Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

Guest
Re: Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

dashuria -
...eshte nje term teper i gjere, por ... lejomeni te bazohem te kuptimi i ketij termi, ne baze te respektit.
1. respekti prinderor, (njihet dashuria e prinderve karshi femijeve te tyre, sakrificat e tyre per te pasur nje jete sa me me pak probleme, etj, etj.)
2. respekti karshi personit/es me te cilen do te lidhesh jeten.
...per mendimin tim ekziston nje mundesi per ti poseiduar plotesisht keto respekte, sidomos kur vjen te termi "fe"!
ndonse ateist ne shpirt, jam tejet i sinqerte me veten time, se nuk mund te "njollos" gjakun e fisit tim, aq me shume te familjes sime. Tradita, dhe respekti ngaj familjes ma kerkon kete detyrim, e pse mos e realizoj, perderisa gjaku im eshte i paster, pse gjaku i femijeve te mij te jete hibrid?!
Mosha e tanishme eshte thjesht nje kohe eksperiencash e aventurash, ku thjesht ... mundohemi te luajme krejtesisht me figuren e femres, sepse ... ne jemi "dhuruesit" dhe ... ato "trokasin" dyerve tona, ne keto momente, perfshihen ne termin mendjelehta!!! kjo moshe eshte per aventura per te guximshmit!!!
...Kur te ndjejme se mosha na ka erdhur per te reaguar "te pjekur", atehere do te bejme nje zgjedhje persembari, ku edhe feja e prinderve do te kete ate rolin e saj, ndonse jo paresor, apo dytesor. (te tjera gjera vijne para fese!!!)
gjithesesi, ajo moshe vjen kur ne te jemi "plakur", e sidomos kur te mberije ora, ...
...deri atehere, naten e mire!!!
 

jula

Primus registratum
Re: Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

Fillimisht postuar nga Futbollisti:
[qb]

Si mund te duhen dy persona kur zemrat e tyre besojne ne gjera larg njera tjetres, aq me teper te kunderta??? Nqs ndodh nuk eshte dashuri.. eshte terheqje fizike.. rezultati=shiko perqindjen e divorceve...
[/qb]
Pikenisja: Nuk po shkruan ndonje e iluzionuar patologjike ne stilin "dashuria triumfon mbi gjithcka, bla-bla."

Te them te drejten Futbollisti, me habite. Kam degjuar shpesh nga burime teologjikisht jo larg nga ty mbi misterin e dashurise, mbi dashurine per...armikun, po mund te gabohem se shquhem per injorance ne kete lem.
Ama, te japesh me siguri te tille perfundimin se eshte e pamundur per dy njerez qe besojne gjera te ndryshme te krijojne bashke dicka me shume se terheqja fizike, eshte jashte cdo realiteti dhe konkretisht eshte jashte realitetit tim.
Ndryshimet ne perkatesite fetare jane aq abisale apo aq te pakonsiderueshme (sipas kendveshtrimit) sa c'mund te jene ato kombetare, raciale, shoqerore...te gjitha te rendesishme, asnjera absolute.
Divorci eshte dukuri komplekse dhe ka te beje me individualizmin e personit X dhe Y, ne kete identitet besimi fetar nuk eshte hegjemon...meqe s'po flasim per raste fondamentalistesh.

Mua s'me duket vendi per te absolutizuar: Personalisht me ka ndodhur te ballafaqohem dhe te mos gjej asnje pike te perbashket me njerez qe kane te njejten perkatesi fetare/etnike/shoqerore/arsimore me mua. Plus qe identifikimi ne gjithcka me duket shume...i merzitshem ne jeten e nje cifti.
:rolleyes:
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

edhe une jam dakort qe ne njefare menyre feja na kushtezon sadopak jeten tone. Por besoj se nuk duhet te jete e vetmja gje qe na udheheq ne zgjedhjet tona. Pastaj neqoftese dy njerez nder te tjerash gjejne diçka te perbashket edhe ne fene e tyre aq me mire. :angel:
 

Princesha

Primus registratum
Re: Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

Dakort me Moonlight dhe Futbollistin. :thumbsup:

Un personalisht nuk e shikoj fene si gjene e pare, por kur vjen puna qe do lidhesh jeten me ate person ,ath ndryshon puna, patjeter qe fe te ndryshme do sjellin konfrontime, edhe pse do doja te ishte ndryshe.
 

zora

Primus registratum
Re: Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

teorikisht dhe une do thoja qe do me pelqente i te njejtes fe me mua.por nuk ma merr mendja nese ndonjehere do takoja nje njeri te mrekullueshem dhe ta lija vetem sepse ai perket nje feje tjeter.do me dukeshe absurde.do me dukeshe shume absurde nese familja ime do me vinte para dickaje te tille.
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

Ja nje shembull i vogel: Kush nga ju femrat do te flinte ne krevat me nje te krishter (ne rastin tim) kur siper krevatit do te qendronte kryqi apo ndonje simbol myslimanesh se nuk e di me saktesi cfar mbajne?
 

Futbollisti

Forumium maestatis
Re: Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

Fillimisht postuar nga jula:
[qb] Pikenisja: Nuk po shkruan ndonje e iluzionuar patologjike ne stilin "dashuria triumfon mbi gjithcka, bla-bla."

Te them te drejten Futbollisti, me habite. Kam degjuar shpesh nga burime teologjikisht jo larg nga ty mbi misterin e dashurise, mbi dashurine per...armikun, po mund te gabohem se shquhem per injorance ne kete lem.
Ama, te japesh me siguri te tille perfundimin se eshte e pamundur per dy njerez qe besojne gjera te ndryshme te krijojne bashke dicka me shume se terheqja fizike, eshte jashte cdo realiteti dhe konkretisht eshte jashte realitetit tim.
Ndryshimet ne perkatesite fetare jane aq abisale apo aq te pakonsiderueshme (sipas kendveshtrimit) sa c'mund te jene ato kombetare, raciale, shoqerore...te gjitha te rendesishme, asnjera absolute.
Divorci eshte dukuri komplekse dhe ka te beje me individualizmin e personit X dhe Y, ne kete identitet besimi fetar nuk eshte hegjemon...meqe s'po flasim per raste fondamentalistesh.

Mua s'me duket vendi per te absolutizuar: Personalisht me ka ndodhur te ballafaqohem dhe te mos gjej asnje pike te perbashket me njerez qe kane te njejten perkatesi fetare/etnike/shoqerore/arsimore me mua. Plus qe identifikimi ne gjithcka me duket shume...i merzitshem ne jeten e nje cifti.
:rolleyes: [/qb]
/pf/images/graemlins/smile.gif .

Pike se pari duhet te kuptosh dimesionin ku po diskutoj une, qe te kuptosh dhe ate qe po them. Postimi im ishte vazhdimesi i atij te moonlight, (e citova, lexojeni me vemedje, jane fjale te arta). Une po flas per dashuri bashkeshortore (agape), dhe jo dashuri mik/armiku (file) apo dashuri fizike(eros). Gjithashtu une nuk po flas per fe, por per besim, ka nje hymnere te madhe midis tyre.
Une shikoj besimin ne njeri tjetrin ne nje cift si shtylla e dashurise midis tyre. Nqs nje nuk beson ate qe tjeteri beson, atehere nuk beson ne te, dhe anasjelltas, pra shtylla bie dhe si e tille dhe dashuria. Mund qe dhe nje cift te ekzistoj pa dashuri, por nuk po flasim per raste ekstreme diktature...
Ky eshte realiteti. Sa per fete, mendoj nuk ka ndonje ndryshim te madh, thjesht kulte jane, si nje dhe tjetri, hipokrizi jane, merren vesh me njeri tjetrin /pf/images/graemlins/smile.gif .

me shume dashuri (file)
Une /pf/images/graemlins/smile.gif

ps: pikenisjen e dija per ty. Nuk do veja doren ne zjarr per seicilin ketu rrotull.. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

jula

Primus registratum
Re: Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

Ne rrugen drejt ... Damaskut per te te kuptuar. /pf/images/graemlins/tongue.gif

Me shume simpati (sym-pathos). :wave:
 

AnilaM

Primus registratum
Re: Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

S`jom aspak dakort me menimin se feja nikon ne i lidhje dashurie .Ateher duhet me thon qe kur t`propozojme apo e kunderta duhet pyt si fjale t`par ca feje ke .Ca boni mer po c`lidhje ka feja me dashnin.Secili ka partneret le t`respektoj fen qe deshiron ne kaq.Nuk duhet me ngatru bindjet fetare me ndjenjat dashurore.
 

oneo

Forumium praecox
Re: Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

Fillimisht postuar nga Ani Tr:
[qb]Nuk duhet me ngatru bindjet fetare me ndjenjat dashurore. [/qb]
nuk duhet ngaterruar thua ti; por ja qe ka problem. Normale qe kur njihesh gjeja e pare qe eshte nuk pyetet se e ciles fe je, por ama nuk mund ta kalosh si nje fakt te parendesishem kete ceshtje. Une mendoj se eshte dicka qe reflektohet nga ata qe duan te formojne nje cift te ri.
 

jorgji

Primus registratum
Re: Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

n.q.s dy zogjt nuk jane besimtare te rregullt ne fete e tyre, feja (ne kohete sotme) as qe hyn ne hesap. poo n.q.s keta te dy jane besimtare me plot kuptimin e fjales, ose mesojne te bien ne konsensus bashke qe te pranojne praktikat e njeri tjetrit ose plas sherri. :devil:
 

giulia

Primus registratum
Re: Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

Nuk e besoj kurre qe feja mund te nderhyje ne nje rraport absurde per mendimin tim :rolleyes:
 

butterfly

Primus registratum
Re: Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

Mu mbush mendja plotesisht qe kemi ngelur komb anadollak, edhe kete e them me keqardhje. Sinqerisht nuk arrij ta konceptoj dot se si ju ne kete moshe arrini te llogarisni fene ne nje mardhenie midis dy njerezve. Per mendimin tim ajo eshte gjeja e fundit qe mund te nxirret si pretekst per ti dhene fund nje lidhjeje, edhe ky pretekst i rangut: I perkasim dy partive oppozitare. Bejme tifozllik per dy skuadra te ndryshme futbolli. Mua me pelqen e bardha atij e zeza...etj, etj. Edhe nuk e kuptoj per me teper se ca fiksimesh te vjetra gjysherish e stergjysherish ju jane tiposur ne tru se nje gje eshte e vertet edhe se mbaj mend ku e kam lexuar: Shqiptaret konsiderohet te pa fe, ata besojne, edhe se dine se ca besojne! (Edit Durham me duket se e ka thene). Ta konsiderosh fene dicka primare per te lidhur jeten me dike i bie te jesh nje nga ata njerez qe cdo nate shofin endrra me varre e me fantazma...teper suprsticioze ose sic i thersain ndryshe "te fandaksur". Pjesa dermuse e mendimeve te hedhura me lart, te cilat e shikojne fene si dicka decisive nuk tregojne aspak kulture e inteligjence, por nje injorance e ulje aq poshte sa me kujton enet e bakrit, miksjet e lloj lloj substancash e magjish e mbi te gjitha gjyshet tona qe si hoqen kurre rrobat e zeza nga trupi! Mbase po tregohem shume e ashper edhe kerkoj te falur nqs kam fyer dike, por me vjen me vertet shume keq te degjoj nga goja e disa 20 vjecareve te flasin per fe e parime fetare qe jane 2 mijevjecare te vjetra. Mqs rra fjala: Ca eshte feja per ju?
 

butterfly

Primus registratum
Re: Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

Feja ime eshte te besoj ne nje Zot edhe ne jeten e pertejshme!
Islami apo Krishterimi pastaj jane tradita fanatike qe cdo familje ndjek, edhe pse jo shume bukur mund te alternohen edhe me njera tjetren. Por nqs do te vinte puna deri aty sa te me kerkohej mua te nderroja fene per hir te dashurise, do isha une ajo qe do i jepja fund asaj lidhjeje. Edhe pse feja ime eshte Zoti, nuk do pranoja kursesi te vihesha perpara nje kushti (aq me teper per hir te "traditave fanatike"). Une e respektoj ate qe familja ime ndjek e ka ndjekur edhe do i ndjek me sa kam mundesi edhe me sa e shoh une te arsyeshme ashtu sikruse do respektoj traditat e shokut te jetes (cfardo qofshin). Gjithsesi une jam kjo qe jam, ai eshte ai qe eshe, sia vlen ndryshimi.
Endpoint:
Feja per mua ngelet nje zjgedhje qe cdo kush esthe i lire ta beje per jeten e tij, edhe myslimanizmi e kristianizmi e bahai etc etc etc ngelen thjesht tradita.

Ju dua shume popull, boll ju bera moral qe vetem une e kuptoj ca them... /pf/images/graemlins/wink.gif :book: :wave:
 

Guest
Re: Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

c'a eshte feja per mua?!
po c'me duhet feja mua, feja jam une!!!
une do te ndjek traditen e familjes, do ta mbaj gjakun e paster, kur te vije puna per ta "mbyllur" jeten.
 

edda

Primus registratum
Re: Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

Gjysherit e mi qe ne kohen e qepes u martuan me dashuri edhe i perkisnin feve te ndryshme dhe kane vazhduar ta duan njeri-tjetrin deri ne minuten e fundit. Kjo ka bere qe ne familjen time te festohet si bajrami, si pashka ortodokse, keto kohet e fundit edhe pashka katolike (simas venit bajme ne kuvenin).
Nese do kisha mundesi te kontrolloja zemren do beja qe te dashuroheshe me nje ortodoks sepse jane shume me te hapur, me pak fanatike se musulmanet por meqe zemra s'komandohet ... nje gje eshte e sigurt s'ka per te me rrahur kurre per nje te Jehovait /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top