sermion_al
Forumium praecox
Djalin Omer apo Djalin Ezel?
Sent from my iPhone using Tapatalk
Sent from my iPhone using Tapatalk
Pyetje Biblike kjo ne mos gabohem apo jo?
Omeri eshte Ezeli. Omeri, si emer myslyman eshte misherim i Ezel, qe do te thote i lindur ne shpirt dhe si i tille eshte nje qenie e re dhe me e larte ne ndergjegje. Kjo si rezultat i drites qe bie mbi personin e «rilindur». Kjo do te thote qe Omer ka braktisur te gjitha ato veti apo karakteristika te cilat nuk jane dinjitoze dhe ne saj te ndergjegjesimit ka rindertuar vetveten. Psh te 12 (ne fakt jane 13) fiset e Ishmaelit jane misherimi i 12 (13) fiseve te Izraelit, ose e kunderta prej 12 fiseve te Ishmaelit lindin ne shpirt 12 fiset e Izraelit. Shpirtin nuk e sheh kush!
Éléonore
Mund te shikohet edhe ne prizmin fetar biblik. Madje te falenderoj per planin fetar qe shtjellove. Ne fakt Omeri dhe Ezeli jane dy personazhe kinematigrafik me cmime nderkombetare.
Un mendoj se Omeri eshte Omer (i miri)
ndersa Ezeli eshte edhe Omer (i keqi+ i miri)
Sent from my iPhone using Tapatalk
WoW, Po me duket vetja si idiote tani. Cfare them une e cfare thua ti!!! Eh, c'mu kujtua edhe nje barsalete ku nusja i thote vjerrit: «Oi re baba, kush e beri pordhen e kush e mori groshin (jo grosh e barabarte me fasule por grosh e barabarte me napolona, leke, para, lira!» Nejse, kjo provon ate qe kam thene njehere se DICKA qe thuhet nga dikush mund te kuptohet dhe interpretohet ne mijra menyra ne varesi te degjuesve dhe edukimit se tyre.
Fakti qe per ju llogjika e perdorur eshte me e rendesishme se gjetja e nje pergjigje «te sakte» me ben te mendoj se paskemi nje gje te perbashket. Terheqjen e mendimit te lire dhe percaktimin e aftesive te atyre qe kthejne pergjigje per t'i vendosur ne profesionin e pasionit te tyre dhe ne rangun shoqeror te merituar. Psh dikush qe nuk respekton hierarkine dhe nuk njeh autoritet nuk mund te jete kurre gjenerali i ushtrise time per arsye se ne nje moment te caktuar do te me bej puc ushtarak dhe do te me rrase ne burg pa permendur qe edhe mund te me vrase. Por sigurisht ajo qe eshte me e rendesishme ketu eshte te dallohet ndryshimi midis hierarkise e cila nuk respektohet sepse eshte e padrejte DHE asaj qe eshte e drejte dhe drejtesia e saj ve ne rrezik te gjithe ata qe mbajne funksione pushtetare te larta ne saj te dhunes, vjedhjes, mashtrimit, provokimit.
Kjo me kujton historine e nje profesori i cili dallohej per nje orientim praktik vis a vis akademik. Per nje test, ai coi gjithe klasen ne nje tren dhe pasi rezervoi nje vagon per kryerjen e provimit, i ftoi te gjithe studentet nje nga nje per te llogaritur shpejtesine e eres duke verejtur kete te fundit vetem nga hapja e dritares se vagonit. Ishte vere dhe bente vape. Mesuesit po i vinte ne maje te hundes nga pergjigjet skandaloze te studenteve deri sa nje student iu ul perball dhe pyetjes se profesorit nese ai kishte vape dhe cfare duhet te bente per t'u freskuar NUK iu pergjigj si gjithe te tjeret qe thane se dritarja e trenit duhej te hapej qe era te freskonte ambientin. Studenti tha se ai do te hiqte me rradhe gjithe rrobat e trupit pervec brekeve dhe dritaren nuk do t'a hapte. Kembenguljes se profesorit i cili filloi te zbavitej me studentin ky i fundit iu pergjegj se ai do te hiqte edhe breket dhe shpejtesine e eres nuk do t'a llogariste. Profesori e cilesoi studentin si « the ultimate survivalist». Kur nje pyetjeje i mungojne disa te dhena te tjera per t'a bere te zgjidheshme, te lihet pershtypja sikur profesori deshiron te ngele nje klase te tere. Ne mendjen e tij nese ai do te gjente sikur vetem nje student i cili do te ishte ne gjendje te kishte dinakerine e duhur per te shmangur nje pyetje pa pergjigje atehere kjo do t'i kthente atij interesin e duhur per te perdorur nje metodologji te re pune e cila do te kthente nje lende pak te dashuruar ne nje lende qe do te gjente aplikim ne te gjitha sferat e shoqerise.
Nese nuk me kane vleresuar ne jete, vlera ime eshte Zero. Por mendoje jeten pa zero. Nese une jam zero atehere po te hiqesha atje ku dua (ul vleren) dhe te shtohesha atje ku dua (ngre vleren) cfare do te thoje?
Nese nuk i kam te gjitha vlerat, deshiroj te jem Zero. Kjo me ben te patregetueshme. Asnje gje e patregetueshme nuk mund te shitet dhe nuk mund te blihet! Kush eshte ai qe ka guximin per shembull te llogarise vleren e Diellit apo te Tokes. Vetem t'a shtiesh ne mendje tronditesh. Absurditeti me i madh per dike te mendoje se ai mund te shese dicka qe nuk e ka patur kurre. Vetem qe u vjen ne mendje eshte prove e mjaftueshme e kriminalitetit te tyre.
Oh, ika prape ne mendime une. Nejse. Per sa i perket cfare eshte e mire dhe cfare eshte e keqe, pa kontekst eshte budallallek te shqyrtohet.
Nese dikush thote se manipulimi apo epshi eshte i keq une do t'ju jape prova per te kunderten. Nese ti manipulon situaten per t'i vene zjarr te vetmes porte ku une mund te futem je kriminel POR gjithashtu e kunderta eshte e vlefshme nese une jam zjarr vetem ne nje porte me zjarr mund te futem sepse eshte e vetmja qe mund te perballoje intensitetin tim.
Nje mardhenie bashkshortore pa epsh (pasion fizik) avash avash do te shuhet.
Fenomeni behet i mire apo i keq ne varesi te situates. Une kur degjova njehere dike qe tha se her guilty pleasure ishte dicka qe nuk me kujtohet, ne mendjen time ishte WTF kush dreqin te mesoi ty se dicka kaq e natyrshme eshte mekatare.
Midis pergatitjes se salces Bolognese dhe ketij hartimi me duket sikur kaloi nje vit i plote.
Uroj te mos t'ju dukem si chatter-box.
Sidoqofte kush do le t'a lexoj kush do le te mos e lexoje. Vec mos me thoni se shkruaj shume gjate se me ngelet hatri.
Juaja,
Éléonore