Feja e shqiptarit...

Feja e shqiptarit...

NGa libri i Shukri Rahimit VILAJETI I KOSOVES 1878-1912 faqe 26
........Keshtu feja gjithnje ka sherbyer si mjet ne duar te huaja per tu futur percarje ne mes te shqiptareve,per realizimin e planeve te shteteve te huaja.Kete mjet e ka perdorur shume pushteti turk, e kane perdorur edhe shtetet evropiane dhe ballkanike.................................
Kete me se miri e vertetojne ngjarjet e vitit 1907-1908 ne rrethin e Gjakoves dhe ne Prizren.Konsulli i Serbise ne Prishtine i shkruan Ministrise se punve te jashtme me 1908:"Posa kam ardhur ketu kam e kam pare te nevojshme te shkaktoj nje konflikt ne mes te shqiptareve musliman dhe atyre katolik te quajtur fandë"....................................Si metode e kishte marrë futjen e kokave te derrit nder xhamia.Keshtu ishte bere ne fshatin Smolicë afer Gjakoves dhe ne Prizren, ku naten e Bajramit i kishin futur kokat e derrit ne xhami , ndersa ne murna kishin bere kryqe me gjakun e derrit.Kete plan e ka realizuar nje fare Andra Saviq nga Gjakova dhe pernjehere eshte hapur lajmi se kete e kan bere shqiptaret katolik.Kjo ka shkaktuar nje urrejtje tek shqiptaret musliman , te cilet duke i besuar verzionit te trilluar filluan t'i sulmojne fshatrat katolike ne rrethin e Prizrenit.Por me ndermjetsimin e njerzve te dalluar ky konflikt eshte evituar.

Une do te pyesja se a ka ketu ne forum e ne vende tjera nder shqiptaret "SAVIQA"?
 

Mirditor

Primus registratum
Re: Feja e shqiptarit...

Postue nga Masticja

Hej Europë Kurva e Motit
Si i re hasha besës Zotit
A kështu qenka shenja e qytetnisë
Me nda tokat e Shqypnisë
E me ua dhan këlyshëve të Rusisë
Oj Mastice
Une nuk po e permeni Atin e Madh te Tokes Shqiptare Gjergj Fishten por ajo cka du me than asht se at kajken knojuau turqve qi ja u lirun arat ju per 500 vjet.
Qa ka me tba Evropa kur ti nuk je mgjendje me u dallue se a je shqiptar a turk.
Jan qeter sojit o mik evropiant se nuk tfalin per komb.
Marre me nigjue kshu kajksh.
Pse skena asnji gja tbukur tndertueme qi prej kohs se Turkut e tan Evropa ka gjithfar lloj sennesh historike parahistorike e qtera?
Turqia ju shptoft shpertnat. :thumbsup:
 

Iliri

Primus registratum
Re: Feja e shqiptarit...

Pse skena asnji gja tbukur tndertueme qi prej kohs se Turkut e tan Evropa ka gjithfar lloj sennesh historike parahistorike e qtera?

Pyetje me vend. Shkruajme per civilizimin islamik duke treguar per madheshtine etj. etj. dhe 500 vjet te sundimit Turk dhe nuk gjen 1 monument ne shqiperi te ndertuar gjate asaj kohe. Vetem gjen keshtjellen e krujes te rrezuar per toke.
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Feja e shqiptarit...

Përkrahi opinione të atyre që kanë deklaruar se kalimi në islamizëm i shqiptarëve ka qenë i dobishëm në ekzistencën kombëtare shqiptare. Ka qenë mbrojtje kundër asimilimit të shqiptarëve nga sllavët e grekët. Nuk jam musliman, por kjo është më se e saktë.
Ata klerikë të tri religjioneve tona që e kanë në plan bashkëjetesën, tolerancën, mirëkuptimin dhe janë kombëtarë më shumë se klerikë, i dua dhe i çmoj shumë - siç kanë qenë Fishta, Negovani,hoxhë Tahsini e shumë të tjerë.

Ekziston shkrimi i një X. të përndrituri se kur ka hy një i përndritur në kishë, xhami apo tempull, të gjithë brënda i ka pa me nga një samar, ndersa prifti ka qenë me dy...
 

iliria e para

Primus registratum
Re: Feja e shqiptarit...

MIstik, kjo nuk ishte tema por mese e shkrove kete do te tregoj se spaske lidhje me realitetin.
A ke degjue per vende Rozhaja, Plava ,Gucia, Berani,Sjenica, Pazari i ri.......?????

Keto para pak kohesh te banuara me shqiptar te fese muslimane, sot e quhen "musliman" ose boshnjak e flasin sllavisht. sikur ti vizitosh keto ane do te keshe mundesi te shifsh pleq me çeleshe- kapele te bardhe shqiptare e flasin sllavisht, bile edhe çiftelise i bjene por i kendojne sllavisht.
tjeter here kur te flasish per keso gjerash mendo para se te flasish.
ps
Per ate pjese qe jane shperngule ne Turqi nuk do te flasim.
 

Ela_001

Primus registratum
Re: Feja e shqiptarit...

me duket se ketu ka kosovare, se ju flisni keshtu me patriotizem.Jo se ne nuk jemi patriote por juaja eshte me tepr nje fasade se kur erdhi puna e luftes te tere fshiheshit. Aty tregohet burreria ne lufte jo me pallavra.

Sa per pune e thenies se Pashko Vases jam dakort qe feja e shqiptarit eshte shqiptaria. Dua me shume faktin qe jam shqiptar pasi kjo eshte dicka konkrete qe nuk e mohoj, kurse feja eshte nje preference dhe bindje personale.
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Feja e shqiptarit...

Iliria e para,
Ndoshta, vërtetë nuk kam lidhje, por kam takur njerëz nga Gucia që janë muslimanë me gjuhë sllave që më kanë deklaruar se katragjyshi ma ka pasë emrin Gjergj. Çdo rregull ka përjashtime...
Dalmatet kanë qenë Ilirë dhe sot janë kroat, Mali i Zi ka qenë Iliri. Ata që përmend Ti, nuk e di por ndoshta edhe kanë qenë të krishterë dhe kanë kaluar në islam dhe kanë përvehtsuar gjuhën sllave, janë asimiluar.
 

iliria e para

Primus registratum
Re: Feja e shqiptarit...

Pikrisht kjo do te thote qe te gjithe asimilohen.
Si musliman si te krishtere.Po si ndihmuam njeri tjetrit ashtu behet.Me pare Iliret, me vone tjerte....
 
Top