, drejtues i Nancy, madje edhe president i Komitetit Organizator të Botërorit 1998. Tani jam në krye të UEFA-s, organizmi më i fuqishëm. E kam bërë gjithçka me ndershmëri dhe mendoj se do të jem opsioni më i mirë për FIFA-n”, u shpreh Platini.

Platini foli edhe për ndëshkimin e tij me pezullim për 90 ditë të marrë nga Komiteti i Etikës së FIFA-s: “Mendoj se ishte një masë e tepruar që kërkon të kalojë në plan të dytë kandidaturën time në zgjedhjet e FIFA-s. Kështu që nuk do të kem mundësi që të bëj fushatë elektorale të përshtatshme në krahasim me të tjerët. Nuk kam të njëjtat armë për të tentuar fitoren”.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Skandali i FIFA-s, ekstradohet drejt SHBA, Jose Marin
1446601107mari-marin.jpg

Ish-kreu i Federatës Braziliane të Futbollit, Jose Maria Marin, është ekstraduar drejt SHBA-ve për t’u përballur me akuzat për korrupsion. Pas ekstradimit të tij, Marin u paraqit në Gjykatën e Nju Jorkut, ku deklaroi se ishte i pafajshëm.

Ai ishte në mesin e shtatë zyrtarëve të FIFA-s të cilët u arrestuan në Zvicër në muajin maj. Marin akuzohet për marrje ryshfeti miliona dollarë nga kompani sportive të marketingut në lidhje me Kupën e Amerikës dhe Botërorin e Brazilit.

Autoritetet zvicerane deklaruan se ai u shoqërua nga policë amerikanë në fluturimin nga Cyrihu deri në Nju Jork. Në rast se shpallet fajtor për akuzat e ngritura, Marin mund të dënohet deri në 20 vite burg.

SHBA-të kanë paditur 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të FIFA-s për korrupsion, pas një hetimi të thellë nga Byroja Federale e Hetimeve.

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka mohuar gjithmonë se ka bërë ndonjë gjë të paligjshme, por në shtator autoritetet zvicerane, me kërkesën e SHBA-ve, filluan hetimet ndaj tij.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Sep Blatter shtrohet në spital
1447248128blatyer.jpg
Presidenti i pezulluar i Fifa, Sepp Blatter është shtruar në spital, dhe do të qëndrojë për disa ditë.


79-vjeçari i cili ka drejtuar qeverinë botërore të futbollit për 18 vjet, është pezulluar përkohësisht për 90 ditë muajin e kaluar, lidhur me skandalin e korrupsionit.

Ai vuan nga ajo që e ka përshkruar “si një dobësim të vogël të trupit”, por pritet të përmirësohet në ditët në vijim. Blatter, sipas miqve të tij është i aftë të flasë dhe mund të qëndrojë për trajtim deri të martën e ardhshme.

Blatter dhe presidenti i UEFA-s, Michel Platini janë pezulluar për 90 ditë nga komiteti etik i FIFA-s
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Blatter e Platini, FIFA hedh poshtë apelin e tyre
1447860849blattereee.jpg

Komisioni i Apelit të FIFA hodhi poshtë apelimin e bërë nga vetë presidenti i këtij institucioni, Sep Blatter dhe ai i UEFA, Michel Platini për pezullimin prej 90 ditësh nga postet e tyre, vendim ky që u dha nga Komisioni i Etikës në datën 8 tetor.

Kjo do të thotë se Michel Platini në këtë momenti mbetet ende jashtë gare për presidencën e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit në zgjedhjet që do të mbahen në 26 shkurtin e vitit të ardhshëm.

Komiteti i Etikës ka hapur një hetim për Blatter dhe Platini pas atyre të nisura nga Prokuroria zvicerane, ky dy personalitetet që drejtojnë institucionet më të larta të futbollit botëror dhe evropian dyshohen se janë të përfshirë në skandal korrupsioni.

Sipas organit të akuzës së vendit helvet, Blatter ka derdhur për llogari të Platini në vitin 2011, një shumë prej 2 milionë frangash zvicerane, që francezi e deklaron si shpërblim për një punë të kryer prej tij në favor të FIFA.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
FIFA përjashton për 12 vite Jerome Valcke
1455293405460x.jpg
Ish-krahu i djathtë i Sepp Blatterit për një kohë të gjatë, Jerome Valcke është përjashtuar prej kësaj të premteje, për 12 vite nga të gjitha aktivitetet e lidhura me ngjarje sportive, për sjellje të pahijshme gjatë mandatit të tij si sekretar i Përgjithshëm i FIFA-s.

Valcke u shpall fajtor nga Komiteti i Etikës së FIFA-s mbi një sërë akuzash, përfshi përdorimin e avionëve privatë për përdorim personal, shkatërrimin e provave dhe përpjekjen për të detyruar shitjen nën vlerën e duhur të të drejtave televizive të botërorëve të viteve 2018 dhe 2022 për Karaibet.

“Valcke ka vepruar kundër interesit më të mirë të FIFA-s dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare ndaj organizmit më të lartë të futbollit botëror, teksa interesat e tij private dhe personale e kanë shpërqëndruar atë nga aftësia për të vepruar siç duhej në detyrën e tij”, shkruan në një deklaratë Komiteti i Etikës.

Përjashtimi i Valckes është 4 vite më shumë sesa sanksionet 8-vjeçare që u janë dhënë presidentit në largim të FIFA-s, Joseph Blatter, si dhe presidentit aktual të UEFA-s, Michel Platini, që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar, për shkak të konfliktit të interesit.

Sipas vendimit të Etikës, Valcke ka shkelur 7 seksione të Kodit të Etikës së FIFA-s, krahasuar me 4 të tilla të shkelura prej Blatterit dhe Platinisë, respektivisht, ndaj dhe është gjobitur edhe me një shumë prej 100 mijë frangash zvicerane.
 
Top