Femrat.

Hipocrati

Hipocrati
Femrat.

Femrat keto qenie te adhuruara nga meshkujt,keto qenie aq te nevojshme per cdo familje , kjo force e madhe qe nuk merr vendine caktuar ne shoqerine tone , me te cilat shpesh ABUZOHET,ne pune , ne familje , ne rruge etj.
Me shqeteson shume dhuna ndaj tyre ne familje dhe heshtja e tyre ndaj ketij fenomeni jam i bindur se 70% e femrave te martuara dhunohen dhe nuk bejne ze !
E meritojne ato kete gje ?
Pse nuk bejne nje denoncim ?
Eshte ushtrim dhune duhet te denohet me ligj ?
Ka nje ligj te tille ne Shqiperi ?
megjithate kane bere perparime per te vene ne vend Dinjitetin e tyre por serish ka shume per te bere.

Me habiti dhe vendimi i presidentit tone <font color="red">MASKILIST Moisiu </font> i cili ju hoqi denimin 70 te denuarve nga te cilat vetem dy ishin femra !!!!

Kaq te prirura per te kryer nje krim qenkan femrat sa duhet ti vuajne te gjitha ditet ne burg !!!
Kaq rrezik per shoqerine qenkan keto qe te mos lerohen duke patur parasysh qe ato mund te kene kryer nje krim duke vrare burrin qe "aq shume shume shume ja ka sjelle shpirtin ne maje te hundes sa e ka detyruar te marri nje vendim aq ekstrem".

Mardheniet ne pune.

Jam i bindur se ne te gjitha llojet e puneve femrat jane te "gjuajtura nga shefat e tyre" te gjendura perballe ketij fakti ca duhet t e bejne te ruajne dinjitetin apo punen ?!


Jepni nje mendim tuajin mbi te gjitha problemet qe kane femrat tona sot.


Pa Chit-chat pls.

Se pari duhet te emancipohet e gjithe shoqeria jone , sidomos meshkujt dhe pastaj do te kemi edhe femra te emancipuara!
 

Sonia007

Papirus rex
Se pari duhet te emancipohet e gjithe shoqeria jone , sidomos meshkujt dhe pastaj do te kemi edhe femra te emancipuara!
Pse duhet te emanicophet njeher mashkulli dhe pastaj femer????????Ti po thua qe perseri femra do te varet nga mashkulli!
 

Hipocrati

Hipocrati
Pse duhet te emanicophet njeher mashkulli dhe pastaj femer????????Ti po thua qe perseri femra do te varet nga mashkulli!
Une doja te thoja qe FEMRA varet nga mjedisi shoqeror dhe ekobnomik ku jeton. Normal varet shume nga menyra se si e trajton mashkulli...
 

Sonia007

Papirus rex
Une doja te thoja qe FEMRA varet nga mjedisi shoqeror dhe ekobnomik ku jeton. Normal varet shume nga menyra se si e trajton mashkulli...
Por nese emancipohet femra,ajo e kupton qe ska nevoje per nje mashkull qe e ul ate ne krah dhe keshtu skemi nevoje te emncipojme mashkullin ne fillim ;) Po sigurisht qe do te varet dhe varet nga mjedisi ku jeton,por ne po themi si mund te bejme qe gruaja te ece perpara duke u emancipuar SHOQERIA dhe jo qe femra te varet nga mashkulli!
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Disa thënie për femrat

Çdo femër është e paaftë derisa t’i thahet llaku në thonj. (Burt Reynolds)

Nuk do të thosha se të gjitha femrat janë njësoj, ka edhe më të këqija. (Autor i panjohur)

Ai i cili nuk çmendet në martesë, nuk është normal. (Princi Charles)

Më mirë të jesh mirë i varur në litar, sesa keq në martesë. (William Shakespeare)

Gruaja ime e parë vdiq nga kërpudhat helmuese. Gruaja ime e dytë vdiq po ashtu nga kërpudhat helmuese. Gruan time të tretë e mbyta se nuk i hante kërpudhat helmuese. (Henry VIII)

Gruaja të thotë: “Shko në ferr!”. Ti shkon, ndërsa ajo të pret atje. (Dante Alighieri)

Femrat e bukura janë krijuar për meshkujt që nuk kanë imagjinatë, ndërsa femrat e mençura për meshkujt e pafat. (Giacomo Casanova)

Hapi sytë mirë kur të martohesh, ndërsa më pas mbylli. (William Shakespeare)

Mashkulli është i lumtur me cilëndo femër derisa të bie në dashuri. (Francesco Petrarca)

Nuk e kam vërejtur se gruaja po më mbytej, ajo ulërinte si zakonisht. (Autor i panjohur)

Ma thoni shkaktarin: E di se pas tij fshihet femra. (William Beaumont)

Nuk është interesante ajo që ua thonë femrat, por ajo që nuk ua thonë. (William Shakespeare)
 

Almaa'95

Papirus rex
Une mendoj se shoqeria maskiliste ne te cilen jetuan prindrit tane eshte ne zhdukje e siper! Jane hapur organizata te cilat i mbrojne dhe i sigurojne ne detaje ketyre femrave te dhunara nje jete ndoshta me te mire se ce kishin!(kam shembuj konkret per kete)
Thone se kush kerkon ndihme e gjen nje zgjidhje, fakti qe shume femra zgjedhin te kaperdijne grushtet e shkelmat eshte sa plage e shoqeris tone paragjykuese aq edhe munges e theksuar karakteri/guximi per nje fillim te ri,VETEM !!
 

Balahk

Locus omnem
Jo te gjitha femrat jane njelloje,dhe per pasoje jo te gjitha duhen trajtuar njelloje.ka femra qe e duan,mgjes dreke darke kontrollin :p :p
 

Chrono_Crusade

Valoris scriptorum
(Detyre e imja ;) viti 2008)

Te drejtat e njeriut, te femrave shkelen ne te gjithe globin. Pavarsisht nga perkatesia kombetare, fetare, kulturore apo pozita ne shoqeri femrat diskriminohen perndiqen anembane globit. Ky eshte realiteti. Nje realitet teresisht maskilist, i eger nga i cili shpesh here eshte e veshtire te percaktosh nje raport te drejte te shoqerise ku gjysma e tij perbehet nga gra. Pozicioni qe ato sot kane ne kete shoqeri eshte shume jo i drejte , pra le shume per te deshiruar. Ne disa zona te thella ende veprojne ligjet e ashpera dhe te forta kanunore, se gruaja ka lindur nga brinja e 12 e burrit , se vendi i gruas eshte ne shtepi dhe detyra e saj eshte te rrise femijet dhe te kujdeset per shtepine.
Rreth 75% e femrave dhunohen sistematikisht nga bashkeshortet apo familjaret e tyre . Shkelje te te drejtave te njeriut dhe ne vecanti te femrave jane universale. Shume femra anembane botes jane viktima te dhunes se meshkujve por jo vetem te tyre por eshte te opinionit shoqeror, te shoqerise ku ato bejne pjese.Diskriminimi i tyre ne disa vende eshte shume tragjik.Perndjekja e tyre ndodh qe ne hapat e para te formimit te tyre.
Me ndihmen e teknologjise , trupi i femrave “copetohet” dhe shitet si mall ne treg. Ne disa vende si India dhe Republika e Cekise permes aparaturave dhe teknologjise te avancuar te kohes, behen kontrolle gjinore para lindjes me ane te se ciles mund te shkaterrohen frutet e palindura femerore per ti siguruar vendit pasardhes meshkuj.Duke u nisur nga statistikat e lindjeve dhe raportit numeror mes meshkujve dhe femrave, ne bote sot do duhej te jetonin 100 milione femra me shume. Pervec kesaj femrat shperfillen ne menyre sistematike. Atyre ju jepet per nje kohe me te shkurter qumeshti i nenes, vaksinohen me rralle, u jepet me pak per te ngrene dhe jane te detyruara te punojne me shume. Per cdo vit vdesin 1.5 milon femije per shkak te perkatesise te tyre gjinore.
Vajzat dhe grate keqperdoren dhe dhunohen seksualisht cdo dite. 75% e dhunimeve kryhen nga dorasit e rrethit me te afert shoqeror. Ne raste ekstreme ato ekzekutohen nga baballaret , djemete , vellezerit apo bashkeshortet e tyre. Anenbane botes ato shfrytezohen si fuqi e lire punetore, nuse me katalog apo prostituta te detyruara. Per cdo vit shiten si prostituta me teper se dy milione vajza te moshes 5-15 vjecare.
Grave dhe vajzave u mohoet e drejta per vetqeverisje mbi trupin e tyre. Ne shume vende vajzave nuk ju njihet as e drejta per te perdorur mjete mbrojtese . 150 milion grave dhe vajzave ju jane gjymtuar organet gjenitale. Grave dhe vajzave ju ndalohet me logj apo me rregullore fetare pjesemarrja e barabarte ne jeten publike. Ato shperfillen profesjonalisht ne te gjitha vendet e botes. Ne Gjermani, detyra udheheqese ne ekonomi, shtet dhe shkence ushtrojne rreth 7% e femrave , nderkohe qe ato plotesojne 93% te te gjitha vendeve te punes me orar te reduktuar.
Dhuna ndaj grave ndonjehere mendohet se eshte me e vogel sec duket per keto arsye:
1. jane te nenshtruara plotesisht nga bashkeshorti dhe nuk arrijne te marrin inicjativen dhe guximin per denoncimin e tyre
2. nga frika e braktisjes se femijeve ku ne shumicen e rasteve jane shkaku kryesor qe keto gra rrine te heshtura
3. nga frika se ato nuk do te gjejne perkrahje dhe sigurine e nevojeshme per te cilen ato kane nevoje
4. pamundesia per te patur nje gjendje ekonomike te pavarur dhe te mjaftueshme
5. per shkak te opinionit te rende te shoqerise ku ndodhen qe e shoqeron rendom gruan ne cdo kohe.
Format dhe shakalla e shkeljeve te te drejtave te njeriut ndryshon nga njeri vend ne tjeterin. Ne disa shtete i sheklin pothuajse te gjitha normat nderkombetare te te drejtave qe nga me elementaret te permbledhura ne Deklaraten e te Drejtave te Njeriut. Kjo behet me e qarte nese shohim rastin e Afganistanit ku qe nga fitorja e talebaneve femrat ndiqen ne menyre sistematike. Femrat afgane largohen nga shtepia vetem nese jane te shoqeruara nga meshkujt me te afert. Jashte shtepise ato duhet te mbajne ferexhene, mbulesen e tere trupit qe eshte me rrjete vetem ne pjesen e syve. Atyre ju ndalohet puna. Ne disa raste eshte perpjekur te nderpritet dhe puna e mjekur per grate gje qe do te thote mohim i kujdesit mjekesor, pasi ato trajtohen vetem nga personeli femeror. Grate dhe vajzat nuk kane te drejte te shkollohen , u lejohet vetem te shkruajne dhe te lexojne por vetem kaq.
Muzika , kendimi, vallezimi, fotografimi, kinemaja, televizioni madje dhe loja e shahut per to eshte e ndaluar. Dritaret ne katin e pare duhet te erresohen, takat e kepuceve te tyre nuk guxojne te degjohen gjate ecjes, ato nuk kane te drejte te veshin corape te bardha. Nje gruaje i eshte prere gishti pasi kishte nje thua te lyer. Ne rastet ekstreme femrave ju kercenohet denimi me vdekje permes gjuajtjeve me gure, jane vertetuar disa raste ne te cilat femrat jane vrare me gure per shkak te dyshimeve se mund te kene tradhetuar bashkeshortin. Te gjitha keto per vete faktin se vendi i femres eshte ne shtepi. Per faj te nje mentaliteti te vjeter maskilist qe mbizoteron ato jane te detyruara te qendrojne te heshtura dhe te bindura ndaj vullnetit te burrit.
Nje thenje e vjeter Indjane e tregon qarte idene se nje grua kurre nuk duhet te dale mbi burrin:” Kurre mos u marto me nje grua qe e ka kemben me te madhe se te burrit” dhe duke e marre ne kuptimin figurativ ne shoqeine indjane kurr nuk mund te pranohet nje grua qe te jete mbi burrin, qe te jape urdhera apo qe te gezoje te njejtat te drejta si burri. Vetedijesimi publik per dhunen specifike te ushtruar ndaj grave dhe vajzave qe nga vitet 80 ka ndryshuar. Detyrimet per prostitucion , abortimi i fruteve te palindura , dhunimi fizik, punet e sforcarura qe benin me pare kane filluar te eleminohen por nuk mund te themi me siguri te plote qe keto fenomene te dhimbeshme jane zhdukur plotesisht.
Viti 1972, vit ky kur asambleja e Pergjitheshme e Kombeve te Bashkuara vendosi te shpalle vitin nderkombetar te gruas, ishte nje sinjal per te gjitha inicjativat dhe organizatat ne ndihme per to ne te gjitha shetet e ndryshme te botes per mobilizimin nderkombetar te angazhimit te tyre. Kombet e Bashkuara bene reforma per te Drejtat e Gruas nga viti 1975-1985. Ne deklaraten e te Drejtave te Gruas u nxorren dhe u dokumentuan te gjitha diskriminimet e kufizimet e shumta ne shoqeri ndaj grave dhe vajzave anembane botes. U miratuan plane te ndryshme per veprimin dhe rregullimin e politikave ne fushen e te drejtave te gruas per qeverite e ndryshme.
Levizja nderkombetare kunder dhunes ndaj femrave dhe per njohjen e te drejtave te tyre eshte pergjigje ndaj pervojes se perditeshme te femrave anembane botes. Te drejtat e gruas u njohen si te drejtat e njeriut ne vitin 1991 ne konferencen boterore te Kombeve te Bashkuara per te drejtat e njeriut ne Vjene. Grate dhe vajzat anembane botes duhet te kene mundesine te jetojne te lira dhe te pavarura.
Grave dhe vajzave ju nevojitet nje lob i forte dhe nje organizate e perbashket , me qellim qe te arrijen nje pozite me te voliteshme ne politike dhe ne shoqeri. Per nje barazi gjinore ka shume debate por pasqyrimi i saj ne shoqeri apo medja eshte i paket. Dalngadale por ne vazhdimesi krijohet mjedisi dhe klima e pershtateshme per te ndryshuar qendrimet e shoqerise ndaj opinionit te keq per gruan. Nje rol te rendesishem per kete gje e luan dhe medja, megjithate emisjonet per gruan jane te paketa. Kjo mund te jete jo vetem per mosdashje por dhe per mosnjohje te problemit qe i shoqeron ato. Emancipimi i gruas varet me teper nga mjedisi qe krijon shoqeira per to.
Imazhi qe media krijon apo paraqet per nje barazi gjinore eshte i nje rendesie te vecante pasi prej tij vjen dhe ndikimi i rolit te gruas ne shoqeri. Ne medjat shqipetare vihet re mungesa e prezantimit te rolit te saj si ne familje ashtu dhe ne shoqeri. Neqoftese paraqesim vendet qe zene emisjonet per gra ne medjat shqipetare do te shohim se:
1. ne TVsh ze vetem 7%
2. ne TV Klan 10%
3. ne News 24 vetem 4%
4. ne Koha TV 5%
5. Tv Alsat 5% ( marre te gazeta Standart fq.18.)
Te gjitha keto tregojne se imazhi i gruas dhe barazia me figuren mashkullore duhet t epermiresohet. Ne shqiperi pavarsisht arritjeve te medha dhe mjaft premtuese te grave ne fusha te ndryshme te jetes perseri statusi i tyre eshte mjaft i dobet per shkaqe te ndryshme.
Mund te permendim: mungesen e eksperiencave , burimeve kapitale te limituara, opinioni familjar, dhunes psikologjike, mos besueshmeria nga burrat, dhe mungesa e shanceve te barabarta me burrat si ne jeten politike ashtu edhe ne shoqeri.
FAKTE DHE SHIFRA
Arsimimi dhe profesjoni
 Rreth 100 milion femije nuk kane shkollim fillestar , se paku 60% prej tyre jane femra
 Mbi 2/3 e gjithesej 960 milion analfabeteve te rritur jane te gjinise femerore
 Me shume se gjysmen e peshes se pergjitheshme te punes e bartin femrat. Meshkujt e kalojne 3/4 e kohes se tyre te punes ne pune te paguar, ndersa vetem 1/3 e punes se femrave paguehet
 Te ardhurat e femrave nga puna e paguar perbejen rreth 75% te te ardhurave te meshkujve
 Mbi 90% te sherbetoreve shtepiak(angazhimi me i shpeshte i femijeve qe punojne) jane femera te moshes 12-17 vjecare
DHUNA
1. nje nder pese femra ne bote bie viktime e dhunimit
2. mes 40-60% te te gjitha veprave penale seksuale kryhen ndaj vajzave nen moshen 16 vjecare
3. shumica e personave kalndestin jane femra, shume prej tyre shiten ne industrine e seksit ku nej numer jo i vogel shiten nga vete familjaret e tyre
REFUGJATET
1. rreth 50 milion njerez jane ne ikje 75-80% prej tyre jane gra e femije
2. 80% e viktimave te armeve te zjarrit ne lufte jane femra
3. mbi 3000.000 te rinj sherbejne ne teere globin si ushtare femije, shume prej tyre jane refugjate te gjinise femerore
VARFERIA
 Ne bote supozohet se jetojne 1.3 miliard njerez ne varferi absolute, me te ardhura ditore me pak se nje dollar amerikan ku rreth 70% e tyre jane femra
 Qe nga viti 1970, numri i femrave qe jetojne ne varferi eshte rritur per 50% ndersa ai i meshkujve per 30%
SHENDETESIA DHE DISKRIMINIMI
 60-100 milon vajza u perzune, u vrane, u ushqyen ne menyre te pamjaftueshme apo u mosperfillen ne menyre te merreshme per shkak te perkatesise gjinore
 Vajzat kane me pak mundesi per te arritur moshen e rritur. Ne disa pjese te botes numri i meshkujve e tejkalon ate te femrave per 50%
 Si rezultat i diskriminimit te qellimte te vajzave ne ushqim dhe shendetesi, per shkak te ushqimit te pamjaftueshem kane mbetur prapa ne aspektin e zhvillimit fizik
 Mbi 15.4 milion femra jane te infektuara me virusin HIV/AIDS, ne disa rajone te Afrikes dhe Azise me virusin HIV-pozitiv jane te infektuara 5 her me shume femra sesa meshkuj.Nje ne 3 femra ne Botsuana e moshes 15-45 vjecare eshte HIV-pozitiv
Te drejtat e njeriut femrave shkelen ne te gjithe globin. Pavarsisht nga perkatesia kombetare fetare apo kulturore ato diskriminohen dhe perndiqen anembane globit ne disa raste dhe ne menyren me ekstreme qe mund te ekzistoje. Lufta per mbijetese u ka shkaktuar shume vuajtje dhe mundim femrave . Deshira dhe nevoja qe ato te kene te pakten te drejtat me minimale per te jetuar ka teguar nder vite qe ato jane te gateshme te luftojne dhe te sakrifikojne per te siguruar sadopak te drejta per te ashtuquajturat pasardheset e te pafatat femera.
 
Last edited by a moderator:

joetisti_

Locus omnem
edhe ndonje i rralle qe enkas do t'i bente keq, duke abuzuar, jo vetem nje femre por cdo personi, te themi, te dobet, ka nje frenim natyror personal, sikur per 'viktimen' te mos kishte tjeter asgje qe ta ndihmonte, ndergjegjen !

Por askush me qellim e me kuptueshmeri te plote, nje veprim qe do t'i sillte dem te madh, s'do ta bente kunder nje femre, kunder nje personi, madje edhe te kafsha jo !

Nje merak i madh vetdemtues ne kete kendveshtim, eshte jo i natyrshem.
 
Top