Femijeria....

bebi

Primus registratum
Re: Femijeria....

kur isha e vogel me therrisnin "pipi corapegjata"... s'kam lan dy gure bashke! mund te them qe ne toke ulesha vetem per te marre buken ose per te fjetur (them gjate pushimeve). pjesen me te madhe te kohes e kaloja neper peme, hypja ne murin e shtepise edhe nga aty hypja ne lisin qe kishte nje komshi ne oborr dhe i haja rrushin. kisha rrush sa te dush ne oborrin tem por s'di pse me pelqente ai i komshise /pf/images/graemlins/laugh.gif
Bicikleta ka qen pasioni im. akoma eshte ndoshta ka mbet nga femijeria. me kutjohet kur shkoja ne tirane tek tezja edhe femijet aty me shikonin me adhurim se flitsha shkodranshe. /pf/images/graemlins/tongue.gif aty un merrja zemer edhe filloja gjoja ti mesoj lojra te reja qe i shpiksha vete.
une kam banu pas katedrales (ne rrugicen e gerajve quhet). kur vinte treni, shumica e njerezve kalonin andej, edhe un i ruaja ne orar dhe i gjuaja me domate /pf/images/graemlins/tongue.gif
ehhh kshtu gjanash kam ba edhe ne moshen 19 vjecare, ne hotel ne milano isha ne katin e 9 dhe ishte vape. nga zhurma dhe vapa nuk me zinte gjumi. po mundohesha te lag dyrnjane duke kalu poshte. mora nje shishe me uj dhe me duhej te llogarisja qe kur ta hidhja ujin te arrinte poshte me kohe /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif

kush na e hapi kete teme aman! tema ma e lezetshme e forumit!
 

edda

Primus registratum
Re: Femijeria....

Femijerine time e lidh me vdekjen e tim vellai. Naten e fundit qe kaloi ne shtepi ne te tre (ishim 2 çuna e 1 goce) luajtem doktorash. Une beja doktoreshen, im vella i madhi bente infermierin dhe i vogli (ai qe vdiq) bente pacientin. Me kujtohet qe tek varri ditet e para punetoret kishin shkruar emrin Ediol ne vend te emrit te tij Hedjor dhe une i thoja gjyshjes: duhet te kisha vdekur une sepse ata kishin vene emrin tim aty (Ediola).
Femijeria ime zgjati deri 10 vjeç, pastaj u mbylla ne shtepi dhe s'kisha qejf as te luaja me shoqet as te dilja.
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Femijeria....

Edda me vjen shume keq per humbjen e vellackos tend. Duhet te jete shume e dhimbshme....
Femijeria sqenka mosha me e bukur per cdo njeri, paska dhe njerez qe e konsiderojne kohen me te veshtire te jetes se tyre /pf/images/graemlins/frown.gif

I am speechless /pf/images/graemlins/frown.gif
 
R

rigersa

Guest
Re: Femijeria....

O zot i madh ajo femijeria, e kush eshte ai/ajo qe do ta mohonte ate kohe aq te arte. Ska njeri qe mos te jete ndjere mire ne ate moshe.
Mua me kujtohet kur shkoja tek kopshti zollogjik me te kopeshtit dhe mblidhja lule dele qe te beja kurore dhe tja jipja asaj qe e konsideronim kapon e bandes lol, kur e kujtoj tani me vjen te qesh vetem fakti se i jati i shkonte jashte dhe coku na genjente me ndonje karamele te jashtme ishte njeriu me i mire dhe goca me e bukur e grupit. Pastaj hallnimet e shumta, zihesha me shoqet pse ma bente me hile tek loja me cingla apo botash ose pse sma dha kukllen e saj dhe mua nje xhiro me loz lol
Po koleksionet e famshme te letrave te cumcakizit, qe skishte goc ne pallat pa patur nje liber te Driteroit ose Kadarese qe te kishte letra cumcakizi edhe kembimet e medhaja qe beheshin sikur kishim fituar ndonje pasuri te madhe.
Sa here televizioni jepte ndonje film me te puthura do vinim duart ne sy se mos shikonim imoralizmat e kohes lol, dhe me cep te dores me shume nga kureshtja shikoje sec behej ne boten "moderne".
Qejfi im ishte bicikleta qe kishte im vella si me i madhi qe ishte, i kishin dhene dhurate nje biciklete te blujte qe si per dreq pasi u rrit ai u prish, une e shkreta e shikoja ter endje qe me rrinte maj stives se druve ne ballkon dhe enderroja se si do u shisja mend shoqeve nese e vija ne perdorim nje dite. Po per dreq ai babi im su be per mbare te ma bente ate enderr realitet dhe bicikleta serish rrinte atje si per inat duke me bere me ate fytyren e gjynafqares.
Po gezozat e petaleve te trendafilit ju kujtohen?
Skishte gje me te shijshme uje me sheqer dhe pak nuance roze, beheshe limonada me perfekte /pf/images/graemlins/smile.gif
Nese do kisha mundesi te rikthehesha ne jete ajo do ishte periudha qe do desha te rijetoja all over again.

Femijeria kujtimi me i bukur ne librin e jetes....
 

gangsterja

Primus registratum
Femijeria ime ka qene sa e bukur aq e trishtuar.Por me pelqente qe vajza-djem loznim pa e pasur problem dhe qendronim deri naten vone duke bere muhabet.Kam qene nje femije shume i poshter saqe nuk lija 2gure bashke.Nje femijeri plot me teka dhe kaprico nese nuk me plotesonin nje deshire.Ndersa sot kam ndryshuar.
 

mirdita

Papirus rex
Femiria ime ka qen ndoshta me e bukura sepse kam qen femija me i mir kam luajtur kam qen nje femij i mir e i dashur por kam ber pak sherre :)
 
Top