Ferrari është skuderia më e mirë

Albforumi

Primus registratum
Ferrari është skuderia më e mirë

Alosno, me kalimin tek Ferrari, ka çuditur gjithë botën e Formulës 1.Për Çmimin e Madh të Suzuka-s nuk do të flitet shumë, pasi kontrata trevjeçare e spanjollit që do të lidhë atë me skuderinë italiane, ka eklipsuar çdo eveniment që lidhet me këtë botë.

Piloti spanjoll nuk ka mundur që të refuzojë kontratën faraonike (në sezon do të marrë 25 milionë euro) që i ka ofruar Ferrari.
Një ditë pas zyrtarizimit të kontratës me skuderinë italiane, ish-piloti i Renault shprehet për sportmediaset.it se ka pasur ëndërr që ti bashkohet kokëkuqes.Unë jam i sigurt se përveç mitit të kokëkuqes, skuderia italiane është edhe skuadra më e mirë.

Për këtë arsye falënderoj presidentin Luca di Montezemolo. Ai ka bërë gjithçka që unë vija këtu.

Mund të pyesni pilotët që garojnë në GP2. Ju them me siguri të plotë që 95% e tyre ka si objektiv të karrierës garimin me një makinë Ferrari. Unë deri më tani kam fituar dy tituj botërorë, por kalimi tek Ferrari më jep përgjegjësi të tjera kështu që më duhet të nis gjithçka nga e para. Një gjë është e sigurt: unë kam zgjedhur skuadrën më të mirë.

Jam shumë i lumtur që për krah do të kem një pilot si Felipe Massa. Ne të dy na bashkon karakteri. Që të dy kemi një karakter latin. Ky fakt do të më ndihmojë që të njoh më mirë mekanizmat e skuderisë. Ndërsa për sa i përket pilotit të tretë unë mund tju them se do të bashkëpunojmë shumë. Fisichella-n e njoh mjaft mirë, pasi kemi qenë shok skuadre tek Renault për dy vjet.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=784. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=784

Top