Re: Femrat qajne .........sepse u qahet
ke parasysh ate qe tha: u doqa nga qulli, i fryj dhe kosit?! :devil:
Nejse,
tek rrahja e mendimeve.
Njerezit qajne kur kane dhimbje fizike, qe shpesh nuk varet fare nga ata. Meshkujve qe te vegjel u thuhet se eshte turp te qash dhe ata sforcohen qe te vegjel te permbahen. "Te behesh burre si baba!" i thane Gjinos se shkrete.
Te tjere qajne nga inati, nga turpi, nga gezimi, pra ne varesi te emocioneve te forta. Edhe ketu meshkujve ju mesohet se nuk eshte mire te shprehin hapur emocionet e tyre, keshtu qe ata i shtypin me zor, derisa behen ne dukje te pandjeshem.
Shpesh femrat qajne sepse e dine se ne kete menyre do te arrijne te mposhtin vullnetin e meshkujve, apo femrave te tjera. Ne fakt duhet ta keni vene re se kur nje femer qan para nje mashkulli ka shanse me te medha per te arritur ate qe do sesa kur qajne para nje femre tjeter. E gjithe kjo vjen sepse prej femres pritet qe te jete delikate. Ajo eshte edukuar me kete mendim per veten, dhe arrin deri aty sa e perdor imazhin e vet prej "delikateje" per te arritur ate qe do.
Meshkujt nuk kane nevoje per lotet per te arritur ate qe duan, ata perdorin forcen dhe pushtetin publik. Te vetmet momente ne jete kur meshkujve ju lejohet te jene vetja dhe te mos e vrasin mendjen per presionin e komunitetit eshte ne moshe te vogel para pubertetit dhe ne pleqeri. Besoj e dime se te gjithe cunat e vegjel qajne, derisa nje dite u thone "cuna mami" dhe qe aty merr fund te qenit vetja, dhe transformohen ne macho. Po keshtu pleqte perloten kur shohin femijen e femijes, apo ku di une cfare...