"Fenomeni Adem Jashari"
-Fenomeni Adem Jashari,ka ndodhur vetëm një herë,ka ndodhur në kohë dhe hapësirë të caktuar,ka ndodhur në momentin vendimtar të historisë sonë.Fenomeni i tillë nuk mund të përsëritet.Ai është unikat,origjinor,autentik.
-Për ta sjellë në jetë Adem Jasharin dhe për të bërë të tillë çfar ishte,natyra ishte treguar e pa kursyer.
Ai ishte shtatë hedhur,i tillë si Akili,apo Gjergj Kastrioti.Hyji e kishte pajisur me mendje të kthjellët,me gjykim të shëndoshë dhe me veti vetë flijuese,në mbështetje të së mirës dhe urretje kundër së ligës.Nga historia kombëtare e kishin lënë mbresa të veçanta rrëfimet për Bajram Currin,Çerçiz Topullin,Oso Kukën,Azem Galicën e Selman Kadrin.
-Njëzimi i fuqisë fizike dhe mendore në qënijen e tij përbënte tërësin harmonike,të mbushur përplot me impulse pozitive,për të përballuar me sukses,sfidat me të cilat ballafaqohej koha.
-Fenomeni Adem Jashari,nuk do të ishte në atë përmasë i kompletuar,po të mos ishte i biri i Shaban Jasharit,një burr trimë dhe Atëdhetar i kulluar,dhe biri i nënës Zahide,një grua Amazone shqiptare.Nuk do të ishte fenomen me përmasa të tilla po të mos e kishin mbështetur në çastin vendimtar:Vëllezërit,Bashkëshortja të afërmit dhe tërë familja e ngushtë dhe e gjërë,në momentin përmbarues të bëmës së tijë heroike.Nuik do të ishte me përmasa të tilla fenomenale. po të mos ishte lindur në Prekaz të Drenicës,pikërisht me 28.Nëntor.1955.
-Në tiparet e fizikut të tijë,hetojm të gjitha vijat karakteristike,të fytyrës,të flokëve, të hundës dhe të syve,krejtësisht identike me tiparet e Lekës së MadhëPo të vëmë përballë skulpturen e Lekës së Madhë të punuar nga skulptori Grek 2300.vjetë më parë dhe po ta krahasojmë me fizikun e Adem Jasharit nlë moshën e tijë 35.vjeçare,do të vërejm tiparet identike të mundëshme të ngjajshmërisë,sikur ndodh jo rastësisht me ngjajshmërin në mes njerëzve të një race..Pamja fizike e Adem Jasharit rrezaton forcë,qëndresë,heroizëm,patos revolucionar,pathyeshmëri. në figurën e tij janë sintetizuar të gjitha elementet shpirtërore dhe fizike me përmasa të veçanta.
-Hapërimi i tij krijon përshtypjen e hapëruesit historik,të marathonomakut të madhë,lajmëtarit,luftëtarit,vetëflijuesit,,projektuesit të lirisë dhe bërësit të fitores.Më 5,6, dhe 7.Mars të vitit 1998. Adem Jashari i kishte kënduar lirisë,i kishte klënduar tokës shqipëtare,e cila edhe pse kishte filluar të digjej nga piromania sodomiste sllave edhe pse do të lahej në Gjakun e mijerave Dëshmorëve e Martirëve,qysh atëher kishte filluar frymarrja e Lirisë.