Femija i sapolindur ne burg me te jemen.

b.k.

Primus registratum
Femija i sapolindur ne burg me te jemen.

Artikulli i meposhtem eshte marre nga gazeta Shqiptare, date 7 gusht 2003.

Mendoni se ka pasoja per femijen nese i kalon tre vitet e para te jetes ne burg me te jemen?
Ju lutem te justifikoni pergjgjet tuaja, cilado qofshin ato, per te patur nje debat me frytdhenes...


NJE DHOME PER NENEN E BURGOSUR

Shota në qeli me djalin
Lë maternitetin, transferohet në burgun 325


--------------------------------------------------------------------------------



Kur gardiania hap derën e hekurt, një foshnjë që loz mbi krevatin e burgut hedh sytë kureshtarë drejt mysafirëve të rinj. Vogëlushi sapo ka lindur dhe dje në mëngjes është gjendur në strehëzën e re, ku i duhet të kalojë tre vitet e para të jetës së tij. Mimoza Shota është transferuar së bashku me të birin në burgun 325 në kryeqytet. Sipas gardianëve që e shoqëruan, voglushi ndihej mirë, megjithëse kërkonte të pinte gji herë pas here. Ndërsa Mimoza nuk tregohet aq e dashur me krijesën e saj. Teksa i jepte gji, mendjen e kishte diku gjetkë. Nuk e përkëdhel vogëlushin, nuk i këndon një ninullë për ta vënë në gjumë. Çdo veprim i saj është mekanik dhe nuk duket asnjë ndjenjë dhembshurie për krijesën e saj. Megjithatë voglushi është ndier i lumtur. Në atë dhomë me hapësirë prej 2 metra katrorësh, me të ndodhet nëna. Të tjerat i përkasin një realiteti të çmendur. Mimoza Shota së bashku me voglushin e saj pret vendimin e gjykatës në një dhomë në hyrje të burgut 325 të Tiranës. Tashmë askush nuk mund ta takojë gruan që shtiu në emër të nderit. Dera hapet dhe mbyllet vetëm nga gardiania e turnit. Gratë e tjera të burgut 325 nuk kanë asnjë kontakt me të. Mimoza mbahet nën masat e sigurisë së lartë, bashkë me të edhe vogëlushi.

Mimoza, e privilegjuara e burgut
Megjithëse ka masën e dënimit "burg pa afat", Mimoza është ndër më të privilegjuarat e grave që vuajnë dënimin në burgun 325. Drejtoria e këtij institucioni ka marrë të gjitha masat që Mimozës dhe fëmijës së saj t'i krijohen të gjitha kushtet e domosdoshme të jetesës. Zëdhënësja e drejtorisë së burgjeve, Migena Leskoviku, thotë për Gazetën Shqiptare, se "Mimoza është vendosur në një dhomë të veçantë me të gjitha kushtet. Për shëndetin e saj kujdeset një personeli mjekësor i cili do të mbajë nën kontroll edhe fëmijën". Dhoma, në hyrje të burgut 325 ku për tre vjet do të jetojë gruaja tani lehonë, është e pajisur me krevatin e voglushit, si dhe disa lodra. Të gjitha këto janë komoditetet që, sipas zëdhënëses, do të mundësojnë sadopak që voglushit t'i krijohen hapësirat normale të jetesës.

Shota nuk është e vetme
Kur dje në orët e para të ditës Mimoza është zhvendosur në burgun 325, mbërritja e saj nuk i ka çuditur jo vetëm gardianët, por edhe gratë e dënuara. Tashmë janë mësuar që edhe vogëlushë të pafajshëm të vuajnë dënimin për krimet që kanë bërë nënat e tyre. Rasti i voglushit të Mimoza Shotës që duhet të vuajnë dënimin e së ëmës është i dyti. Tre vitet e para të jetesës në këtë burg i ka kaluar edhe Laura, vajza e Lia Shutanit. Laura është rritur aty vetëm sepse e ëma vrau në emër të kanunit. Vogëlushja jetoi në burg se e ëma qëlloi mbi 16-vjeçarin Zef Hila të mërkurën e 28 marsit 2002. Këtë fat do të ketë edhe djali i Mimozës. Edhe ai do të jetë i burgosur për tre vjet, duke vuajtur dënimin e nënës që i vrau babain. Zëdhënësja e drejtorisë së burgjeve thotë që, në bazë të ligjit, nëna ka të drejtën ta mbajë pranë saj, edhe në burg, fëmijën. Voglushi mund t'i shpëtojë këtij dënimi vetëm nëse nëna e tij vendos ta dërgojë në një nga institucionet shtetërore të rritjes së fëmijëve. Në të kundërt, edhe vogëlushi disa ditësh do të ketë fatin e Laurës që jetoi 3 vjet në burg.
 

Anana

Primus registratum
Re: Femija i sapolindur ne burg me te jemen.

Po mbas burgut c'jete do i japi kjo kalamanit? Hajde te thuash se tre vjet bebe edhe harron po nqs jeta e saj dhe bebes do jene per ibret, mbeten kujtesat e keqia.
 

moerb1915

Primus registratum
Re: Femija i sapolindur ne burg me te jemen.

Kjo gje ka ndodhur dhe me perpara dhe asgje s'eshte bere per ndryshimin e ketij ligji anormal?
Ok, e marr vesh qe ka nena qe s'din te arsyetojne c'eshte me mire per foshnjen e tyre, po si e lejon shteti nje gje te tille une akoma s'po e kuptoj.
Le te vrase nena dhe babai sa te duan dhe kur te duan, se kuptoi pse shteti i jep mundesine dhe foshnjave te vuajne denimin e prinderve.

Hajde arsyetim hajde....jo mo, ne shyqyr kemi nxjerre ligjin qe te martohen homoseksualet se kjo tregon vertete emancipimin e shtetit shqiptar :rolleyes: .
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Femija i sapolindur ne burg me te jemen.

Per te gjithe ju qe nuk e dini, burgu 325, ka marre te gjitha masat per t'ju lejuar te denuarve te "jetojne". Duke qene se te denuarit aty vuajne denimin pasi kane marre sentencen nga gjykata, kane disa lehtesira te tjera qe u jep bashkejetesa ne nje "komunitet".
Nuk rrine te mbyllur neper dhoma izolimi, mund te punojne, te kujdesen per lulet, te shohin televizor, te lexojne libra, gazeta, revista,ka disa perpjekje per argetime shfaqje, te ftuar te njohur e me the te thashe. Shetisin neper nje oborr pak a shume te madh per te pare driten e diellit, per te bere ndonje ndeshje futbolli e me radhe.
Per fat te keq nuk ka "jacuzzi", perndryshe do ishte hotel me *****.

/pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif :cry:

Ne fakt i ngjan shume me teper nje getoje.

Te shpresojme qe femijes se ngrate te Shotes, i gjithe ky tmerr te mos i lere gjurme... I denuar pa faj, a nuk e ben kjo te ngjaje si nje Jezus i vogel?!?!

Statistike (jo 100% zyrtare): 80% e grave te denuara ne burgjet shqiptare vuajne denim nga 15-25 vjet, per krimin e vrasjes se burrit, te fejuarit, te dashurit, te tregtarit te mishit te bardhe... per t'i dhene fund abuzimit qe i eshte shkaktuar nga keta te fundit.

Ne menyre te tjera (t'i quajme te ligjshme) ne fakt, abuzimi mbetet gjithmone i pandeshkuar, dhe merr trajta makinash luksoze, vilash, pasurish te "te forteve"...

Per te luftuar abuzimin, kemi zgjedhur strategjine e fushatave te pafund publicitare nga OJQ fantazma (qe cuditerisht quhen jo-fitimprurese!!!)...

Nderkohe, Shota te tjera jane duke jetuar tragjedite e tyre...
 

ani ani

Primus registratum
Re: Femija i sapolindur ne burg me te jemen.

Edhe ky problem eshte tipik "Made in Albania". Gra si Mimoza te cilat bejne burg per krime qe eshte e lehte ti kuptosh per se ndodhin dhe po aq e veshtire per ti gjykuar.

Megjithate Mimoza edhe po te ishte jashte ne shtepine e saj ne ate ambient e nen ate dhune e cila e coi deri ketu patjeter qe nuk do ti ofronte bebes nje dashuri normale. Kjo me ben te mendoj se per Mimozen eshte shume mire qe ka mundesi ta kete afer krijesen e saj e cila per me teper ka nevoje per te ne kete fillimjete.

Ndoshta per tre vjet mund te ndryshojne shume gjera e keshtu mund te kete shpresa edhe per Mimozen me beben e saj.

/pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Femija i sapolindur ne burg me te jemen.

Fillimisht postuar nga FamousJournalist:
[qb]
Megjithate Mimoza edhe po te ishte jashte ne shtepine e saj ne ate ambient e nen ate dhune e cila e coi deri ketu patjeter qe nuk do ti ofronte bebes nje dashuri normale. Kjo me ben te mendoj se per Mimozen eshte shume mire qe ka mundesi ta kete afer krijesen e saj e cila per me teper ka nevoje per te ne kete fillimjete.

/pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif [/qb]
Si "Famous" qe je, pa dyshim ke vlera. Te gjitha keto qe the sikur te mi kishe lexuar ne mendje. Totally agree. Po pak me pare, inati & merzija percaktuan tonin e mesazhit tim dhe jo gjykimi racional.
 

moerb1915

Primus registratum
Re: Femija i sapolindur ne burg me te jemen.

Kur burgu paska kondita kaq te mira siper nenen ashtu dhe femijen e porsa lindur, se marr vesh se cfare presin grate e tjera qe jane shtatezene.
He pra hudhuni, vrisni ndonjerin per nje jete me te mire :rolleyes: .
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Femija i sapolindur ne burg me te jemen.

Si mund te zgjidhet nje problem i tille? Mesa di une ne vendet USA eshte zgjidhur duke ja marre nenes femijen dhe duke e derguar femijen ne jetimore apo ne familje te huaja qe per nje pagese te caktuar kujdesen per ate femije (foster homes) ose nese nena pranon te jepet per adoptim.

Po te isha ne poziten e Mimozes, me mire do desha te kisha beben me vehte sesa ta jepja ne vendet e panjohura.

Po anetare familje a ka Mimoza? Si prinder, motra e vellezer qe te kujdesen per beben derisa ajo te dali nga burgu?
 

moerb1915

Primus registratum
Re: Femija i sapolindur ne burg me te jemen.

Nena nuk e mori parasysh femijen (qe pritej te vinte ne jete) kur e beri ate krim. Ajo vuri perpara interesa te tjera qe ia imponon ambjenti ku eshte rritur dhe edukuar (dhe ky eshte nje fakt i kuptueshem por jo i justifikueshem).

Edhe une mendoj se dhenia e femijes tek anetaret e mbetur te familjes do ishte zgjidhja me e mire.
Sigurisht qe femijen nuk ja jep dot te huajit, por dhe ta mbash ne burg te rrethuar nga lloj lloj njerezish nuk me duket e drejte.
 

ani ani

Primus registratum
Re: Femija i sapolindur ne burg me te jemen.

Ne nuk duhet te harrojme qe behet fjale per nje femije nga 0-3 vjec dhe duke qene shume te vegjel nuk besoj se ndikohen shume nga ambienti, megjithate ne pikpamjen njerezore duhet menduar edhe per nenen, nese ajo me te vertete ka qene e tronditur kur e ka bere kete krim dhe sigurisht qe nuk i ka menduar pasojat per femijen, athere tashti ajo eshte ne periudhe denimi e pendimi njekohesisht.
Jam e sigurte qe ajo eshte aq kriminele sa jane te gjithe njerezit te vendosur ne kushte ekstreme, dhe keshtu prania e femijes e ndihmon ne rehabilitimin mendor te saj.

/pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif
 

b.k.

Primus registratum
Re: Femija i sapolindur ne burg me te jemen.

une jam me e shqetesuar per gjendjen psikologjike te femijes.

e di qe egziston praktika se femija do te jete shume me mire me nenes sesa ne nje insitucion (ku do te jete nje nga shume te tjeret dh ene kushte skandaloze). te pakten do te kete vemendjen e nenes.

Por jam pak e shqetesuar mbi tronditjen psikologjike qe nena vete mund te kete pesuar. dhe me indinjon fakti qe vendimi eshte marre ne menyre arbitrare, pa pasur asnje keshillim ose bisede me specialist.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Femija i sapolindur ne burg me te jemen.

Fillimisht postuar nga AnaBlue:
Po anetare familje a ka Mimoza? Si prinder, motra e vellezer qe te kujdesen per beben derisa ajo te dali nga burgu?
Mendoj se kjo qe ka thene Ana eshte zgjidhja me e mire per raste te ketij tipi(aty ku ka mundesi kuptohet). Eshte zgjidhje tipike shqiptare, por aman eshte me e mire madje edhe e krahasuar me zgjidhjet e tipit "perendimor" si rritja ne institucione, apo adoptimi i perkohshem ose permanent.

Edhe qendrimi i femijes ne burg me te emen(sado qe kete te fundit e ndihmon shume nga ana shpirterore) ndikon tek femija, sado i vogel do kujtesa e femijes fillon qe heret dhe mund te ndikoje me vone ne te ardhmen, mendo hapat e pare dhe fjalet e para doi beje aty.

ps. per kete rast, mendoj se ajo s'do beje me shume se 1 vit, deri ne 1 e gjysem burg, pasi me ndonje amnisti ose lirim me kusht do siguroje dalje te hershme per arsye humanitare.
 

b.k.

Primus registratum
Re: Femija i sapolindur ne burg me te jemen.

ke te drejte Ximi

ajo do te ishte nje zgjidhje ideale

por me ka ardhur keq te ve re se rrallehere familjet shqiptare pranojne femijet apo te afermit e tyre pas "turpeve kaq te medha". /pf/images/graemlins/frown.gif Reagimi me i shpeshte qe kam vene re eshte mohimi dhe largimi nga keto "dele te zeza" dhe mos patja e asnje mardhenieje me to pas asaj cfare mund te kete ndodhur (sa veshtire qenka te shkruash ne shqip /pf/images/graemlins/tongue.gif )
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Femija i sapolindur ne burg me te jemen.

Fillimisht postuar nga *Trinity*:
Mendoni se ka pasoja per femijen nese i kalon tre vitet e para te jetes ne burg me te jemen?
Ju lutem te justifikoni pergjgjet tuaja, cilado qofshin ato, per te patur nje debat me frytdhenes...
Trini te them te drejten desha te pergjigjesha kesaj pyetjes qe ke vene ene fillim te temes me direkt, por duke kaluar ne leximin replikave gati e harrova c'doja te thoja.

Pashe edhe diku me larte se ishte shprehur nje mendim se; per nje femije nga 0-3 vjec kujtesa eshte me e dobet dhe si rrjedhoje kujdesi primar duhet ti jepet prindit.

Nuk e kam per kundervenie por po beja krahasime me vetem time.....
Nga 0-3 vjec kujtimet e mia jane aq te shumta dhe me detaje aq te perpikta shpesh here kam habitur edhe familjaret dhe veten time.
Mbaj mend me perkikmeri hapat e mi te pare(duke u zvarritur midis dy divaneve te dhomes), heren e pare qe me kane cuar ne plazh(dhe trembesha mga rera qe se si me dukej sikur me hante kembet), me kujtohet hera e pare qe kam pare bore me sy(kam qene 2 vjec) rrija ne dritare dhe shihja si nje kusheriri ime me dajen po benin plak bore, mbaj mend me perpikmeri shtepine e gjysherve te mi me te gjitha detajet dhe kur luaja me nje biciklete me tre rrota ne oborrin me kalldrem(ata u larguan nga ajo shtepi kur isha 3 vjec), diten e pare te kopshtit, tek kopshti nr10 vila Goldi sot, ne moshe tre vjec, e plot kujtime te mira dhe te hidhura qe s'ja vlen ti permend ketu.

Se kur fillon kujtesa e nje femije nuk e di, por jam i sigurte ne nje moshe te njome dhe eksperiencat e forta mund te nguliten duke ndikuar per mire apo per keq sipas rasteve.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Femija i sapolindur ne burg me te jemen.

Fillimisht postuar nga *Trinity*:
por me ka ardhur keq te ve re se rrallehere familjet shqiptare pranojne femijet apo te afermit e tyre pas "turpeve kaq te medha". /pf/images/graemlins/frown.gif Reagimi me i shpeshte qe kam vene re eshte mohimi dhe largimi nga keto "dele te zeza" dhe mos patja e asnje mardhenieje me to pas asaj cfare mund te kete ndodhur
Te them te drejten ne kete pike nuk di statistika po vetem raste te para nga familja, shoqeria, mehalla /pf/images/graemlins/tongue.gif etj....
Ne raste te ndryshme ka reagime te ndryshme varet nga lloji i familjes, tradita, edukata etj etj ...
Qe ka qendrime nga te dyja tipet e di rasti me ekstem qe kam pare ka qene mosafrimi ne rastin e lidhjeje te dikujt me nje "jo te bardhe"... ne kete pike faljet s'jane aq te lehta per shume arsye.
 

bona

Primus registratum
Re: Femija i sapolindur ne burg me te jemen.

ne USA sa lind femija e vene ne gjoks te nenes. arsyeja esthe se " attachment" qe psichologet mendojne qe lind qe ne bark te nenes eshte gjeja me e rendesishme qe duhet per personlitetin e femijes. duke besuar kete teory mendoj qe baby duhet patjeter te rri me mamin: te pij qumshtin e saj , te ndjej eren e saj , etj.

however ,te gjithe e dime nuk eshte garanti qe kur te rritet femija do behet perfect sepse jane dhe factore te tjere qe ndikojne ne personalitetin e femijes.
 

joetisti_

Locus omnem
S'ka ndonje gje shume te cuditshme. E ema do te kete merituar burgun dhe femija eshte aq i vogel saqe me vone ndoshta do t'i vije keq ose do te pranoje realitetin me logjike te shendoshe.

Vete nuk jam rritur ne burg, e megjithate sikur te isha rritur aty, me duket. Lidem ne nje Shqiperi ku ishte e tera nje burg i madh.
 
Top