Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

s'po diskutojme
po bisedojme!

mjekrra s'eshte detyrim e mbulesa eshte shenje e karakterit, nese dikush eshte dashuruar me te,e shte i dashuruar dhe me mbulesen.

s'e fsheh qe do te doja te ishte myslimane e mire femra ime, por dhe te ishte kristiane e mire s'do te aknoesha,
konotazioni eshte tek fjala "e mire"

une s'e shoh si problem, dhe uroj qe te njohesh sa me shume njerez te feve te ndryshme qe te shohesh se situata e veshtira jane shpesh komplekse e paragjykime.

respekti per njeriun e mbi te dashuria per te...s'ma merr mednja te pengohen ndokund!
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

Une mendoj se feja ndoshta nuk e kushtezon dashurine aq sa kushtezon martesen kur te dy bashkeshortet jane shume fetare dhe i perkasin besimeve te ndryshme. Duke qene jo fetare per vehten time asnjehere nuk kisha menduar se feja do ishte pengese derisa problemi lindi tek nje e njohura ime qe kur u martua dhe lindi femije, plasi sherri burre e grua se cfare feje do merrte femija. Pra si fillim kur eshte mjalti dhe kontaktet jane vetem i dashur/e dashur nuk paraqet ndonje problem, por kur jeton me dike me fe ndryshe nga jotja dhe ai/ajo jane shume besimtare kerkojne vetvetiu (ashtu si dhe ti vete) qe te dominoje feja e tyre.
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

Edhe po edhe jo.Pse?N.q.s. kemi te bejme me dy besimtare (qe e praktikojne)te besimeve te ndryshme po ndikon.Ndersa per ata qe nuk besojne fare kjo nuk perben ndonji problem.Ndersa kur qellon vetem njeri besimtar kjo do varet nga "ajo", se sa jemi te prirur ne per ti bere leshime njeri tjetrit.N.q.s. do bija ne dashuri me nji vajze muslimane(pa perçe kuptohet) nuk do e kisha problem besimin e saj,deri sa ky besim nuk do kompromentonte dashurin tone.Aaa n.q.s. ajo fillon e te mbaje ramazan e ku di une çfare atehere po.Une dua te ha dhe ajo me thote qe nuk i hahet se eshte me ramazan i bie qe une te ha si qen,vetem,per gati nji muaj te tere.Vetvetiu do lindin kontradiktat.
 

genti1

Primus registratum
Re: Feja na kushtezon zgjedhjet ne dashuri?

Ne pergjithsi jam ateist,dhe nuk do doja te lidhesha me ndonje qe lexon gjithe diten kuranin dhe biblen...por te besosh diku eshte normale...
Akoma se di kujt feje i perket "shoqa" ime...haha do ta pyes sot...
 

joetisti_

Locus omnem
Mendoj se po , nuk mund te kem kurrsesi
të njëjtin botëkuptim me nje fetar!
E drejte. Madje eshte kunder mireqenies shpirterore te lidhesh me dike qe i ka idete te cunguara. Fetar ose jo fetar qofte. Nje fetar/e mund te lidhet shume mire me nje fetar/e, mbase te se njejtes fe, por do te ishte shkaterruese te lidhej(gje qe veshtire te ndodhe) me nje person qe e mendon shume ndryshe nga ai/ajo.

Personalisht mendoj se fene e pranon ose s'e pranon dikush. Dhe kur e pranon ka pranuar edhe mohimin dhe limitin qe ajo ofron, ne te kundert eshte jashte saj dhe pelqen jeten pa kushtezime. Pra ne cdo rast nje ilac gjendet.
 
Top