FIFA: Shqipëria, ndeshje pa tifozë

Iness

Primus registratum
FIFA: Shqipëria, ndeshje pa tifozë

Shqipëria është dënuar që dy ndeshjet e radhës për eliminatoret e botërorit të luajë pa shikues

FIFA: Shqipëria, ndeshje pa tifozë


Shekulli

Shqipëria duhet të luajë dy ndeshjet e ardhshme "shtëpiake" të vlefshme për eliminatoret e Botërorit Gjermani 2006, kundër Gjeorgjisë (4 qershor 2005) dhe Kazakistanit (3 shtator 2005), me dyer të mbyllura. Ky vendim është marrë nga komisioni i disiplinës së FIFA-s (shef: Marsel Matie, Zvicër) më 4 mars 2005 për shkak të disa incidenteve që ndodhën për eliminatoret e Botërorit në ndeshjen Shqipëri-Ukrainë, të luajtur në Tiranë më 9 shkurt 2005. Komisioni ka vendosur të njëjtën masë edhe për Kosta Rikën, pasi pati incidente në takimin që ata patën me Panamanë. Mbi të gjitha, Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo kostarikane duhet të paguajnë përkatësisht një gjobë prej 40 mijë dhe 20 mijë frangash zviceriane. Këto vendime janë marrë të martën më 8 mars 2005.
Duke marrë parasysh raportin e gjyqtarit dhe atë të vëzhguesit të ndeshjes Shqipëri-Ukrainë, ndeshje e zhvilluar më 9 shkurt 2005, tifozët e skuadrës pritëse kanë hedhur në fushë objekte të ndryshme si shishe me ujë, ndriçues, monedha dhe mbajtëse flamujsh. Ky episod është regjistruar në fundin e takimit. Stafi i sigurisë nuk arritit ta vërë dot gjendjen nën kontroll.
Sipas një vendimi të marrë në tetor të 2004-s, komisioni disiplinor i FIFA-s ka marrë një masë për të njëjtat incidente kundrejt FSHF-së. Gjoba e atëhershme kapi shumën e 14 mijë frangave zviceriane dhe FSHF-ja u paralajmërua për vendime më të ashpra, nëse në të ardhmen do të përsëriteshin raste të tilla dhune.
Këto vendime mund të kontestohen përpara Komitetit të Apelit të FIFA-s. Apelimi mund të bëhet tri ditë pas komunikimit të masës së marrë dhe duhet paraqitur brenda shtatë ditësh.
Departamenti i Medias FIFA

Trajneri: Nuk e meritojmë
"Publiku shqiptar nuk e meriton një dënim të tillë,"- kanë qenë fjalët e para të dala nga goja e trajnerit të kombëtares kuqezi, Hans Peter Brigel, pasi është njohur me masën disilpinore të FIFA-s. "Unë nuk kam çfarë të komentoj, por jam i sigurt se kjo çështje nuk do të mbyllet me kaq,"- ka përfunduar gjermani, duke iu referuar mundësisë për apelim....


10/03/2005
(marre nga gazeta Shekulli) www.shekulli.com.al
 

durrsaku

Forumium maestatis
Re: FIFA: Shqipëria, ndeshje pa tifozë

Mire tu behet se ne ndeshjen e fundit u cakerdisen fare, duke filluar qe nga kapsollat e deri tek hyrja ne fushe e tifozave. Megjithate degjova qe FSHF sapo ka marre nje avokat i cili do mbroje Shqiperine ne ceshjten penale qe eshte hapur... :sleep:
 

Guest
Re: FIFA: Shqipëria, ndeshje pa tifozë

Me ne fund vendimi i FIFA vendosi qe Shqiperia te zhvilloi vetem nje ndeshje me dyert e mbyllura.
 

MLK

Primus registratum
Re: FIFA: Shqipëria, ndeshje pa tifozë

Eshte normale qe te denohemi pasi nuk eshte hera e pare qe organizmi i ndeshjeve te kombetares ngelet problematik. Fajin kryesor ne kete problem e ka FSHF pasi organizon evenimentet me nje amatorizem te papare e problemet vihen re ne te gjitha shkallet e organizmit.
Se pari kur luan ekipi kombetar dhe dy dite para ndeshjes nuk dihet e sakte se nga cili televizion do te transmetohet dhe te pyesesh ne FSHF nuk merr asnje lloj pergjigje e ky eshte nje turp i vertete pasi mjafton vetem nje fjali ne faqen e web site zyrtar te FSHF dhe ky problem sqarohet.
Se dyti biletatria per ndeshjet e kombetares eshte gjithnje kaotike dhe pa asnje lloj transparence.
Ne treg mund te gjejme me qindra vete me tufa me bileta neper duar duke i shitur disafishin e çmimit! Ne Shkoder nje pjese e stadiumit ishte bosh pasi biletat nuk arriten te dilnin kurre ne treg e nuk u mor vesh se ku perfunduan ne nje kohe qe kerkesa ishte dy here me e madhe se oferta e vendeve ne stadium!
Se treti pothuajse ne te gjithe stadiumet e botes ka punonjes qe organizojne mbarevajtjen e nje ndeshje duke filluar nga kontrolli i biletave, kontrolli per sende te rrezikshme, orientimi i spektatoreve ne vendin e tyre si dhe nderhyrja ne rast incidentesh ne shkallet e stadiumeve e ne rast se nuk perballojne dot atahere kordinohen me forcat e policise. Asgje nga keto nuk shihet ne Qemal Stafa, asgje e eshte per tu çuditur kur ne ndeshje nderkombetare shef femije qe shesin fara edhe brenda tribunes qendrore!!!FSHF po shkaterron futbollin shqiptar pasi njerezit qe punojne ne te nuk kane idene se çfare do te thote organizim i nje evenimenti e aq me teper zhvillim futbolli. Pra nuk na ka faj FIFA (dhe pse denimi me dy ndeshje me duket i rende) po fajin na e ka federata e futbollit me ne krye Armando Duken. Nuk mund te zhvillohet futbolli nga njerez qe nuk dine se çfare eshte futbolli.
 

xhaxhi_eli

Primus registratum
Re: FIFA: Shqipëria, ndeshje pa tifozë

E bukura ishte te nje fraze e atij robshit tone qe eshte i pari i fshatit i FSHF. Denimi ishte i ashper, tha, se ne fushe u hodhen vetem ca shishe, fishekzjarre dhe objekte metalike.

Ne fakt kishte te drejte, mungonin granatat ofensive dhe antitanku.
 

Guest
Re: FIFA: Shqipëria, ndeshje pa tifozë

Fillimisht postuar nga XHaXHi_ELi:
[qb] E bukura ishte te nje fraze e atij robshit tone qe eshte i pari i fshatit i FSHF. Denimi ishte i ashper, tha, se ne fushe u hodhen vetem ca shishe, fishekzjarre dhe objekte metalike.

Ne fakt kishte te drejte, mungonin granatat ofensive dhe antitanku. [/qb]
Ha ha haaaaaaa Xhaxhi_Eli ky robi mos ka desh me thone se keto te tjerat do ti hedhim ne ndeshjet e ardhshme.
 
Top