Ferizaj, atje ku dhe hoxhallaret luten per Enverin

Nobis

Primus registratum
Ferizaj, atje ku dhe hoxhallaret luten per Enverin

“Enver! Enver!”. Nëse me këtë emër do të thërrisje rrugës nëpër Ferizaj të Kosovës, të paktën 1 në 10 meshkuj do të ndalohej për t’u përgjigjur. Pothuajse të gjithë të moshës 30-40-vjeçare, origjina e Enverëve ishte e njëjtë; vinte nga adhurimi për ish-kreun komunist në Shqipëri. Një adhurim që koha jo vetëm nuk kishte mundur ta zbehte, por përkundrazi, e kishte ringritur fuqishëm kultin e tij. Enver Hoxha në Ferizaj ishte si filozofia e verës, që sa më shumë vjetërohet, aq më e mirë bëhet. Nëse Gjirokastra e lindi djalin që më pas do të bëhej udhëheqësi i shtetit shqiptar për 45 vjet me radhë, Ferizaj tashmë konsiderohet si qyteti që kërkon ta bëjë të përjetshëm. Për këtë ka dhe plane konkrete…
E kush më mirë mund të na i zbulojë ato, se sa kryetari i Lëvizjes Popullore për Ferizajn, Remzi Hasani. I lidhur ngushtë me të vejën e Enver Hoxhës, Nexhmijen dhe ish-shefin i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Shqipërisë, Veli Llakaj, ai flet për një të ardhme të kuqe jo vetëm për qytetin e tij, por për të gjithë viset ku ka shqiptarë. Dhe në Ferizaj kjo ngjyrë ka filluar të përhapet, deri aty sa… edhe hoxhallarët e duan Enver Hoxhën. Pavarësisht faktit se ish-kreu komunist ishte kategorikisht kundër fesë, besimtarët myslimanë në Ferizaj kanë arritur deri aty sa kanë bërë dhe iftar për Enver Hoxhës (vakt i ngrënies së pasdites për agjëruesit në muajin e shenjtë të Ramazanit). Kjo ka ndodhur më 16 tetor 2005, ku simpatizantë të ideologjisë së tij janë mbledhur në sheshin e qytetit, duke kërkuar që një nga 374 rrugët e Ferizaj të marrë emrin e ish-diktatorit shqiptar. Sipas dëshmitarëve që kanë qenë në manifestimin e parë publik, më 16 tetor 2005, protesta nuk u ndal, derisa erdhi ora e iftarit që përkon me disa minuta pas perëndimit të diellit. Kur daullet kanë nisur të ndihen në qytet, njëri nga hoxhallarët, i cili ka qenë dhe vetë pjesëmarrës në tubim, i ka ftuar të gjithë manifestuesit që të hanë së bashku iftar për Enver Hoxhën. “T’i bëjë rehat shpirti në xhenet (parajsë)”, - ka thënë hoxha, i cili është kujdesur që rituali i shenjtë atë ditë t’i dedikohet ish-kreut komunist të Shqipërisë. Mendimi i tij është duartrokitur mes brohoritjesh “Enver Hoxha, Enver Hoxha”, ndërsa janë lutur për të. Jo vetëm kaq, por pas ngrënies së iftarit, besimtarët myslimanë kanë nisur të shpërndajnë edhe zeqat për Enver Hoxhën, në emër të Allah-ut (ndihma në para dhe ushqime për njerëzit e varfër, të cilat nuk konsiderohen lëmoshë).
***
“Enver Hoxha është i papërsëritshëm dhe ne, qytetarët e Ferizajt, e kemi kuptuar këtë, pavarësisht përkatësisë politike apo besimit fetar”. Kështu e shpjegon ringritjen e kultit të ish-kreut komunist në Kosovë, kryetari i Lëvizjes Popullore për Ferizajn, Remzi Hasani. Sipas tij, në manifestimin e një viti më parë kanë marrë pjesë anëtarë të partive të ndryshme politike, besimtarë, ushtarakë, nëpunës shteti, etj. “Ne akoma nuk kemi ngritur një parti Komuniste, pasi këto që kemi na dalin e na teprojnë momentalisht. Nuk mendoj se është koha për të krijuar akoma më shumë forca politike, pasi statusi i Kosovës kërkon që të jemi sa më të mbledhur edhe politikisht dhe unë e vlerësoj këtë. Në rast se ne tani do të guxojmë të regjistrohemi zyrtarisht, faktori ndërkombëtar mund të na paragjykojë. Për më tepër, presim fillimisht që të gjitha partitë komuniste në Shqipëri të shkrihen në një. Më tej, pas pavarësisë, atëherë edhe ne, në bashkëpunim me Partinë Komuniste të Shqipërisë, do të krijojmë degën tonë. Por pavarësisht se nuk kemi partinë me zyra, vulë e stemë, është për t’u theksuar fakti që në Ferizaj figura e Enver Hoxhës është shumë e dashur për të gjithë. Ata që e kundërshtojnë kanë vetëm një arsye; janë titistë”, - thotë Remzi Hasani. Dhe, akuzat titiste kanë arritur deri në derën e kreut të Komunës së Ferizaj, Faik Grainca. Arsyeja?! Sërish flet Hasani: “Edhe pse mblodhëm 1 500 firma që të paktën një rruge t’i vendosej emri i Enver Hoxhës, pa llogaritur sa të tjerë janë që nuk kanë mundur dot të firmosin, numri 4-fishohet. Por kryetari i komunës refuzoi edhe ta shqyrtojë kërkesën tonë, edhe pse vetë pati deklaruar publikisht që qytetarët kanë të drejtë propozimi për rrugët e Ferizaj. Megjithatë, të jeni të bindur që nuk do ta lëmë me kaq”. Sipas tij, në vitet ’90 nuk pati një ligj Kuvendi për heqjen e busteve, fotografive apo monumenteve të tjera të Enver Hoxhës, ishte vetëm dëshira e qytetarëve që i rrënoi ato. Edhe sot, për rivendosjen e tyre është dëshira qytetare…
***
Po çfarë mund të bëjnë komunistët pa parti të Ferizaj për të dalë kundër vullnetit të kryekomunarit Grainca?! “Edhe bomba atomike po të bjerë ne do ta emërojmë sheshin kryesor “Enver Hoxha”. Meqë kryetari i Komunës nuk deshi që t’i lërë emrin një rruge, tani do të jetë një shesh. Në fakt, ky shesh vetëm zyrtarisht nuk quhet “Enver Hoxha”, pasi tashmë të gjithë ashtu e njohin dhe e thërrasin të gjithë. Është bërë si pikë orientimi i kalit të Skënderbeut në Tiranë. Kot e ka, pasi ne do t’ia dalim. Në vend të një tabele të vogël që kërkuam, do të përgatitim një tjetër gjigante kuqezi, me yll e flamur apo elementë të tjerë të komunizmit, ku në mes të saj të shkruhet “Enver Hoxha” dhe do ta vendosim në qendrën e sheshit. Nëse komuna e heq ditën, ne do ta rivëmë natën apo nëse e heq natën do ta rivëmë ditën. Nuk do të ndalemi derisa Enver Hoxha të marrë vlerësimin që i takon edhe në qytetin e Ferizajt” - flet për “Shekullin”, Hasani, ndërsa nuk harron të tregojë për atë se çfarë ka bërë ish-kreu komunist për Kosovën. Sipas tij, Enver Hoxha ka dhënë një kontribut të rëndësishëm, duke filluar menjëherë pas mbarimit të LANÇ, ku ai dërgoi drejt Kosovës 200 mësues në kuadër të luftës kundër analfabetizmit. Madje, Hasani thotë që Enver Hoxha është betuar që në vitin 1936 para varrit të Bajo Topullit se do të bashkojë të gjithë shqiptarët, po ashtu edhe më 31 dhjetor të vitit 1 janar 1943 dhe janar të 1944. Por arsyen pse ish-kryekomunisti shqiptar nuk arriti dot t’i mbajë këto betime, ai e anashkalon me shpjegimin: “Enver Hoxha duhet vlerësuar për realitetin se vetëm ai dhe SHBA-ja nuk e nënshkruan Helsinkin e vitit 1975, pra nuk i legjitimoji kufijtë e ndarë të Shqipërisë që u copëtuan që nga viti 1913. E, deri tani Serbia është mbrojtur deri tani me Kartën e Helsinkit, ku u njoh Republika e Jugosllavisë”.
***
Për të mbështetur rifillimin e “epokës së lavdishme”, siç kanë dëshirë ta quajnë enveristët në Ferizaj, nga Tirana është nisur para disa muajsh drejt këtij qyteti edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, i cili ka bujtur në hotel “Lyboten” në Ferizaj. Pikërisht, më 11 prill 2006, nga valixhja e tij në dhomën e hotelit, u ka treguar dhe një “surprizë” ferizajsve komunistë; një plan sekret të Enver Hoxhës në vitin 1981 për çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb. Më pas e ka lexuar atë publikisht në mes të sheshit të qytetit, së bashku me një telegram urimi të Nexhmije Hoxhës, ku shkruhej: “Pastë fat Ferizaj, më shumë se sa Gjirokastra”. Kjo letër i ka entuziazmuar pro-enveristët, por edhe i kanë kërkuar të vesë së Hoxhës që të bëjë përpjekje për të unifikuar të gjithë komunistët shqiptarë kudo që janë. “Na vjen keq që janë kaq shumë parti komuniste, sepse Enver Hoxha është një dhe i vetëm. Po ashtu na erdhi keq për Nexhmijen kur në Kongresin XIV të LANÇ-it deklaroi se ‘gjatë luftës e rrezikonim kokën në torbë, por kishim masat. Sot jemi të lirë, por mungon masa”, - thotë Hasani. Sipas tij, pavarësisht baltës që i është hedhur figurës së Enver Hoxhës, komunistët do ta “pastrojnë”. Me ambicie Hasani deklaron edhe një projekt, i cili do të fillojë tani në tetorin e vitit 2006 për të përfunduar pas 2 vitesh. Bëhet fjalë për një simpozium shkencor posaçërisht për Enver Hoxhën. “Në vitin 2008 do të mbahet një simpozium mbarëkombëtar me fakte dhe argumente shkencore për të gjithë veprën e Enver Hoxhës. Do të analizohet prej qindra specialistësh çdo detaj historik, çdo vepër e tij, çdo vendim e deklaratë e tij për të dalë në përfundime shkencore. Kjo është mënyra më e saktë për të treguar nëse ka gabuar apo jo Enver Hoxha, nëse ka bërë mirë apo keq”, - thekson kryetari i Lëvizjes Popullore, Remzi Hasani .
***
Ndërsa Hasani mundohet të lartësojë kujtimin e Enver Hoxhës, kjo duket një “telash” më vete për kryetarin e Komunës së Ferizaj, Faik Grainca. Duke e ditur reagimin e ashpër të komunistëve ndaj refuzimit për të emëruar zyrtarisht një nga sheshet e qytetit me emrin e ish-diktatorit shqiptar, ai mundohet të shpjegojë për gazetën “Shekulli” arsyet e kundërshtimit: “Është një iniciativë e një grupi qytetarësh për të pasur një rrugë apo shesh që të thirret Enver Hoxha dhe kjo është krejt normale. Por ai propozim nuk ka kaluar në Kuvend për miratim dhe as nuk e shpresoj që një gjë të tillë të ndodhë, sepse me sa dimë, as në Tiranë e asgjëkundi tjetër në Shqipëri, asnjë rrugë nuk mban emrin e Enver Hoxhës. Do të ishte krejt e natyrshme nëse Enver Hoxha konsiderohet si figurë e plotë, që të sillej nga Tirana në Prishtinë dhe më pas le të ndalonte dhe në Ferizaj. Ne nuk mund të dalim dhe të flasim para kryeqyteteve për Enver Hoxhën”. Sipas tij, më parë duhet pritur që historia të thotë fjalën e fundit për të, ta shqyrtojë e gjykojë njëkohësisht dhe vetëm atëherë mund të gjendet një vend për të dhe në rrugë apo shesh. Deri këtu Faik Grainca flet si kryekomunar, ndërsa duke dashur të shprehë edhe përshtypjet individuale për Enver Hoxhën thotë: “Unë personalisht mendoj Enver Hoxha nuk e meriton një respekt të tillë, që të mbajë emrin e ndonjë rruge apo sheshi në qytetin tonë, pasi përkundër meritave që i veshin artificialisht, mendoj se ka pasur shumë dobësi, ka sjellë mjerim, dhunë diktat etj”. Ndërsa vendosjes me çdo kusht të një tabele “Enver Hoxha” nga ana vullnetare e komunistëve në Ferizaj, të cilën e deklarojnë me thënien “që as bomba atomike nuk do të na ndalojë”, kryekomunari përgjigjet: “Dhuna?! Është shprehje tipike komuniste. Pra, del e qartë se kush komunistë. E vërteta është se ata janë shumë larg demokracisë”.

Titistët që çuan në Ferizaj Koçi Xoxen
Figurat e vjetra të komunizmit e kanë ndjekur gjithnjë Ferizajn. Për historinë e këtij qyteti flet pak fjalë edhe Afrim Demiri, i cili është dhe gazetar pranë “Koha Ditore” në Kosovë. Duke iu referuar ngjarjeve më të fundit në Ferizaj, ku ai banon, Demiri thotë për gazetën “Shekulli”: “Koçi Xoxe dhe Enver Hoxha, si duket, e kanë fatin të vazhdojnë rivalitetin edhe për së vdekuri dhe atë çuditërisht në Ferizaj. Është një rrugë, jo larg nga qendra e Ferizajt që titistët me vite e kishin e kishin emërtuar me emrin e Koçi Xoxes. Në rininë time mbajë mend se shumë shokë të mi, me dhjetëra herë kishin hequr atë mbishkrim, për ta rivendosur titistët e pushtetit sërish. Dhe në mes të kësaj loje heq e vendos, shumë prej tyre kishin ngrënë edhe dajak, mos edhe burg. Tani, si për ta plotësuar mozaikun e përmbysur, del propozimi që një rruge, objekti apo sheshi t’i ngjitet emri i Enverit”. Sipas tij, lufta në mes titistëve dhe enveristëve nga blloku i revanshizmave socialist po bartet në kohën e pluralizmit të brishtë të Kosovës. Për më tepër, Demiri ka bindjen se, me sa duket, duhet t’u dalë punë edhe akademikëve të vendeve tona për të liruar opinionin nga frustrimet e panevojshme me nëntekst politik. “Së paku, nëse Enveri i ka sjellë dëm çështjes shqiptare dhe popullit shqiptar për aq sa i ka sjellë, mendoj se nuk duhet lejuar që enverizmi ta ketë atë shans sërish. Në demokraci ka konkurrencë të vlerave të tjera, andaj historia e shkruar mirë do t’i ndihmonte këto vlera”, - shprehet Demiri.

Ferizaj, në “skanerin” dje dhe sot
Qyteti i Ferizajt është vendbanim relativisht i ri, prandaj dhe ekonomia e tij është zhvilluar në vitet e vonshme. Një ndër faktorët më të rëndësishëm nga e kaluara historike për formimin e qytetit të Ferizajt dhe të zhvillimit ekonomik të tij, është padyshim ndërtimi i vijës hekurudhore (1873) dhe stacionit hekurudhorë, linjë kjo shumë e rëndësishme për transportimin e udhëtarëve dhe të mallrave, që njëkohësisht ndikoi së tepërmi në ndryshimin e fizionomisë së vendbanimit shndërruar atë në qytet. Zanafilla e ekonomisë së Ferizaj fillon me disa veprimtari, kryesisht zejtare dhe tregtare. Kështu p.sh në vitin 1900, Ferizaj nga 400 shtëpi sa kishte në atë kohë, 200 prej tyre ishin dyqane. Përveç fabrikës së tjegullave, të gjitha ndërmarrjet tjera që ekzistojnë në Ferizaj, janë themeluar në kohën e pas Luftës së Dytë Botërore. Si pozicion gjeografik, Ferizaj shtrihet në jug të pjesës qendrore të Kosovës. Paraqet një udhëkryq të rëndësishëm, sepse nëpër këtë qytet kalojnë të gjitha rrugët e rëndësishme që e përshkojnë Kosovën nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim. Këto rrugë pastaj vazhdojnë edhe në shtetet fqinje dhe në rajon. Komuna e Ferizajt ka 720 km katrorë dhe gjithsej ka 44 fshatra Dy fshatrat më mëdha janë Gremja dhe Komogllava, në të cilat jetojnë nga 6 000 banorë. Komuna e Ferizajt ka afro 145 000 banorë, prej tyre gjysma jetojnë në qytet dhe gjysma në fshatra. Nga komunitetet tjera jetojnë rreth 3 700 banorë, kryesisht ashkalinjë, romë, goranë, myslimanë, serbë, në të cilat përbëjnë rreth 2,06% të popullatës. Ndërkaq, Ferizaj është shndërruar në qendër të rëndësishme ekonomike. Sot ende funksionojnë fabrikat dhe ndërmarrjet e dikurshme, të cilat ishin bazë për zhvillimin ekonomik të komunës, siç janë Fabrika e Tubave të Çelikta, Fabrika e Vajit, Kombinati i Drurit, Fabrika për Përpunimin e Frutave Ekzotike, Fabrika e Tullave etj. Komuna kishte gjithsej 19 ndërmarrje shoqërore. Këto ndërmarrje edhe sot funksionojnë, por me vështirësi dhe presin të privatizohen. Tashmë ekonomia private paraqet bartësen kryesore të zhvillimit ekonomik të komunës. Në Komunën e Ferizaj janë të regjistruara rreth 4 000 biznese, ndërsa numri i të punësuarve në ekonominë private është mbi 7 000 mijë dhe është më i madh se numri i të punësuarve në ekonominë shoqërore.

09/09/2006
shekulli
 

bengu

Primus registratum
Re: Ferizaj, atje ku dhe hoxhallaret luten per Enverin

O Zot udhezoi se nuk dijne cfare bejne!
 

qero

Primus registratum
Re: Ferizaj, atje ku dhe hoxhallaret luten per Enverin

E drejt e qdo kujt eshte te lutet per kedo.
Realiteti eshte ndryshe tash beng
Enveri ishte dhe eshte e vetmja shpres per SHQIPETARET
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Ferizaj, atje ku dhe hoxhallaret luten per Enverin

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Enveri ishte dhe eshte e vetmja shpres per SHQIPETARET

[/ QUOTE ]

ne ç'kuptim granina...?
 

Enkelena

Primus registratum
Re: Ferizaj, atje ku dhe hoxhallaret luten per Enverin

O pse jane ftohur me duket......
Nga jashte shesin mend te gjithe po keta tipat fanatike nuk e dine cdmth te jetosh me qoftelargun bashke ,se ndoshta nuk kane patur pavaresine, po nuk u ka munguar as buka ,as kripa , sepse kane patur shume emigracion dhe luanin me dollaret dhe markat.
Keshtu me llafe ndoshta dhe Stalini i mire ishte apo Hitleri (i cili te pakten per gjermanet beri shume me teper se E....
Na e shp /pf/images/graemlins/madie.gififen ,,,,,,,,
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Ferizaj, atje ku dhe hoxhallaret luten per Env

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
O
Nga jashte shesin mend te gjithe po keta tipat fanatike nuk e dine cdmth te jetosh me qoftelargun bashke ,se ndoshta nuk kane patur pavaresine, po nuk u ka munguar as buka ,as kripa , sepse kane patur shume emigracion dhe luanin me dollaret dhe markat.

Me beri pershtypje mendimi yt.
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Ferizaj, atje ku dhe hoxhallaret luten per Env

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Enveri ishte dhe eshte e vetmja shpres per SHQIPETARET

[/ QUOTE ]

ne ç'kuptim granina...?

[/ QUOTE ]


Ne , shqiptaret jashte shtetit ame, e kemi respektuar shume Enverin,
te parin e Shtetit Ame.Sepse gjithe ato rrenat si : vend me lule … etj. i kemi marr per te verteta.
Ne do ta respektonim ate njelloj, sikur ai te mos quhej Enver por me nje emer tjeter,
p.sh. po te quhej Ndue,Gjergj,Sotir,Anastas apo Hysen,…Hasankoqe apo Maks Leshi.Sepse ne kete menyre do ta respektonim te parin e Shtetit Ame.

Kur ra komunizmi, nje pjese e madhe nga ne kemi qene shume te deshpruar kur dolen ne shesh te bemat e udheheqjes se shtetit ame me ne krye Enverin.
Disa nga ne, si keta te Ferizajit, e nderojne ende ate.Mua me habite nje gje e tille.
Pse me habite nje gje e tille?
Sepse po te ishte Enveri aq i merituar, shqiptaret e shtetit ame, qe e kane perjetuar dhe njohur njemijehere me mire se ne,nuk do t`ia rrezonin bustin dhe do ta nderonin .

Notorious, nga pyetjet qe ti shpesh bene, del qe ti e njeh bukur mire problematiken shqiptare.
A na jep me disa fjale pershtypjen tende per Enverin?
 

Nobis

Primus registratum
Re: Ferizaj, atje ku dhe hoxhallaret luten per Env

Komita pikerisht ketu qendron problemi.
Te gjithe ato laparake qe u ngriten dhe hodhen bustin ishin komuniste dhe bij komunistesh dhe po te qe Enveri gjalle sdo e benin kurre.
Jo te gjithe e dine se pervec atyre 1000 veteve qe u ngriten ne shesh, ishin nja 10 mije te tjere qe organizuan antimitingje neper qytetet me te rendesishmen dhe fotot dhe veprat e Enverit ne dore duke qare e duke u betuar se do e ngrinin me te madh bustin.Po kete ska nga ta dije njerezia se media si jep.
 

Nobis

Primus registratum
Re: Ferizaj, atje ku dhe hoxhallaret luten per Env

Pastaj te mos harrojme faktin se PPSH nuk e humbi pushtetin por e dorezoi vete.Dhe kjo seshte gje e vogel.
Megjithate ju vazhdoni mendjen tuaj, vetem ta dini se mos informimi sju sjell ndonje te mire.
Problemi me i madh ne nje debat per Enverin eshte se debatuesve po ju tregove realist te marrin per komunist.
Shume gjera qe propagandonte Enveri nuk ekzistonin sikurse shume gjera qe thuhen sot nga pushtetaret jane perralla.
...whatever!
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Ferizaj, atje ku dhe hoxhallaret luten per Env

Enveri... trashegoj nje Shtet Fshatar si Shteti Shqiptar ne 1945 i teri injorant per fillim... pa rrug, hekurudha, fabrika, hidroçentrale, tok e that ne te gjitha drejtimet

flitet shum per Enverin duke e dit shum bukur se ç'popull kemi

te jap 1 rast banal...
nga Shqiperia dilnin per eksperienc pune mbi 150/200 inxhinjera apo drejtora ndermarjash jasht shtetit e kto tipat se kishin menien tek puna te blenin eksperienc po e kishin menien te dilnin ne treg e te kerkonin veshje te lir per familjaret qe i prisnin ne shtepi,

shembull---&gt; ka qen nje fabrik plastike ne Durres ku historikish prodhonte vetem vrasese mizash apo topa 300 leksh /pf/images/graemlins/laugh.gif ku shikojm qe çdo gjo ne treg esht plastik. fshesa, pjatat e shum gjojna te domozdoshme.. po jo kto te nderuariat as qe i shkonte menia te hapnin horizontin
skuptoj ç'faj ka Enveri ktu...?

apo tek shpenzimet ushtarake ku me te drejt ka lujt gjithmon rolin e vetmbrojtjes, duke dit bukur fare se ç'fqij kemi (Serbin e Grekun) dhe shum shpenzime ushtarake qe e vuri Shtetin Shqiptar ne gadishmeri per 45 vjet per mbrojtjen ''vellezerit dhe motrat'' Kosovar

ju si njifnit hallet e Shqiptareve te Shqiperis, po te asiguroj qe as ne Shqiptaret e Shqiperis nuk ja kemi njoft hallet njoni tjetrit

e un kam dal ne nje konkluzion qe ai regjim shum i but esht sjell me ket popull kafsh

te mirat qe i bo vetes harrohen, po te mirat qe i bon tjetrit s'harrohen

Enveri i mir apo i keq e boni Shtet Shqiperin (ai fat na qelloj, aleanca me Ruset e nuk esht se e z'gjodhi Enveri kte) po ket gjo Enverit s'ja permend njeri

Enveri esht nje legjend ne vete... po nuk esht ndihmuar aspak nga kush e rrethonte, thjesht kan luajtur rolin e servilit
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Ferizaj, atje ku dhe hoxhallaret luten per Env

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Komita pikerisht ketu qendron problemi.
Te gjithe ato laparake qe u ngriten dhe hodhen bustin ishin komuniste dhe bij komunistesh dhe po te qe Enveri gjalle sdo e benin kurre.
Jo te gjithe e dine se pervec atyre 1000 veteve qe u ngriten ne shesh, ishin nja 10 mije te tjere qe organizuan antimitingje neper qytetet me te rendesishmen dhe fotot dhe veprat e Enverit ne dore duke qare e duke u betuar se do e ngrinin me te madh bustin.Po kete ska nga ta dije njerezia se media si jep.

[/ QUOTE ]

po pse o derebardhe e shkep njerezimin me rrena /pf/images/graemlins/lol.gif

si s'te vjen pak gjynah per fakirat e shkrete q1 vijne ketu te historia me qellim me msu sadopak /pf/images/graemlins/frown.gif(
Enveri sot e ka emnin Kim Jong e ka pas Sadam, Millosheviç, Duçe, Hitler vetem se nuk ka pas me nder bythe sa keta te fundit

Zoti El Pais thote pse ndejti 50 vjet pra
po normale se erdhi ne fuqi me 90% te shqiptareve analfabete edhe ata 10% i pushkatoi ose i bani pervedi
te tjeret i indoktrinoi deri ne ate shkalle sa gjysa e ma teper edhe sot jane me te meta mendore /pf/images/graemlins/laugh.gif e kshtu me rradhe

kosovaret (nji pjese e vogel kuptohet) akoma vazhdojne sot e ksaj dite me besu tek Enveri kur kane dale fakte autentike (disa ja kam pru edhe shokut El Pais ktu) ku Enveri e Partia

/pf/images/graemlins/laugh.gif urdhnojne masat ndershkimore ndaj te gjithe nacionalistave kosovare q1 kishin vetem nji faj se andrronin Kosoven bashke me Shqipnine.

Por pjesa ma e madhe e tyne (komunistave kosovare) e kishin nga mungesa e informimit /pf/images/graemlins/tonguee.gif
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Ferizaj, atje ku dhe hoxhallaret luten per Env

[
Problemi me i madh ne nje debat per Enverin eshte se debatuesve po ju tregove realist te marrin per komunist.
Shume gjera qe propagandonte Enveri nuk ekzistonin sikurse shume gjera qe thuhen sot nga pushtetaret jane perralla.
...whatever!

[/ QUOTE ]

Kjo qe the eshte e sakte.
 

hawk

Primus registratum
Re: Ferizaj, atje ku dhe hoxhallaret luten per Env

Mire thot tushi kjo ne fakt nuk eshte teme per hitorine.
Ose te pakten si eshte titullu.
Nese do diskutojme per enverin mund te titullohet ndryshe dhe ti jepn ngjyra historike e jo propagande te cilen el Pais e ka me qef.
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Ferizaj, atje ku dhe hoxhallaret luten per Env

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Enveri... trashegoj nje Shtet Fshatar si Shteti Shqiptar ne 1945 i teri injorant per fillim... pa rrug, hekurudha, fabrika, hidroçentrale, tok e that ne te gjitha drejtimet

flitet shum per Enverin duke e dit shum bukur se ç'popull kemi

te jap 1 rast banal...
nga Shqiperia dilnin per eksperienc pune mbi 150/200 inxhinjera apo drejtora ndermarjash jasht shtetit e kto tipat se kishin menien tek puna te blenin eksperienc po e kishin menien te dilnin ne treg e te kerkonin veshje te lir per familjaret qe i prisnin ne shtepi,

shembull---&gt; ka qen nje fabrik plastike ne Durres ku historikish prodhonte vetem vrasese mizash apo topa 300 leksh /pf/images/graemlins/laugh.gif ku shikojm qe çdo gjo ne treg esht plastik. fshesa, pjatat e shum gjojna te domozdoshme.. po jo kto te nderuariat as qe i shkonte menia te hapnin horizontin
skuptoj ç'faj ka Enveri ktu...?

apo tek shpenzimet ushtarake ku me te drejt ka lujt gjithmon rolin e vetmbrojtjes, duke dit bukur fare se ç'fqij kemi (Serbin e Grekun) dhe shum shpenzime ushtarake qe e vuri Shtetin Shqiptar ne gadishmeri per 45 vjet per mbrojtjen ''vellezerit dhe motrat'' Kosovar

ju si njifnit hallet e Shqiptareve te Shqiperis, po te asiguroj qe as ne Shqiptaret e Shqiperis nuk ja kemi njoft hallet njoni tjetrit

e un kam dal ne nje konkluzion qe ai regjim shum i but esht sjell me ket popull kafsh

te mirat qe i bo vetes harrohen, po te mirat qe i bon tjetrit s'harrohen

Enveri i mir apo i keq e boni Shtet Shqiperin (ai fat na qelloj, aleanca me Ruset e nuk esht se e z'gjodhi Enveri kte) po ket gjo Enverit s'ja permend njeri

Enveri esht nje legjend ne vete... po nuk esht ndihmuar aspak nga kush e rrethonte, thjesht kan luajtur rolin e servilit

[/ QUOTE ]

Flmn per komentin.

Une them qe nuk ka diktature te mire.Megjithate,diktatura eshte e domosdoshme nganjehere.
Ne v. 1945 Shqiperia ka qene vend pa industri ,pa universitete dhe me shkalle te larte te analfabetizmit.Analfabetizmi ne Kosove dhe viset tjera shqiptare,jashte shtetit ame, ka qene dukshem me i larte.Ne Kosove rreth 90-95 % !!

Lufta e partizaneve te Shqiperise kunder okupatorit italiano-gjermane ka qene vendimtare per pranimin e Shqiperise (edhepse te cunguar) si shtet ne UNO.Ky fakt ka nje rendesi shume te madhe.
Berja e shtetit shqiptar me te gjitha strukturat e tij( nga hiqi) ka qene jashtezakonisht veshtire.
Kanosja e vazhdueshme e rrezikut nga Jugosllavia dhe Greqia, ka qene nje problem serioz qe e ka percjelle shtetin shqiptar nje kohe te gjate.

Zhdukja e analfabetizmit , hapja e universiteteve,industrializimi(megjithe qe ne shkalle modeste) dhe elektrifikimi i vendit, kane qene padyshim merita te diktatures me ne krye Enverin.

Burgosja e shume intelektualeve, nga te cilet nje pjese jane pushkatua,lufta e vazhdueshme e klasave ,moslejimi i lirise se mendimit, kane qene te metat e po kesaj udhheqesie.
Natyrisht, ka pas shume individe intelektual e te tjere qe kane vuajt shume nga diktatura dhe kjo s`mund shpjegohet me dy-tre rreshta shkrimi.

Nje nga pohimet naive qe vje nga ne, shqiptaret e ketej kufirit, eshte: Enver Hoxha e tradhtoi Kosoven!Cfare absurdi!
Enver Hoxha ne v.1945 kishte nje ushtri dobet te armatosur dhe nje shtet qe s`kishte kurrefare strukture ekonomike.Pra, nje ushtri e tille duhej te hynte ne lufte me ushtrine jugosllave,qe ishte shume here me e madhe dhe me mire e armatosur.Plus fakti se ne ate kohe
kishte pretendime te hapta nga greket per marrjen e gjysmes se Shqiperise.Pra hyrja ne lufte me dy kundershtare shumehere me te armatosur.
Si rezultat do te kishim shuarjen e shtetit shqiptar.

Edhe une jam i mendimit qe ne shqiptaret( te gjithe) kemi nevoje per nje dore te forte udheheqjeje.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Ferizaj, atje ku dhe hoxhallaret luten per Env

aman keto temat e vazhsueshme per Enverin

...eshte Qesharake. ishte perbindesh. ishte shtypes i popullit te vet.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Ferizaj, atje ku dhe hoxhallaret luten per Env

Shtet diktatorial... po me te perbisht ishin ato qe kishin diçka n'dor Blendi ket mos e harro

kapim shembujt e bunkerave... Moisiu e te tjer traper ushtarak si ai ishin arkitektet per ato shpenzime kolosale

kte ver isha ne nje fshat dhe shikoja nje fshatar qe korte barin... ne muhabet e siper me tha

qe e shikon kte barin qe nuk esht korrur mir...?

po i thash...

ne kohen e Enverit me tha kemi pas nje brigadier qe thoshte kur te eci un zdua qe bari t'me shqet'soj

e ç'faj ka Enveri i thash...? jo tha se kisha per Enverin po per njerezit qe kishin pozit dhe na e mershin shpirtin
 

qero

Primus registratum
Re: Ferizaj, atje ku dhe hoxhallaret luten per Enverin

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Enveri ishte dhe eshte e vetmja shpres per SHQIPETARET

ne ç'kuptim granina...?

Notorous une pajtohem me ty.
Enveri edhe tash eshte e vetmja shpres per Shqipetaret ngase realiteti eshte asisoj.
Une edhe personalisht i njof disa nga ata qe jan ne Ferizaj dhe mundem te ju them qe jo vetem ne Ferizaj por ne gjithe Kosoven dhe jasht saj figura e qmuar e babes se kombit shqipetar ENVER HOXHA vazhdone te nderohet tej mase.
Shikoni se qfar ndodhi pas vdekjes se tij dhe sistemit te tij.
Ju lutem nuk jam antishqipetar.
E dua SHQIPERIN me shum se veten time.
Por koha e ENVERIT ka qen e ndritshme.
Lavdi jetes dhe vepres se ENVER HOXHES
 

Nobis

Primus registratum
Re: Ferizaj, atje ku dhe hoxhallaret luten per Env

une postoj 1 teme per tju treguar dicka interesante ndersa ju thoni te njejtat fjale qe keni 16 vjet qe i villni si kucedra.o milet e kuptoni qe si rruhet me njeriut as ca thoni ju kunder Enverit as ca thoshte Enveri kunder amerikes.
Nuk dini qe vetem te lexoni dhe ta mbani te shkreten goje mbyllur qofte nje here?
 

kurkushi

Primus registratum
Re: Ferizaj, atje ku dhe hoxhallaret luten per Enverin

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
O Zot udhezoi se nuk dijne cfare bejne!

[/ QUOTE ]
O Zot,Zot qe s`je por ne(dobiçistet) te kemi mbaruar, bashkohu me ta, behu edhe pse nuk je, t`u ndihmosh ketyre SHQIPTAREVE ta realizojne deshiren dhe qellimin e tyre!
<font color="red"> </font> Lavdi Jetes dhe Vepres se me te Madhit Shqiptar te Historise, Kryeprofetit ENVER HOXHA /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 

bengu

Primus registratum
Re: Ferizaj, atje ku dhe hoxhallaret luten per Enverin

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
E drejt e qdo kujt eshte te lutet per kedo.
Realiteti eshte ndryshe tash beng
Enveri ishte dhe eshte e vetmja shpres per SHQIPETARET

[/ QUOTE ]

Lutja ime perfshin edhe anetarin e cituar!
 
Top