Fenomeni Adem Jashari-Fenomen Unikat i Sakrificës për Liri.

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
-Fenomenal janë njerëzit e veçant, të cilët me veprat dhe bëmet e tyre lënë gjurnë të pashlyeshme në momente të caktuara të historisë.
Një fenomen i tillë,me përmasa kombëtare është "Adem Shaban Jashari"i lindur në Prekaz të Drenicës,më 28.Nëntor .të vitit 1955.dhe i rënë Pavdekësi me 6.Mars të vitit 1998.në Prekaz,në vendëlindjen e tijë.
-Shkrimet e deritanishme që janë publikuar deri më tani për Adem Jasharin,përveç në raste të veçanta,nuk lënë përshtypjen e analizave të thella studimore,në pasqyrimin me përgjegjësi dhe njohuri profesionale të këtij fenomeni unikat,jo vetëm në historinë shqiptare.Por,më tepër,shumica e shkrimeve të deritanishme,janë shënime të zakonshme jetëshkruese,në të cilat vërehet qasja uniforme,stili i rëduar me figura tejet të përgjithësuar dhe mjaft të konsumuara në letrat tona.
Përmasat heroike,sakrifikuese,të Adem Jasharit dhe të jasharëve të tjerë të Prekazit,tani Dëshmor të kombit,janë përmasa të veqanta,unikate në historinë e qytetërimit botërorë.
Akti i heroizmit vetë -sakrifikues të "Jasharëve" është akt fenomenal dhe si i tillë i takon një tipologjie së veçant studimore shkencore.
 
Last edited:

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
"Fenomeni Adem Jashari"
-Fenomeni Adem Jashari është fenomen sui-generis,fenomen qe i tejkalon përmasat kombëtare e rajonale,është fenomen që mund të paraqitet vetë një herë në historinë e qytetërimit,ose një herë gjatë disa shekujëve.duke folur për fenomene të tilla,studiuesi i vëmendëshëm iu etnopsikologjisë shqiptar-Dr.Krist Maloku,në studimin e tijë "Shteti apo Kombi"shkruar në vitet e 30-ta,të shek.20.-të.ndër të tjera ka shkruar: -"Shpëtimtari i kombit duhet të ketë fantazi krijuese si Platoni.....Entuziazëm djalërie si alkibiadi,vullnet vetëflijues si sokrati.Por kësi shpëtimtarësh të kombit nuk mbijnë aq lehët në Shqipëri,e as tjetërkund,sepse zoti i dërgon ata vetëm një herë brenda qindra e mijera vjetësh.Dhe ,i dërgon vetëm si një kurorëzim të një pune të gjatë kombëtare,plot oravajtje e mundime,si një lulëzim të shkëlqyeshëm mbi të gjithë,gjemba e ferra të një kopshti të kulturuar kombëtarë"mbarim citati. Krist Maloku në "Shteti apo Kombi" botuar në revisten "Dardania sacra"nr.4.Prishtinë 2002,faqe 74.,ky konstatim vegimtar i Kristë Malokut përputhet në tërësi me përshkrimin që ai i bënte shpëtimtarit,heroit të një kohe të caktuar historike.
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
"Fenomeni Adem Jashari"
-Veçantia tipike e këtij fenomeni ika specifikat e veta në kohë dhe në hapësirë.Rrëfimi për luftën,Qëndresën dhe sakrificën e Adem Jasharit,Hamëz Jasharit,Shaban Jasharit dhe të Jasharëve të tjerë në Prekazë.me 5,6,dhe 7,Marstë vitit 1998.është rrëfimi më tronditës,në të njejtën kohë rrëfimi më krenarë dhe më i sublimuar nga të gjitha rrëfimet e tjera të luftës dhe sakrificës njerëzore,të kryera në emër të idealit të lirisë,në emër të çlirimit nga makineria më e tmerrëshme që ka sunduar ndonjëher në botë.
-Filozofi më i madhë idealist Gjerman,-Georg Wlhelm Fridrih Hegel,në veprën madhore-"Fenomenologjia e Shpirtit" bnë kapitullin:perendit dhe Njerëzit,ndër të tjera ka shënuar:Forcat e përgjithshme disponojn në vetvete shenjën e Individualitetit,e cila është e lidhur me principin e veprimit.Nga kjo del se veprat e tyre manifestohet si veprim i lirë,i cili përgjithësisht rrjedh prej tyre.Kështu kanë vepruar perenditë, kështu veprojnë edhe njerëzit.(Hegel-Fenomenologjia e Shpirit,BIGZ-1974 faqe 420)
Pikërisht në suaza të këtij përkufizimi filozofik të Hegelit,duhet zbërthyer frymën e principit të jetës dhe veprës së Adem Jasharit,të Anteut të kohës sonë.i cili u përballë me forcën e brutalitetit barbar,,për të ngadhënjyer mbi atë forcë djallëzore,me aktin e qëndresës dhe të heroizmit unikat,të papërsëritshëm nlë historin e qytetërimit.
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
"Fenomeni Adem Jashari"
-Fenomeni Adem Jashari,ka ndodhur vetëm një herë,ka ndodhur në kohë dhe hapësirë të caktuar,ka ndodhur në momentin vendimtar të historisë sonë.Fenomeni i tillë nuk mund të përsëritet.Ai është unikat,origjinor,autentik.
-Për ta sjellë në jetë Adem Jasharin dhe për të bërë të tillë çfar ishte,natyra ishte treguar e pa kursyer.
Ai ishte shtatë hedhur,i tillë si Akili,apo Gjergj Kastrioti.Hyji e kishte pajisur me mendje të kthjellët,me gjykim të shëndoshë dhe me veti vetë flijuese,në mbështetje të së mirës dhe urretje kundër së ligës.Nga historia kombëtare e kishin lënë mbresa të veçanta rrëfimet për Bajram Currin,Çerçiz Topullin,Oso Kukën,Azem Galicën e Selman Kadrin.
-Njëzimi i fuqisë fizike dhe mendore në qënijen e tij përbënte tërësin harmonike,të mbushur përplot me impulse pozitive,për të përballuar me sukses,sfidat me të cilat ballafaqohej koha.
-Fenomeni Adem Jashari,nuk do të ishte në atë përmasë i kompletuar,po të mos ishte i biri i Shaban Jasharit,një burr trimë dhe Atëdhetar i kulluar,dhe biri i nënës Zahide,një grua Amazone shqiptare.Nuk do të ishte fenomen me përmasa të tilla po të mos e kishin mbështetur në çastin vendimtar:Vëllezërit,Bashkëshortja të afërmit dhe tërë familja e ngushtë dhe e gjërë,në momentin përmbarues të bëmës së tijë heroike.Nuik do të ishte me përmasa të tilla fenomenale. po të mos ishte lindur në Prekaz të Drenicës,pikërisht me 28.Nëntor.1955.
-Në tiparet e fizikut të tijë,hetojm të gjitha vijat karakteristike,të fytyrës,të flokëve, të hundës dhe të syve,krejtësisht identike me tiparet e Lekës së MadhëPo të vëmë përballë skulpturen e Lekës së Madhë të punuar nga skulptori Grek 2300.vjetë më parë dhe po ta krahasojmë me fizikun e Adem Jasharit nlë moshën e tijë 35.vjeçare,do të vërejm tiparet identike të mundëshme të ngjajshmërisë,sikur ndodh jo rastësisht me ngjajshmërin në mes njerëzve të një race..Pamja fizike e Adem Jasharit rrezaton forcë,qëndresë,heroizëm,patos revolucionar,pathyeshmëri. në figurën e tij janë sintetizuar të gjitha elementet shpirtërore dhe fizike me përmasa të veçanta.
-Hapërimi i tij krijon përshtypjen e hapëruesit historik,të marathonomakut të madhë,lajmëtarit,luftëtarit,vetëflijuesit,,projektuesit të lirisë dhe bërësit të fitores.Më 5,6, dhe 7.Mars të vitit 1998. Adem Jashari i kishte kënduar lirisë,i kishte klënduar tokës shqipëtare,e cila edhe pse kishte filluar të digjej nga piromania sodomiste sllave edhe pse do të lahej në Gjakun e mijerave Dëshmorëve e Martirëve,qysh atëher kishte filluar frymarrja e Lirisë.
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
"Fenomeni Adem Jashari"
-Fenomeni Adem Jashari,i përket profecive të parashikuesve më të njohur të historisë së qytetërimit.
-Rrëfimi historik për Adem Jasharin,duke e krahasuar atë me personazhe të caktuara të Biblës,apo të rrëfimeve të tjera para antike dhe kohë antike si,Anteu,Profeti Job,Juda Makabe,Spartaku e shumë të tjerë është rrëfim që në shumë segmente i tejkalon tregimet e moqme mbi trimërinë,qëndresën,vendosmërin dhe vetëflijimin.
-Rrëfimet mbi bëmat dhe qëndresën e Adem Jasharin,në mënyrë vegimtare është prezantuar edhe në parashikimet profetike të Mishel Nostradamusit,i cili ka parapar me saktësi shumë nga rënijet dhe ngritjet në historinë e njerëzimit.
-Në një katrenë të Nostradamusit për njeriun e madh thuhetË
-"Veprat e vjetra do të përfundojnë,
dhe nga qatia e keqja do të bjerë mbi njeriun e madhë"
Parashikues të mëdhenjë,OMSCA,Tiranë,1999.faqe 145.
Po ti analizojm me vëmendje dy vargjet,në kontest të kohës dhe hapësirës son historike do të zbërthejmë Enigmën parashikuese të Nostradamusit.
Me aktin luftarak e vetëflijues të Adem Jasharit dhe të Jasharëve,me 7.Mars të vitit 1998.në Prekaz.përfunduan veprat e vjetra,përfundoi Skllavëria dhe Rrojtja zvarranike,përfundoi deliri iu rrojtjes nëntokë,e jetës së ngjajshme me jetën e urithit.
-Deh, për të përfundur përgjithëmon e vjetra shekullore skllavëruese.
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
"Fenomeni Adem Jashari2
-Çatia e Kullës së Adem Jasharit i shte përshkruar me zjarrin e të gjtha armëve shfaruese të artilerisë së Mabusit,(Millosheviçit),Zjarri i predhave armike ra,jo vetëm mbi çatin e kullës së Njeriut të Madhë,por edhe mbi të gjithë Jasharët që qëndruan në Kështjellë.
Gjithnjë duke analizuar Profecit e Nostradamusit do të hasim edhe në vargje të tjera mjaftë kuptimplote:
"Një vrasje aq e egër,sa askush nuk mbeti gjallë!
nga vepra "Nga qatija e keqja do të bjerë mbi njeriun e madhë"faqe.126.
Edhe ky konstatim vegimtar,sado që duket i përgjithsuar dhe mund të korrenspondojnë edhe më shumë ngjarje të tjera të mizorishme,që kanë ndodhur dhe ndodhin kudo në botë.Të përkujton të veçantën e profecisë,së nostradamusit,faktin real se,me 7.Mars të vitit 1998,në Kullën e Qëndresës historike shqiptare,në Prekaz asanjë kështjellar nuk mbeti i gjallë,mirpo pikërisht atë ditë,filloi shembja e përgjithmonshme e sundimit të satanait sërbë në vendin tonë.
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
"Fenomeni Adem Jashari"Fenomeni përjetësisë.
Në historinë ton më të re,nlë ndërgjegjjen e liridashësve është ngulitur jo vetëm si kult që simbolizon vetëm trimërinë,vendosmërin,sakrificën,por mbi të gjitha është simbol unikat i fuqis dhe vitalitetit kombëtarë.Simbol i përsëritjeve ciklike të ngritjeve shqiptare,pas rënijeve të shumta.Adem Jashari është Mesi i realizuar,është shpëtimtari që e kemi pritur me shekuj.është udhërrëfyesi dhe shembulli dhënësi realist i lirisë.
Epiqendra e heroizmit dhe qëndresës shqiptare sot,nuk mund të mendohet pa ideatorin dhe projektuesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,ajë është Adem Jashari.Vepra e tijë herioke ishte dhe vazhdon të mbetet burim i frymëzimit më të fisnikëruar kombëtarë për të gjithë shqiptarët liridashës dhe më gjërë.Vizita,që shqiptarët por edhe shumë liridashës e humanist të tjerë ngaa mbarë bota i bëjnë,Kullës së Jasharëve,tani në Kompleksin Memorial Kombëtar,në Prekaz.është trgues se pkërishtë në qendër të shqipërisë po përjetësohet një vendë pelegrinazh i ri i botës shqiptare,një vend i shenjtë jo vetëm i shqipërisë por i gjithë shqipëtarëve.
Fenomeni Adem Jashari,po ngrihet në monument përjetësie fizike e shpirtërore,jo si mitë mesjetarjo si legjend e rrëfimeve tradicionale e mitologjike,por si një personazh i veçnt dhe realist i historisë me përmasa po aashtu tipike realiste,sepse vepra dhe heroizmi i tijë shënuan piedestalin,preken majat ku nuk arrijn dot as legjendat,shënuan infinitet,prej të cilave pushon fjala.
Në të gjitha segmentet studimore,në të gjitha format e krahasimit dhe të përshkrimit,Fenomeni Adem Jashari,imponohet para së gjithash me origjinalitet,imponohet me veçanti tipike,të një tiopolgjie autentike nlë paraqitje,që mbërthen në vetvete të gjitha përshtresimet universale të njeriut,i cili jo rastësisht kishte sfiduar terrin,barbarin,dhunën,jo rastësisht iu kishte kundërvën ushtrisë gjakatre të Mabusit (Millosheviçit)të kohës.
 
Top