FEST 2002, nje deshtim?

Post Scripter

Primus registratum
FEST 2002, nje deshtim?

Mbreme ishte nata finale e Festivalit te 41 te kenges ne RTSH. Kam ndjekur nga salla pjesen me te madhe te neteve finale te festivaleve te fundit, por kesaj radhe mund te them me plot gojen se u mbush kupa.
Nuk e kam me nivelin e organizimit qe kesaj radhe ishte me i mire se heret e tjera, ose skenografine, ose disa kenge mjaft te bukura, apo elementet e spektaklit, ku Elsa Lila, Agron Llakaj dhe Agim Bajko, si dhe Mango, shkelqyen.
E kam fjalen per elementin e dhenies se pamerituar te cmimeve qe sivjet degjeneroi ne nje skandal te permasave te medha.
Nje vit me pare, gazetat shkruan per skandalin e festivalit ku udheheqesi artistik Adrian Hila, jo vetem qe merrte pjese ne fest me nje kenge te kompozuar prej tij,(e ndaluar kjo nga cdo rregullore), por qe ne fund arriti deri aty sa t'i jepte cmimin e pare vetvetes.
Kesaj radhe ironia shkoi edhe me tej. Nje juri mjaft e dyshimte e perbere nga gruaja e regjisorit te festivalit, gruaja e drejtorit te lajmeve ne RTSH dhe te birit te drejtorit te festivalit, i dhane cmimin e pare nje kenge e cila u bojkotua dhe vershellye ne menyre demonstrative nga publiku.
Sic e thashe, une kam ndjekur shume edicione te Festivalit nga salla, por nuk me kane zene syte kurre nje skandal si ai i mbremshmi, kur gjithe salla me t'u dhene cmimi i pare per Mira Koncin, u ngrit duke gerthitur "uuuuu" ne kor dhe duke braktisur ne menyre demonstrative sallen. Puna shkoi deri aty saqe edhe drejtori i TVSH-se Artur Zhejin u detyrua te dale ne skene dhe te beje thirrje per qetesi. Cmimi ishte skandaloz pasi u menjanuan kenge te shkelqyera si ajo e Selami Kolonjes, Redon Makashit apo Mariza Ikonomit.
Une per vete kam mbetur i zhgenjyer, jepni edhe ju komentet.
 

Post Scripter

Primus registratum
Re: FEST 2002, nje deshtim?

Kryesisht e kam per ata qe paten mundesi ta shohin me ane te satelitit ne gjithe boten. Ose, xingaro, ti mund t'u besosh edhe atyre qe te themi ne qe e kemi pare. Thjesht jep gjykime mbi fenomenin.
 

DriniS

Ecejak
Re: FEST 2002, nje deshtim?

Ka kohe qe disa e dinin qe cmimet ne festival shiteshin, por vetem sivjet eshte treguar hapur dhe ne menyre publike shitja e cmimeve, si te kenga magjike ashtu edhe tek fest 2002.

Kuptohet qe artistet me te mire dhe te ndershem do shkeputen nga festivalet derisa te ngrihet niveli sic duhet te jete.
 

Hermesss

Primus registratum
Re: FEST 2002, nje deshtim?

Post Scripter, i ke thene te gjitha, nuk kam se c'te shtoj me tjeter nga ajo qe ke thene. Jam plotesisht dakort me ty, dhe do se shpejti mendoj te propozoj qe ketej e tutje Festivaleve ne RTSH tu vihet si nen-titull "Kendoni e cirruni sa te doni, dihet kush do ta fitoje edhe kesaj here..."
Nuk kam asgje me Mira Koncin, te cilen madje e uroj per cmimin e pare (megjithese per mua ka qene dhe eshte kengetare antipatike); e kam me vleresimet aq subjektive te jurive "te perzgjedhura" te konkurseve te fundit muzikore qe jane zhvilluar tek ne. Gjithsesi..."the winner takes it all", edhe pse pa aprovimin e publikut kesaj rradhe.
E vetmja gje qe me pelqeu nga i gjithe Festivali ishte skenografia dhe deri diku lirshmeria ne prezantim e Adi Krastes (megjithese disa here ra pre' e perseritjes se skenave apo batutave shablloneve te krijuara prej tij kohe me pare).
Si konkluzion, bashkohem me ate qe tha Artur Zheji ne fund te spektaklit, ne perpjekje per te mos kompromentuar (akoma me tej) RTSH-ne ne gjithe kete mesele: "Njerezit le te kendojne cilen kenge te duan, jurite shkojne e vijne..."
 

Post Scripter

Primus registratum
Re: FEST 2002, nje deshtim?

Fillimisht postuar nga Drini S.:
[qb]Kuptohet qe artistet me te mire dhe te ndershem do shkeputen nga festivalet derisa te ngrihet niveli sic duhet te jete.[/qb]

Shume dakord Drin. Por ndoshta problemi qendron ne faktin se ne Shqiperi nuk ekziston nje industri e mirefillte diskografike (hiq ate te muzikes se jevgjve si Sinan Hoxha, Andi Shkoza etj). Kompozitoret e muzikes pop dhe asaj te lehte ne pergjithesi karakterizohen nga nje shterpesi dhe nje dembelizem i papare. Muzikantet e afirmuar mjaftohen me nje kenge ose dy ne vit, por nderkohe nuk kane ndermend qe t'u lirojne vendin muzikanteve te rinj te talentuar. Shihni ne bote; cdo kengetar del me te pakten nje ose dy albume ne vit. Ne Shqiperi te rralle jane kengetaret qe bejne albume, ndersa ata qe bejne maksimumi publikojne nje album cdo pese vjet. Keshtu qe eshte e kuptueshme pse bejne si te duan selektoret e kengeve ne Festivalin e RTSH-se.
 

disku

UNI
Re: FEST 2002, nje deshtim?

amon ere pse veni doren ne plage te pakten ju patet rastin ti shifni po ne te shkretet... /pf/images/graemlins/frown.gif
aa ka qen elsa lila aty...ajo ka renci se te tjerat pastaj varja..
 

jona20

big bum bam...
Re: FEST 2002, nje deshtim?

Fillimisht postuar nga Post Scripter:
[qb]Kryesisht e kam per ata qe paten mundesi ta shohin me ane te satelitit ne gjithe boten. Ose, xingaro, ti mund t'u besosh edhe atyre qe te themi ne qe e kemi pare. Thjesht jep gjykime mbi fenomenin.[/qb]
edhe une si puna xingaros s'kam pa gjo.po si i thone une kam besim tek njerezit /pf/images/graemlins/laugh.gif
mendoj se jane te verteta ato qe thoni ju,me vjen keq nga njera ane sepse festivali ne shqiperi duhet te ishte hapje dyersh per artistet e rinj edhe nje vleresim objektiv per profesionistet...por nga ana tjeter kuptoj qe manipulim ka gjith andej.

shpresoj te kete me shume sukses ai/ajo qe me te vertete e meriton.
 

eM

Paper Moon
Re: FEST 2002, nje deshtim?

Une nuk kisha nga ta shohja po me cfar the PS paske shume te drejte per te qene i indinjaur!

Sa keq... /pf/images/graemlins/frown.gif

eM
 

DANA

Primus registratum
Re: FEST 2002, nje deshtim?

PS me vjen mire qe ke hapur kete teme. Nuk dua te perseris njeri, por do ta them edhe une mendimin tim. Isha prezente ne salle dhe per mendimin tim cdo gje ishte e paracaktuar. Dyshja Konci - Saraci ia arriten edhe nje here qellimit, gje qe u kundershtua hapur nga te gjjithe. Per mendimin tim ngjitja ne skene e Artur Zhejit ishte cudia e madhe, duke jusitifikuar jurine dhe shijet e saj dhe duke nenvizuar pranine e autoriteteve ne salle. Ndoshta ai harroi qe njerezit te lodhur pikerisht nga keta VIP-a, kishin vendosur ta kalonin mbremjen ne pall e kongreseve dhe jo se ishte Nano&co aty. Gjeja qe me bezdisi me teper ishte ndricimi i plote i gjithe salles (jo vetem skenes) dhe kjo me sa duket per arsye sigurie. Ana e spektaklit per mendimin tim ishte e realizuar, por gjithsesi ishte kenga ajo qe mungonte. Ishin kengetaret Big te muzikes ata qe mungonin.(Pervec Mifarete Lazes e Kozma Dushit qe me mire mos ishin fare)
Festivali s'ishte gje tjeter vecse zhgenjimi i rradhes.
 

gjekec

Primus registratum
Re: FEST 2002, nje deshtim?

Ky nuk esht vetem fenomen shqiptar, dhe ne Amerike vetem Madonna & co fitojn grammy me the te thash. Te pakten aty populli mund te fishkelleje lirisht /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Cruel_Intentions

Primus registratum
Re: FEST 2002, nje deshtim?

mendoj se jurite kane te preferuarit e tyre qe perpara se te filloje festivali. Do preferoja me shume profesionalizem dhe sa me pak diletante!!!
Keta te fundit jane shumuar shume festivalet e fundit, gjithsesi skam shume komente!!
-B
 

Bora

Primus registratum
Re: FEST 2002, nje deshtim?

redon_makashi_elton_deda_Sander_gjokaj.jpg


Redon Makashi…i fituar në rikthimin e frikshëm
Krejt rastësisht u rikthye në këtë festval, pas gjashtë vjetësh mungesë. E ndieu sërish frikën se mos do të zhgënjehej përsëri, ashtu siç i kishte ndodhur kohë më parë. Por doli i fituar me dy çmime. Ndihet i vlerësuar edhe pse për pak pikë mbeti në vendin e dytë dhe jo në atë të parin

Zefina Hasani
Me sytë paksa të enjtur nga pagjumësia, me kokën paksa të çoroditur nga festa e orëve të vona të pasfestivalit, u zgjat dorën njerëzve të njohur e të panjohur që e urojnë për dy çmimet që mori një natë më parë. U buzëqesh me përzemërsi dhe u thotë një “Faleminderit”… paksa të zvarritur. Në ishte lodhje apo zhgënjim, ajo që e kishte mpirë ashtu, vështirë se mund të kuptohej edhe pse në çdo çast të bisedës ai vetë të thotë:“Jam shumë i kënaqur me dy çmimet që mora. Për mua e rëndësishme është që mora çmimin si interpretuesi më i mirë. E pastaj dhe çmimin e dytë të këtij festivali. Dy çmime në një natë nuk janë pak apo jo? Pastaj të mendosh se vetëm pak ditë më parë mora dy çmime të tjera tek “Kënga magjike” ku bashkë me Pirro Çakon fituam çmimin e publikut dhe çmimin e tretë. Brenda dy muajve katër çmime”-në të qeshurën e tij të qetë Makashi nis e tregon se gjatë kohës së numërimit të pikëve që jepte juria, ai nuk kishte mundur të qëndronte përballë monitorit të vogël në sallën ku rrinin të gjithë artistët pjesëmarrës. Kishte dalë në korridoret e jashtme të Pallatit të Kongreseve dhe dëgjonte t’i thoshin herë pas herë…“bravo , bravo ia hudhe”!…Nuk e kuptonte se ç’do të thoshte kjo. Nuk e dinte se ç’bëhej atje në skenë, derisa i thirrën emrin si fitues i çmimit “Interpretuesi më i mirë”. Edhe pas kësaj, atje në skenë, gara vazhdonte, për çmimet e mëdha. Makashi vazhdonte të rrinte jashtë në korridore, ndërkohë, pa mundur të përqendrohej në monitor-“Numërimi i atyre pikëve do të më krijontë një ankth të tmerrshëm të cilin s’do mund ta përballoja. Ndaj vendosa të mos e ndiqja garën i përqendruar në monitor. Thashë le të bëhet ç’të bëhet. Pastaj Genti Salillari, ai që më shoqëronte me saksofon në këngë, erdhi e më dha lajmin e mirë…se kisha fituar çmimin e dytë.” U kënaq me aq sa mori. Nuk ndieu zhgënjim. Asnjë peng nuk i mbeti nga ky festival…ndërsa atje në sallën e madhe, edhe pas kuintave të festivalit, edhe në korridoret e Pallatit të Kongreseve vlonin zërat se çmimi i parë i takonte atij dhe askujt tjetër. Për të pak rëndësi kishte kjo. Ai vetë ndihej i vlerësuar dhe i mbushur me emocione…
…pas mungesës gjashtëvjeçare në këtë festival
As që e kishte çuar nëpër mend të ishte pjesëmarrës në festivalin e 41-të të këngës në Radio-Televizion. I lodhur nga zhgënjimet, pakënaqësitë që i shkaktuan festivalet e RTVSH-së, vendosi t’i braktisë ato. Telefonatat e drejtorit artistik të festivalit të këtij viti, Adi Hilës, po ia luhasnin vendimin. Deri në ditët e fundit (tre ditë para se të fillonte festivali) ai ende nuk e kishte ndarë mendjen. Donte që ta mbyllte vitin me çmimet e “Kënga magjike”, nuk donte të rrezikonte emrin me këtë angazhim tjetër. Makashi pranoi të merrte pjesë sërish në një festival të tillë, sërish i frikur për zhgënjimin e mundshëm. E mposhti këtë herë frikën, me bindjen se kishte ardhur koha që të rishfaqej-“Ndieja se kisha në duar një material shumë të mirë. Ndieja se në këto gjashtë vite mungesë kam akumuluar shumë brenda vetes dhe se isha i gatshëm të prezantohesha ashtu si duhej. Kuptova se duhej të merrja pjesë në këtë festival ku mund të prezantohesha si një profesionist i vërtetë duke kënduar “live” në sytë e publikut. Nisur nga të gjitha këto iu shmanga mëdyshjes që vendosa të hyja në festival”. E siç pohon edhe vetë, shyqyr Zotit këtë herë nuk u zhgënjye…
…edhe pse për herë të parë e braktisi kitarën
Këngën “Vjeshta” me të cilën mori dy çmimet e mëdha e kishte krijuar për qejfin e tij shumë vite më parë. E kishte harruar për ca kohë në sirtar. Një ditë u kujtua ta luante në piano atë muzikë të heshtur. E përpunoi dhe vendosi ta orkestronte tek Shpëtim Saraçi. Pas këtij orkestrimi “Vjeshta” iu duk një mrekulli e vërtetë që mund të zinte shumë mirë vend në albumin e tij të ri, me të cilin ka kohë që po punon. E pastaj, kur mori vendimin për festivalin, mendja i shkoi pëkërisht tek “Vjeshta”. Ende nuk ia kishte shkruar tekstin asaj muzike. Vetëm tre javë më parë se të fillonte festivali ai u ul të shkruante vargjet…Lërmë të të shoh/ lërmë të të puth/ lërmë të të prek/ trupin tënd të ndiej/ mbaje mend këtë natë/ zemra ime tha/ këtë kujtim të bukur/ që vjeshta na la…
Thotë se këto vargje u krijuan ashtu krejt rastësisht-“Pa ia dedikuar askujt”-por ndërsa e pohon këtë gjë, Makashi ul sytë dhe vë buzën në gaz. Thotë se e krijoi këtë muzikë për violinë, piano e saksofon. E la jashtë loje kitarën e tij të përhershme dhe ndieu se vetja iu duk pak si bosh në atë skenë. “Ishte hera e parë që u shfaqa pa kitarën time e cila ka qenë shoqëruesja e përhershme e tingujve të trishtë. Por mendova të bëj diçka ndryshe duke vënë në qendër saksofonin me të cilin më shoqëroi Genti Salillari”. Edhe ashtu pa kitarë “Vjeshta” tingëlloi bukur në sallë. Edhe ashtu pa kitarë Redon Makashi u duartrokit shumë në atë sallë, u vu në krye të listës së më të mirëve. Fitoi çmimin e dytë dhe atë të “Interpretuesit më të mirë”…e gjithë kjo i mjafton për t’u ndier mirë edhe brenda gjurulldisë së zërave pafund që e bëjnë atë fitues të çmimit të parë, të cilin për pak pikë të jurisë nuk e mori dot.

Dritare
Në skenë u shfaq për herë të parë atëherë kur ishte nxënës në vitin e fundit në Liceun Artistik. Së bashku me Morena Rekën dhe Bledar Sejkon këndoi “Jemi zemra të çdo moshe”. I kishte zgjedhur vetë Pirro Çako këta të rinj, për këngën e tij, pasi i kishte parë në një spektakël të shkollës. Që nga ajo ditë Makashi nuk do t’i ndahej më skenës. Nisi si fillim të shfaqej në anketat e së dielës (që organizoheshin në ato kohë) ku dhe prezantoi të parat këngë që krijoi vetë… “Mos prit deri nesër” dhe “Rruga me fllade kujtimesh”. Në festivalin e vitit 1992 u paraqit me grupin e tij “Arb” dhe fitoi çmimin si grupi më i mirë, me këngën “Dhimbje lë pas”. Në festivalin e 1994-ës fiton po me këtë grup, çmimin e parë me këngën “Dikur luaja me ndjenjën e saj”. Me sukses u shfaq dhe kënga “Përse më bëre të urrej” në festivalin e pranverës së viti 1998. Në këtë vit Makashi ishte i vetëm, pa grupin e tij. Një vit më parë, në festivalin “Kënga magjike” së bashku me Mira Konçin fitoi çmimin e dytë për këngën “Muzika”. Ndërsa në këtë vit, merr në duar katër çmime brenda dy muajve.
 

kabal

Primus registratum
Re: FEST 2002, nje deshtim?

arti yne eshte shitur dhe blere aq shume here saqe tani kur degjoj skandale dhe gafa te tilla te pafalshme nuk me bejne fare pershtypje!
nje note pozitive ne kete festial ishte vetem rikthimi i sukseshem do thoje i adi krastes,per mua showman-i me i mire shqiptar.
 

Never Alone

Primus registratum
Re: FEST 2002, nje deshtim?

Une per vehte e pashe festivalin ketu ne internet, edhe me zhgenjeu shume, pervec Adi Kraste qe eshte si gjithmone fantastik edhe disa kengetareve te gjitha te tjerat ishin kot. Elsa Lila, Redon Makashi, Selami Kolonja, Mariza Ikonomi edhe humoristat ishin momentet e vetme te mira.
Plus edhe ate drejtuesen skoceze e festivalit qe ishte vetem per figure, demek se ca po benin, nje e huaje te drejtoje festivalin.

Ne qofte se doni me e pa festivalin ne Internet eshte kater ore i gjate edhe e keni ne keto 2 adresa:

http://www.shqiperia.com/
http://www.albmuzika.com/info.htm
 

bel-ami

Primus registratum
Re: FEST 2002, nje deshtim?

Mua me pelqeu vetem skena.Disa kenge ( jo me shume se 3-4) dhe kaq.Adi Krasta ishte dobet fare.Te njejtat fjale,te njetjat gjeste.Gabime.
Mu kujtua ajo e forta me zotin Duka kur i thoshte -Vlonjati Duka-
Duhet te kishte pak me shume seriozitet,pak me shume profesinalizem.mendoj se qe pas Fest97 i ka ikur serioziteti Festivalit dhe se zhvillohet sa per nje rutine.
 

TDSH

Primus registratum
Re: FEST 2002, nje deshtim?

Kisha vite te tera qe nuk kisha ndjekur festivalin e pervitshem te TVSH, ne mos gaboj qe me 1996. Kete vit pata mundesine te ndiqnja naten e trete nepermjet shqiperia.com, dhe vertet u zhgenjeva. Ndoshta duke patur parasysh gjithe ato vite qe kishin kaluar prisnja me shume. Festivali per mendimin tim jo vetem qe nuk kish perparuar por kish bere prapa shume. Pjesmarrja ishte pothuajse e tera nga kengetare te rinj, dhe cfare ishte me e trishtueshmja se pasi degjova te tera kenget nuk me ngeli asnje lloj refreni apo melodije ne mendje.

Per me shume prezantimi nga nje shushke e huaj mu duk dicka vertet shume e ulet, s'arrij dot te kupetoj arsyen perse? Ndersa Adi Krasta me shume ngjan me nje "batutaxhi" te deshtuar se cdo gje tjeter...

P.S Hey ma kapni pak ate kengen e Kozma Dushit----komedi e gjalle!
 
Top